• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DATA E ZGJEDHJEVE/ Hazizaj: Presidenti ka gabuar nëse nuk është konsultuar me partitë

by Java News
06/12/2016 17:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Konstitucionalisti Sokol Hazizaj, flet për datën e caktuar të zgjedhjeve pa konsultimin e partive politike dhe sqaron dilemën e hedhur në media nëse Presidenti i ri duhet të zgjidhet brenda këtij mandati parlamentar apo duhet të pritet që të zgjidhet nga legjislatura që del pas zgjedhjeve të 18 qershorit.

Presidenti ka caktuar datën e zgjedhjeve, mendoni se është dashur të bëjë konsultë me partitë politike para se të shpallë datën?

Presidenti i Republikës ka dy momente themelore për sa i përket caktimit të zgjedhjeve. E para lidhet me detyrimin kushtetues që ajo është e ezauruar dhe me detyrimin e parashikuar në kodin zgjedhor, i cili është 9 muaj para. Pra, parë kështu, ky dekret vjen brenda afateve kushtetuese, të cilat parashikojnë se kreu i shtetit dekreton datën e zgjedhjeve jo më vonë se 9 muaj përpara përfundimit të mandatit të legjislaturës aktuale. Në këtë pikë është në rregull. Ndërsa e dyta, për sa kohë procesi zgjedhor lidhet me subjektet politike është në detyrën dhe në rolin e presidentit për të ezauruar një seancë konsultimi me subjektet politike.

Po t’i referohemi kësaj që thoni ju, presidenti nuk ka respektuar pikën e dytë?

Është çështje e presidentit. Por normalisht, në caktimin e datës zgjedhore ka qenë rutinë e ndjekur nga Presidentët e mëparshëm dhe nuk ka pse Presidenti i Republikës të veprojë ndryshe nga paraardhësit e tij. Pra, ai duhet të përmbushë veprimet ligjore kushtetuese por duhet të përmbushë dhe kodin zgjedhor sepse sipas kodit zgjedhor është normale, morale dhe ligjore që të takohet me subjektet politike duke ditur se partitë janë pjesë e procesit zgjedhor të konkurrimit. Për këtë arsye është detyrim i Presidentit të Republikës të takohet me subjektet politike. Më parë, duhet të marrim informacion nëse Presidenti i Republikës i ka takuar apo jo partitë politike. Kush e di, mund të ketë zhvilluar konsultime me subjektet politike dhe përmes mënyrave të tjera të komunikimit. Ndoshta ka komunikuar dhe nuk është bërë mediatike. Gjithsesi detyrimet kushtetuese i ka respektuar sepse detyrimet kushtetuese prevalojnë mbi çdo gjë. Një temë tjetër që ka ndarë palët në dy qëndrime është dhe zgjedhja e Presidentit të ri.

Sipas jush duhet të bëhet brenda këtij mandati parlamentar apo duhet të lihet që të zgjidhet nga Parlamenti që pritet të dalë pas zgjedhjeve të reja?

Nuk ka rëndësi nëse zgjidhet nga Kuvendi i tanishëm apo Kuvendi i mëpastajshëm. E rëndësishme është që kur të flasim për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës t’i referohemi Kushtetutës, e cila e thotë qartë se zgjedhja Presidentit lidhet me momentin kur ai ka kaluar në Kuvend. Pra parimi i mandatit të Presidentit lidhet me afatin kohor të fillimit të mandatit të tij të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë. /shekulli

MA.ME

Next Post
Kosovarët e vegjël, sipas testit të fundit ndërkombëtar, janë shumë pas

Kosovarët e vegjël, sipas testit të fundit ndërkombëtar, janë shumë pas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In