• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Data e re për dorëzimin e ofertave është 11 nëntori/ Shtyhet për herë të dytë Milot-Fier, ndryshojnë disa kushte për operatorët

by Java News
27/10/2020 08:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shtyrë për herë të dytë afatin për dorëzimin e ofertave lidhur me projektin dhënie me koncesion/partneritet publik privat e projektimit, ndërtimit, operimit, mirëmbajtjes, rehabilitimit dhe transferimin e segmentit rrugor Milot – Thumanë – Kashar – Luzi i Vogël – Fier.

Data e re për dorëzimin e ofertave është caktuar 11 nëntori ndërkohë që në dokumentin e qeverisë që argumenton këtë shtyrje janë bërë edhe disa ndryshime për specifikimet teknike lidhur me operatorët.

Këto specifikime lidhen me gjatësinë e urave që kanë ndërtuar këta të fundit, vëllimi i punimeve me beton, punimet me shtresa asfalti.

Ndryshimet në Specifikime

Konkretisht ministria sqaron në shkresën e saj se pika 1.3.2 ne DSK paragrafi III, nënparagrafi a, b, c, d, e, f si vijon: Ishte: a. Ura Ndërtimi i të paktën 8 (tete) urave me gjatësi > 100 metra secila ku të paktën një prej tyre te jete (1) > 400 metra b. Tunele Përfundimi i gërmimeve i të paktën 2 (dy) Tuneleve të Autostradës> me një gjatësi prej1000 m. c. Beton Punime beton me vëllim > 1.200.000 m3 d. Punime asfalti Shtresa e asfaltit > 2,000,000 tn e. Shtrim rruge Ndërtimi i rrugëve > 1,500,000 m3 . f. Punime tokësore (Gërmime) Punime tokësore (Gërmime > 30,000,000 m3 ).

Bëhet: a. Ura Ndërtimi i të paktën 8 (tete) urave me gjatësi ≥ 100 metra secila ku të paktën një prej tyre te jete (1) ≥ 400 metra b. Tunele Përfundimi i gërmimeve i të paktën 2 (dy) Tuneleve të Autostradës me një gjatësi ≥ se 1000 m. c. Beton Punime beton me vëllim ≥ 1.200.000 m3 d. Punime asfalti Shtresa e asfaltit ≥ 2,000,000 tn e. Shtrim rruge Ndërtimi i rrugëve ≥ 1,500,000 m3 . f. Punime tokësore (Gërmime) Punime tokësore (Gërmime ≥ 30,000,000 m3 )” thuhet në dokumentin e ministrisë.

Projekti për rrugën Milot-Fier

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e hapi procedurën për rrugën Milot -Fier në muajin korrik të këtij viti. Kjo rrugë sipas prezantimit që bëri në atë kohë ministrja Balluku do të jetë e gjatë 115 kilometra dhe do të përshkohet për 75 minuta. Rruga do të ndërtohet nga koncesionari dhe do të jetë me pagesë.

Sipas dokumenteve qeveria është angazhuar që të garantojë maksimalisht 121 milionë euro për koncesionarin për 17 vitet e para të operimit nga vitit 2024 që parashikohet të jetë viti i parë deri në vitin 2040 teksa të ardhurat bazë përgjatë kësaj periudhe janë vlerësuar 1.7 miliardë euro.

Koncesisoni ka një afat 35 vjeçar por trafiku do të garantohet për më pak se gjysmën e viteve të operimit. Kjo është garancia maksimale që ka vlerësuar qeveria në dokumentet e saj dhe si kriter përzgjedhës për operatorin do të funksionojë skema se kush do kërkojë më pak garanci nga shteti.

Sipas tabelës së dhënë nga MIE në vitin e parë të operimit të ardhurat bazë të vlerësuara nga shteti janë 60 milionë euro dhe garancia maksimale nga shteti është 4.2 milionë euro. Në vitin e dytë 2025 të ardhurat e parashikuara janë 62.6 dhe maksimumi që mund të garantojë shteti janë 4.3 milionë euro.

E kështu vazhdon logjika me një garanci maksimale prej 7 për qind të vlerës bazë të të ardhurave deri në 2040 kur parashikohet që vlera bazë e të ardhurave të jetë 1.7 miliardë euro për konceisonarin dhe maksimumi i garancisë që mund të jetë dhënë nga shteti në rast të mungesës së trafikut 121 milionë euro./Monitor.al

g.kosovari

Next Post
Shqiptarët braktisin kampin ‘Al-Hol’/ Gruaja e plagosur dhe 4 fëmijët pritet të kthehen në atdhe pasditen e sotme

Shqiptarët braktisin kampin 'Al-Hol'/ Gruaja e plagosur dhe 4 fëmijët pritet të kthehen në atdhe pasditen e sotme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skema e dyshuar e tjetërsimit të 44 mijë metër katror tokë në Fier, si u zbulua mashtrimi që çoi në pranga ish-zyrtarët

Skema e dyshuar e tjetërsimit të 44 mijë metër katror tokë në Fier, si u zbulua mashtrimi që çoi në pranga ish-zyrtarët

November 13, 2026
Gripi i shpendëve H5 zbulohet në një rezervat natyror në Hong Kong, shtohen masat e sigurisë dhe monitorimit

Gripi i shpendëve H5 zbulohet në një rezervat natyror në Hong Kong, shtohen masat e sigurisë dhe monitorimit

November 13, 2026
Diabeti “marshon” pa u ndalur, mjekët japin alarmin: Çdo vit diagnostikohen deri në 10 mijë raste të reja

Diabeti “marshon” pa u ndalur, mjekët japin alarmin: Çdo vit diagnostikohen deri në 10 mijë raste të reja

November 13, 2026
Përtej negociatave: Kush ua shpjegon shqiptarëve procesin e anëtarësimit në BE?

Negociatat me BE-në, Gjipali zbulon kapitujt ku Shqipëria ka më shumë vështirësi

November 13, 2026
Skandali, komediani i njohur akuzohet për abuzime seksuale ndaj disa grave

Skandali, komediani i njohur akuzohet për abuzime seksuale ndaj disa grave

November 13, 2026
Pse 13 nëntori 2026 u përfol si dita e fundit e botës? / Historia e profecisë që alarmoi miliona njerëz

Pse 13 nëntori 2026 u përfol si dita e fundit e botës? / Historia e profecisë që alarmoi miliona njerëz

November 13, 2026
Skandali| Kufizimet amerikane rrezikojnë pjesëmarrjen e bukurosheve afrikane në Miss Universe

Skandali| Kufizimet amerikane rrezikojnë pjesëmarrjen e bukurosheve afrikane në Miss Universe

November 13, 2026
Ftesa e Trump në Bordin e Paqes/ Tritan Shehu: Spekulimet e Ramës për personalizime apo “super role”, larg realitetit

FOTO/ Vila, hotele dhe pagë 46 mijë euro! Demalia:Pasuria e Tritan Shehut dhe korrupsioni i vjetër që SPAK nuk e sheh

November 13, 2026
‘Luftë’ spiunazhit dhe hakerave, Gjermania i jep kompetenca të reja shërbimit sekret

‘Luftë’ spiunazhit dhe hakerave, Gjermania i jep kompetenca të reja shërbimit sekret

November 13, 2026
24-vjeçari vlonjat prej dy ditësh i zhdukur! Familja asnjë kontakt prej të mërkurës, thirrje qytetarëve për ndihmë

24-vjeçari vlonjat prej dy ditësh i zhdukur! Familja asnjë kontakt prej të mërkurës, thirrje qytetarëve për ndihmë

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In