• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqiptarët braktisin kampin ‘Al-Hol’/ Gruaja e plagosur dhe 4 fëmijët pritet të kthehen në atdhe pasditen e sotme

by Java News
27/10/2020 08:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Katër fëmijët dhe gruaja me karrocë që u shpëtuan ditën e djeshme nga kampi famëkeq i Al-Hol në Siri pritet të kthehen në atdhe ditën e sotme.

Kryeministri Rama i cili ndodhet në Liban pranë fëmijëve, do t’i shoqërojë ata drejt Shqipërisë e më pas për t’iu bashkuar familjeve të tyre.

Nga kampi në Siri u shpëtuan Floresha Rasha me fëmijët e saj Amar Rasha, Emel Rasha dhe Hatixhe Rasha si edhe Endri Dumani. Fillimisht ishte Gjysmëhëna e Kuqe e cila ka shpërndarë edhe pamje nga operacioni e shpëtimit.

Mes të shpëtuarve është  Endri Dumani, 11-vjeçari nga Dibra i cili kishte në këtë kamp 6 vite, e ndërsa motra e tij Eva, ka refuzuar që të dalë, por motive ende të paqarta. Dyshohet se ajo është fshehur në momentin që trupat shqiptare kanë mbërritur në kamp, dhe nisur nga koha e kufizuar që kanë pasur, është bërë e pamundur shpëtimi i saj. Megjithatë sipas kryeministrit Edi Rama, Eva është në gjendje të mirë por nuk ka preferuar që të japë më shumë informacione për vendndodhjen e saj.

Operacioni ka zgjatur për plotë 45 ditë. Ajo ishte parashikuar që të finalizohej dy javë më parë por pati komplikime, për pasojë u shty në kohë. Dy prej fëmijëve të shpëtuar mësohet se kanë lindur në Siri, ndërsa gruaja e cila ndodhet në karrocë me rrota, Floresha Rasha ka mbetur e plagosur gjatë kohës që ka qëndruar në kamp.

Të shpëtuarit u janë nënshtruar të gjitha testeve mjekësore. Ato janë shoqëruar nga kampi për në Damask nga Gjysmëhëna e Kuqe.

Ndërkohë, mësohet se janë identifikuar 20 pjestarë, disa familje shqiptare në Al-Hol, gra dhe fëmijë të cilët janë transferuar në kampin ROJ, një kamp me më shumë siguri dhe kushte higjene më të mirë.

Me shpëtimin e Endri Dumanit nga kampi Al-Hol në Siri, më herët të Alvin Berishës, shumë fëmijë të tjerë shqiptarë presin të buzëqeshin. Në atë kamp janë rreth 50 shqiptarë që pritet të shpëtohen. Në total me Alvin Berishën, shkon 26 i të nxjerrë nga kampi Al-Hol në 2 operacione.

g.kosovari

Next Post
Meta kërkoi ‘opinion’ nga Venecia/ Kuvendi mblidhet sot për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Meta kërkoi ‘opinion’ nga Venecia/ Kuvendi mblidhet sot për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Festë në Barcelonë, UEFA vendos që finalja e Champions League 2029 të luhet në “Camp Nou”

Festë në Barcelonë, UEFA vendos që finalja e Champions League 2029 të luhet në “Camp Nou”

September 15, 2026
Pas 6 orë debatesh, Komisioni i Ligjeve çon në Kuvend projektligjin e pagave të magjistratëve! Argumentet e institucioneve të Drejtësisë s’e bindën dot mazhorancën

Pas 6 orë debatesh, Komisioni i Ligjeve çon në Kuvend projektligjin e pagave të magjistratëve! Argumentet e institucioneve të Drejtësisë s’e bindën dot mazhorancën

September 15, 2026
Frika nga tensionet për vendimin ndaj krerëve të UÇK-së, 2 avionë të KFOR-it arrijnë në Kosovë!

Frika nga tensionet për vendimin ndaj krerëve të UÇK-së, 2 avionë të KFOR-it arrijnë në Kosovë!

September 15, 2026

Në Shqipërinë e sotme “revolucioni” ka emrin pjesëmarrje dhe alternativë

September 15, 2026
SHBA merr naftën e Venezuelës? Marrëveshja 100-vjeçare që po trondit botën

SHBA merr naftën e Venezuelës? Marrëveshja 100-vjeçare që po trondit botën

September 15, 2026
Drejtësia, si flamur i flamingove?

Drejtësia, si flamur i flamingove?

September 15, 2026
SHBA paralajmëron BE-në: Hiqni përparësinë për produktet “Made in Europe”, ose…

SHBA paralajmëron BE-në: Hiqni përparësinë për produktet “Made in Europe”, ose…

September 15, 2026
Masakër në një “Exchange” në Turqi, 3 të vrarë nga të shtënat me armë në Stamboll! Arrestohet një i dyshuar, zbulohet shkaku

Masakër në një “Exchange” në Turqi, 3 të vrarë nga të shtënat me armë në Stamboll! Arrestohet një i dyshuar, zbulohet shkaku

September 15, 2026
Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Britania e Madhe, SHBA dhe Holanda: Aktorë të lidhur Iranin po godasin disidentët përmes sulmeve kibernetike!

September 15, 2026
‘Ballkani është fuçi baruti!’- Kongresmeni amerikan apel Hagës: Vendimi ndaj krerëve të UÇK-së të mos ndikohet nga paragjykimet!

‘Ballkani është fuçi baruti!’- Kongresmeni amerikan apel Hagës: Vendimi ndaj krerëve të UÇK-së të mos ndikohet nga paragjykimet!

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com