• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dashuria ka 5 faza, por shumica “ngecin” tek e treta

by Java News
09/10/2016 20:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ajo/ajo nuk ishte për mua”, duket se është fraza që përdoret më shpesh nga dikush që është ndarë nga i dashuri/e dashura. Ndoshta edhe ne ia kemi thënë vetes këtë të paktën një herë në jetë, edhe pse shumë njerëz përreth mund të mendonin se ishim çifti i përkryer. Shpesh ndihemi të çoroditur se si një dashuri e vërtetë shndërrohet në asgjë. Jed Diamond, një psikolog, i njohur ka arritur në një konkluzion pas 40 vitesh kërkimesh klinike, se shumica e njerëzve në fakt arrijnë ta gjejnë dashurinë  e vërtetë në jetën e tyre. Por, problemi është se nuk ia dalin dot t’i kalojnë të pesta fazat e dashurisë, dhe përgjithësisht arrijnë vetëm tek e treta. Ja cilat janë ato.

1. Të biesh në dashuri

Të biesh në dashuri është faza kur e sheh veten tek jeton mes një reje hormonesh të lumtura. Është koha kur i projekton të gjitha dëshirat dhe shpresat tek partneri. Ai/ajo bëhet me shpejtësi njeriu ideal; nuk ka asnjë lloj defekti në sytë e tu. Ti besoj se ai/ajo do të jetë në gjendje gjithmonë të plotësojë çdo dëshirë, dhe ti beson çdo fjalë që ai thotë. Besimi në dashurinë e vërtetë të bën që të mos dëgjosh asnjë zë skeptik në këtë moment.

2. Të bëhesh çift

Në këtë fazë dashuria bëhet më e fortë. Filloni ta njihni njëri-tjetrin më mirë dhe prezenca juaj nis të ketë efekt në të gjitha aspektet e jetës së partnerit. Kjo është koha e bashkimit dhe lumturisë. Në një pikë të caktuar, pas muajsh apo vitesh bashkëjetesë, kjo fazë mund të shoqërohet me ardhjen në jetë të një fëmijë, që vetëm sa e forcon më tepër lidhjen mes jush. Ndiheni të mbrojtur dhe të dëshiruar.  Dhe, beson se përfundimisht ke gjetur njeriun që bën për ty – se lidhja jote është vendosur nga fati.

3. Zhgënjimi

Kjo është periudha kur shpresat tuaja nisin të thërrmohen. Momenti kur të duket sikur ndjenjat e tua mund të zhduken për të mos u kthyer më. Partneri të duket i paparashikueshëm dhe sjellja e tij të mërzit në mënyra të ndryshme. Nis të ndiesh se do të shkëputesh prej tij ose i thua vetes se nuk është njeriu i duhur për ty. Të duket se nuk ka asnjë arsye të torturosh veten dhe partnerin në një marrëdhënie që nuk ka të ardhme.

4. Të krijosh një dashuri të vërtetë e të qëndrueshme

Nëse i mbyll sytë dhe përpiqesh të kalosh të gjitha pengesat në lidhjen tënde, mund të mbërrish në këtë fazë. Mendja jote tashmë është e lirë nga iluzionet të cilat i kishe projektuar tek partneri yt në fazat pararendëse. Personi që qëndron përballë teje nuk është ai me të cilin imagjinoje të ishe, por është një person real. Ti i pranon, dhe ç’është më e rëndësishmja, i kupton të metat e tij. Tani është momenti të shërohesh dhe të kalosh në fazën tjetër.

5. Të përdorësh fuqinë e dy njerëzve për të ndryshuar botën

Tani që e ke kuptuar se ke mësuar të kapërcesh mosmarrëveshjet dhe duke gjetur një lidhje të thellë, të fortë e të qëndrueshme, do të arrish në një përfundim edhe më çliruese: se të dy ju keni fuqinë për të ndryshuar diçka në këtë botë. Nuk do të jetoni së bashku vetëm për hir të njeri-tjetrit, por do të bëni një jetë në çift për hir të një kauze më të madhe. Mund të jetë që punoni bashkë, shkruani bashkë, krijoni diçka bashkë – mund të jetë gjithçka. Por vetëm kur filloni të funksiononi si një e vetme, pasi keni kaluar të gjitha fazat e mëparshme mund të thoni 100 për qind të sigurt: po, ky njeri është për mua./shqip/a.k

Next Post
Kosova humb 3-0 ndaj Kroacisë (VIDEO)

Kosova humb 3-0 ndaj Kroacisë (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO / Eventi i automobilave ofron një perspektivë kyçe të tregut

FOTO / Eventi i automobilave ofron një perspektivë kyçe të tregut

August 25, 2026
Babë e bir u ekzekutuan në pritë, flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak

Babë e bir u ekzekutuan në pritë, flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak

August 25, 2026
Alimehmeti: Votat e mia janë bio, koha për analizë dhe vendime në PD

Alimehmeti kandidat për bashkinë e Tiranës? Ja përgjigja e Berishës

August 25, 2026
Vrau nënën dhe plagosi babanë, Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar

Pas arrestimit, Florian Dalladaku mbahet në qeli me skafandër në kokë, nuk reagoi për mbi 4 orë

August 25, 2026
Furtunë gjobash në jug të vendit: Dronë, radarë dhe makina inteligjente, ndëshkohen 1383 shoferë

Furtunë gjobash në jug të vendit: Dronë, radarë dhe makina inteligjente, ndëshkohen 1383 shoferë

August 25, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Pse duhej Dio Guardi bash tash në skenë?

August 25, 2026

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

August 25, 2026
SHBA, disa të vdekur, mes tyre dhe fëmijë, pas të shtënave me armë dhe zjarrit në Montana

SHBA, disa të vdekur, mes tyre dhe fëmijë, pas të shtënave me armë dhe zjarrit në Montana

August 25, 2026
Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë, arrestohen 3 persona

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë, arrestohen 3 persona

August 25, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 26 Gusht 2026

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com