• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dashuria, antidoti i egocentrizmit fetar”/ Mediat greke risjellin thëniet e Janullatosit

by B K
27/01/2025 15:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej mëngjesit të së shtunës kur u njoftua ndarja nga jeta e kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos, shtypi grek publikon pa mbarim artikuj mbi jetën dhe veprën e tij, duke e karakterizuar midis të tjerash si “Paqebërësi që blindoi Ortodoksinë në Shqipëri”.

Në një prej artikujve të gazetës të së dielës To Vima, publikohen madje edhe shumë prej thënieve të tij që mbetën në histori, ndërsa përdoren nga hierarkë, politikanë apo personalitete në biseda të ndryshme dhe fjalime.

Midis tyre veçohen thëniet:

“Dashuria është antidoti kundër egocentrizmit, kombëtar, racor, fetar, që helmon bashkëjetesën paqësore të njerëzve dhe popujve”.

“Çdo krim në emër të fesë është krim kundër vetë fesë. Çdo formë dhune në emër të fesë është, në të gjitha kuptimet, dhunim kundër vetë fesë. Asnjë luftë nuk është e shenjtë. Vetëm paqja është e shenjtë”.

“Askush nuk ka të drejtë të përdorë vajin e fesë për të ndezur zjarrin e konflikteve. Feja është një dhuratë hyjnore, e dhënë për të qetësuar zemrat, për të shëruar plagët dhe për të sjellë pranë njëri tjetrit individë dhe popuj”.

Gazeta pa dyshim nuk le papërmendur një prej thënieve të para kur kryepeshkopi Anastas erdhi në Shqipëri.

“Ne mbledhim gurët që na hedhin ata që luftojnë veprën tonë dhe ndërtojmë kisha dhe shkolla me ato gurë”.

“Shërbesa pas Liturgjisë” është slogani i tij më karakteristik, i përhapur gjerësisht në literaturën misionare ndërkombëtare, në lëvizjen ekumenike, në gojën e predikuesve dhe misionarëve vendas dhe jo vetëm, ku ai thekson: “Të shndërrohet gjithë jeta në një liturgji”.

Që të bëhet zyra jonë, altari ynë, fabrika ose shtëpia jonë, tempulli ynë, puna jonë të bëhet liturgjia jonë, ku shpirti dhe trupi ynë do të ofrohen në “një flijim të gjallë, të shenjtë, të pëlqyeshëm për Zotin”.

Mesditën e së hënës në një bisedë të shkurtër para kamerave kryeministri Mitsotakis në një takim me Kryepeshkopin e Greqisë iu referuan humbjes së Kryepeshkopit të Shqipërisë.

“Ai ishte vërtet një hierark i madh dhe një njeri i madh, që kreu një vepër unike në Shqipëri, duke rindërtuar në thelb një kishë të shkatërruar, por në radhë të parë ishte një njeri i Zotit që kujdesej për njerëzit”, tha Mitsotakis.

Kryeministri grek bëri me dije se në varrimin e tij në Tiranë do ta shoqërojë edhe vete kryepeshkopi Jeronimos.

Next Post
“Burrat i veshën me tirq e qeleshe”, si i shpëtuan shqiptarët familjet hebraike

“Burrat i veshën me tirq e qeleshe”, si i shpëtuan shqiptarët familjet hebraike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, përfshihet edhe Evropa

Paralajmërimi i fortë i gazetares: Pas një jave do shihni se ç’sjell lufta në Shqipëri

March 26, 2026

Rrugë pa strategji: paradoksi i aksit dytësor Tiranë–Vorë

March 26, 2026
Misteri pse Kosta Trebicka shkoi vetëm për gjueti/ Zbulohen dëshmitë dhe dyshimet e miqve: Sa herë që vinte në Maliq takohej…

“Mjekët që bënë autopsinë e Kosta Trebickës shoqëroheshin me Sali Berishën”

March 26, 2026
“LaCivita me pagesë, pa para s’vinte kurrë”, Gary Kokalari: 1 miliardë dollarë korrupsion i Berishës, pse s’vepron SPAK!

“Berisha dhe djali i tij po operonin në fshehtësi”, Kokalari: Si më kontaktoi Kosta Trebicka!

March 26, 2026
Turqia, një hap drejt botërorit, mposhti Rumaninë në gjysmëfinalen e playoff-it, tani sytë nga Kosova

Turqia, një hap drejt botërorit, mposhti Rumaninë në gjysmëfinalen e playoff-it, tani sytë nga Kosova

March 26, 2026
Luhet për ëndrrën e “Botërorit 2026”/ Starton sfida Poloni-Shqipëri, shkelmohet topi i parë në Varshavë

Luhet për ëndrrën e “Botërorit 2026”/ Starton sfida Poloni-Shqipëri, shkelmohet topi i parë në Varshavë

March 26, 2026
Si e presin tifozët Kombëtaren kuqezi gjatë daljes në fushën e blertë në Varshavë (VIDEO)

Si e presin tifozët Kombëtaren kuqezi gjatë daljes në fushën e blertë në Varshavë (VIDEO)

March 26, 2026
Gjithçka gati për duelin historik me Poloninë, lojtarët kuq e zi zbresin në fushë

Gjithçka gati për duelin historik me Poloninë, lojtarët kuq e zi zbresin në fushë

March 26, 2026
Akuzat për trafik droge dhe armë, Nikolas Maduro del sot para para gjykatës në Nju Jork

Akuzat për trafik droge dhe armë, Nikolas Maduro del sot para para gjykatës në Nju Jork

March 26, 2026
Arrestimi i Erion Veliajt, e çara që rrezikon Ramën (dhe politizimi i SPAK)

Deklarata e Kos dhe përsheshi me kos i sovranistëve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In