• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dashuri me shikim të parë: Kalimtarja i ‘vodhi’ zemrën ushtarit, fati i ritakon 3 vjet më vonë

by A R
30/04/2023 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arsyeja që e ka sjellë Dedën nga Lezha në “Ka Një Mesazh Për Ty” është bashkëshortja e tij, Marjeta. Për të na njohur pak me të dhe veten, ai nis të rrëfejë në rubrikën nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan fillesat e marrëdhënies së tyre. Deda ra në dashuri me shikim të parë me Marjetën ndërsa nuk e njihte ende, por pas 3 vitesh fati deshi që rrugët e tyre të kryqëzoheshin sërish.

Ardit Gjebrea: Si e ke njohur Marjetën?

Deda: Do ta nis bisedën me një koincidencë. Unë faktikisht kam mbaruar ushtrinë në Kukës. Një ditë prej ditëve, kur po kthehesha në repart, Marjeta ka mbaruar shkollën e mesme në Gomsiqe, aty ishte rruga për të kaluar. Papritur kamioni ndaloi, pashë një vajzë që më ra në sy, një vajzë e shëndetshme, me flokë të gjata, bukuroshe, thua se është pikturë dhe fill më shkoi mendimi, thashë me vete, o Zot ta kem fat këtë vajzë që të jetë pjesë e imja.

Ardit Gjebrea: Pastaj ajo shkoi në shkollë, kamioni iku.

Deda: Jeta vazhdoi, unë mbarova ushtrinë. Pas mbarimit të ushtrisë, ishte edhe pjesa e prindërve për t’u fejuar, njeriu kur vjen njëfarë moshe do edhe të fejohet.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishe ti?

Deda: Unë isha 23 vjeç. Më rekomanduan motrat e mia dhe një ditë prej ditëve unë nisem me nënën.

Ardit Gjebrea: Për të parë këtë gocën.

Deda: Po, për të parë këtë gocën.

Ardit Gjebrea: Atëherë le të themi që ti ishe 23 vjeç. Çun beqar dhe familja të thotë ti duhet të fejohesh dhe ti vajte te kjo shtëpia për të parë këtë vajzën. Kush të doli?

Deda: Më doli vetë Marjeta.

Ardit Gjebrea: Po Marjeta ishte ajo goca që kishe parë ti nga kamioni?

Deda: Po. Ajo goca. E njoha fill me flokët bjond.

Ardit Gjebrea: Po sa vite kishin kaluar?

Deda: Gati 3 vjet.

Ardit Gjebrea: Nga ajo dita e kamionit?

Deda: Po, nga ajo dita e kamionit.

/a.r

Next Post
Berisha nga Puka: Rama vëlla me Vuçiç, kandidati i PS iu futi ‘thonjtë në fyt’ qytetarëve

Berisha nga Puka: Rama vëlla me Vuçiç, kandidati i PS iu futi ‘thonjtë në fyt’ qytetarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duhet të ishte bërë shumë kohë më parë”, Trump premton fitore totale ndaj Iranit

“Duhet të ishte bërë shumë kohë më parë”, Trump premton fitore totale ndaj Iranit

November 11, 2026
Kthehen në atdhe tre nga shqiptarët që mbetën në Izrael kur nisën sulmet

Shqipëria në krah të Francës pas sulmeve kibernetike, MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim

November 11, 2026
“Berisha influencon interesa ruse”- Skandali me LaCivita, analisti Meçe: Përfshirja e Trump, pasi preken interesat amerikan!

Meçe ngre alarmin: Lufta hibride nis me protesta të financuara dhe mund të përfundojë me grusht shteti

November 11, 2026
Doganat mbledhin 21,1 miliardë lekë në tetor, zhvlerësimi i euros dhe dollarit u kushtoi 600 milionë lekë

Doganat mbledhin 21,1 miliardë lekë në tetor, zhvlerësimi i euros dhe dollarit u kushtoi 600 milionë lekë

November 11, 2026
Kryepolici Hita pritet në Romë nga homologu Pisani, temë diskutimi lufta ndaj trafiqeve, krimit të organizuar dhe kibernetik!

Kryepolici Hita pritet në Romë nga homologu Pisani, temë diskutimi lufta ndaj trafiqeve, krimit të organizuar dhe kibernetik!

November 11, 2026
Gogu takon homologun italian Nordio në Romë: Shqipëria dhe Italia synojnë zgjerimin e bashkëpunimit në drejtësi!

Gogu takon homologun italian Nordio në Romë: Shqipëria dhe Italia synojnë zgjerimin e bashkëpunimit në drejtësi!

November 11, 2026
Siguria në shkolla, Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

Siguria në shkolla, Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

November 11, 2026
Dalin para Gjykatës së Tiranës 22 protestues të arrestuar, 12 prej tyre lihen në detyrim paraqitje

Djegia e Tiranës, gjylja politike e fushatës së 9 majit!

November 11, 2026
Ndërron jetë në moshën 66-vjeçare ambasadori rus në SHBA, Putin e emëroi më 2025 si ‘urë’ për Uashingtonin! Mister shkaqet e vdekjes

Ndërron jetë në moshën 66-vjeçare ambasadori rus në SHBA, Putin e emëroi më 2025 si ‘urë’ për Uashingtonin! Mister shkaqet e vdekjes

November 11, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Kamioni çan barrierat e rrugës dhe bllokon qarkullimin në afërsi të tunelit të Murrizit!

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In