• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dashnorët e mërzitshëm dhe të rrejshëm të Amerikës

by Enver Robelli
20/02/2019 18:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli*

Në gjuhën angleze (dhe gjuhë të tjera që huazojnë nga anglishtja) njihet fjala «Stalker». Çka është «Stalkeri»? Një burrë që nuk e lë rehat një grua, duke i bërë presion, duke i dërguar mesazhe, duke i përcjellë lëvizjet e saj. Krejt këtë terror psikik «Stalkeri» në të shumtën e rasteve e bën për t’i shprehur dashurinë gruas, e cila nuk e honeps fare. Ka edhe raste të kundërta: gra të verbuara nga dashuria apo të shtyra nga ndonjë ndjenjë hakmarrëse gjejnë viktimën e tyre burrë dhe e terrorizojnë. Në shtetet perëndimore viktimat e «Stalkingut» mund t’i drejtohen policisë dhe të kërkojnë ndihmë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës këto ditë i ngjajnë një viktime të «Stalkingut» që ushtrohet nga ana e politikanëve shqiptarë. Sot dashuri i paskësh shpallur Amerikës vetë Lulzim Basha. Ambasada amerikane në Tiranë u prononcua kundër «djegies së mandateve» parlamentare, një kërcënim që pasoi pas demonstratës opozitare të së shtunës, e cila nuk e arriti efektin e pritur.

Basha citohet të këtë thënë: «Nuk komentoj kurrë asnjë deklaratë të përfaqësive të huaja në Tiranë, por dua t’ua them qartë dhe shkoqur se për mua dhe PD nuk ka frymëzim më të madh se SHBA dhe demokracia amerikane. Në veçanti veçoj Presidentin Lincoln dhe dua ta citoj: Se ky komb nën zot do ketë lindje të re, qeverisja e njerëzve nga njerëzit për njerëzit nuk do të zhduket nga ky dhe».

Amerika si frymëzim për Lulzim Bashën? Cila Amerikë? Ajo e ligjeve apo ajo e xhunglës? A kemi të bëjmë me atë Bashën që nuk ka biografi politike pa skandale? Sidoqoftë, ja edhe një dashnor i Amerikës.

Një dashnor i këtij kalibri si i Bashës po defilon nëpër mediat kosovare prej ditësh. Emri i tij: Kadri Veseli. I paguximshëm për të mbajtur qëndrim të qartë në lidhje me idenë e shefit të tij për ndryshimin e kufijve, i gatshëm për të dhënë deklarata të dykuptimshme, shpesh pa sens gjuhësor, Veseli po përpiqet të pozicionohet si dashnor i madh i Amerikës, natyrisht duke ia hedhur Ramush Haradinajt, i cili me kokëfortësi po refuzon heqjen e tarifave ndëshkuese ndaj prodhimeve serbe (dhe boshnjake).

«Nuk mbrohet Kosova dhe sovraniteti i saj duke injoruar Amerikën dhe interesat e saj strategjike në rajon», thotë Veseli. Për të tingëlluar më bindshëm ai shton: «Ju flas si kryetar i Kuvendit të Kosovës, si njeri që kam komunikim permanent me instancat e larta të politikës amerikane». Kështu flet politikani që as në Lutjet e Mëngjesit në Washington nuk ishte.

Pas tendencës për të goditur Ramush Haradinajn fshihet dëshpërimi i krerëve të PDK-së se nuk po arrijnë ta përdorin kryeministrin si «idiot të dobishëm» për planet e tyre për rrudhjen e Kosovës.   Përballë kësaj dashurie të hatashme për Amerikën, assesi nuk dëshiron të mbetet prapa as Haradinaj. Edhe ky me fjalë e me vullnet të çeliktë ka thënë se e do Amerikën shumë.

Është lodhur Amerika nga kjo dashuri e politikanëve shqiptarë. Sepse kjo nuk është kurrfarë dashurie. Sepse Amerikën e sundimit të ligjit nuk mund ta duan ata që keqpërdorin ligje, ata që nuk i njohin shumicën e gati 90 zëvendësministrave dhe mezi i numërojnë mbi 20 ministrat e kabinetit.

Si mund të flasësh për dashuri për Amerikën e të rritësh numrin e të punësuarve në zyrën e kryeministrit për 32 persona? Sikur nuk mjaftuan brigadat e zëvendësministrave, ministrave e këshilltarëve, andaj këtyre iu shtuan edhe koordinatorët nacionalë.

Poste imagjinare për të harxhuar buxhetin. Mos të flasim për nepotizmin e paparë, për punësimin e militantëve në ndërmarrjet publike dhe marrëzi të tjera. Megjithatë, këta e duan Amerikën. Janë dashnorë të mërzitshëm. Janë «Stalkerë». Për dashnorë të tillë nuk ka nevojë askush, as Amerika.

Si mund ta duan Amerikën politikanë që lejojnë fryrjen e listave të veteranëve për arsye elektorale dhe prokurorin që përpilon aktakuzë kundër vjedhësve potencialë e quajnë «hajn» e «pishpirik»?

Next Post
Deputeti i LSI: Pushteti merret edhe në tavolinë! E kemi marrë në 1991

Deputeti i LSI: Pushteti merret edhe në tavolinë! E kemi marrë në 1991

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha largohet me nxitim pas hedhjes së molotovëve drejt Kryeministrisë, mbrohet me çadra nga truprojat

Berisha largohet me nxitim pas hedhjes së molotovëve drejt Kryeministrisë, mbrohet me çadra nga truprojat

March 22, 2026
“Ndiqni flamujt”/ Tym dhe gaz lotsjellës para Kryeministrisë, marshimi zhvendoset drejt Bashkisë së Tiranës dhe ministrive

“Ndiqni flamujt”/ Tym dhe gaz lotsjellës para Kryeministrisë, marshimi zhvendoset drejt Bashkisë së Tiranës dhe ministrive

March 22, 2026
‘Grupi i zjarrit’ nuk mungon në protestën e PD, fshihet nën pankarta dhe me kapuçët e zinj

‘Grupi i zjarrit’ nuk mungon në protestën e PD, fshihet nën pankarta dhe me kapuçët e zinj

March 22, 2026
Pamjet me dron/ Bulevardi i boshatisur, Berishës nuk i shkojnë më në protestë as militantët (VIDEO)

Pamjet me dron/ Bulevardi i boshatisur, Berishës nuk i shkojnë më në protestë as militantët (VIDEO)

March 22, 2026
VIDEO/ Hidhen molotovë e fishekzjarrë në drejtim të Kryeministrisë, policia i shpërndan protestuesit me ujë e gaz lotsjellës

VIDEO/ Hidhen molotovë e fishekzjarrë në drejtim të Kryeministrisë, policia i shpërndan protestuesit me ujë e gaz lotsjellës

March 22, 2026
“Gati për të marrë pushtetin në Teheran”, flet kreu i opozitës iraniane në Shqipëri: Duhet menaxhuar periudha e tranzicionit

“Gati për të marrë pushtetin në Teheran”, flet kreu i opozitës iraniane në Shqipëri: Duhet menaxhuar periudha e tranzicionit

March 22, 2026
Nis protesta e opozitës, mbështetës dhe përfaqësues të PD-së marshojnë drejt Kryeministrisë

Nis protesta e opozitës, mbështetës dhe përfaqësues të PD-së marshojnë drejt Kryeministrisë

March 22, 2026
“Pasdite në shkollën e notit…”

“Pasdite në shkollën e notit…”

March 22, 2026
Protesta e opozitës, policia vendos autobot me ujë pranë vilës 31 për parandalimin e incidenteve të mundshme

Protesta e opozitës, policia vendos autobot me ujë pranë vilës 31 për parandalimin e incidenteve të mundshme

March 22, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Pse do bëhet shpejt porti i ri në Porto Romano?

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In