• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dashnorët e mërzitshëm dhe të rrejshëm të Amerikës

by Enver Robelli
20/02/2019 18:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli*

Në gjuhën angleze (dhe gjuhë të tjera që huazojnë nga anglishtja) njihet fjala «Stalker». Çka është «Stalkeri»? Një burrë që nuk e lë rehat një grua, duke i bërë presion, duke i dërguar mesazhe, duke i përcjellë lëvizjet e saj. Krejt këtë terror psikik «Stalkeri» në të shumtën e rasteve e bën për t’i shprehur dashurinë gruas, e cila nuk e honeps fare. Ka edhe raste të kundërta: gra të verbuara nga dashuria apo të shtyra nga ndonjë ndjenjë hakmarrëse gjejnë viktimën e tyre burrë dhe e terrorizojnë. Në shtetet perëndimore viktimat e «Stalkingut» mund t’i drejtohen policisë dhe të kërkojnë ndihmë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës këto ditë i ngjajnë një viktime të «Stalkingut» që ushtrohet nga ana e politikanëve shqiptarë. Sot dashuri i paskësh shpallur Amerikës vetë Lulzim Basha. Ambasada amerikane në Tiranë u prononcua kundër «djegies së mandateve» parlamentare, një kërcënim që pasoi pas demonstratës opozitare të së shtunës, e cila nuk e arriti efektin e pritur.

Basha citohet të këtë thënë: «Nuk komentoj kurrë asnjë deklaratë të përfaqësive të huaja në Tiranë, por dua t’ua them qartë dhe shkoqur se për mua dhe PD nuk ka frymëzim më të madh se SHBA dhe demokracia amerikane. Në veçanti veçoj Presidentin Lincoln dhe dua ta citoj: Se ky komb nën zot do ketë lindje të re, qeverisja e njerëzve nga njerëzit për njerëzit nuk do të zhduket nga ky dhe».

Amerika si frymëzim për Lulzim Bashën? Cila Amerikë? Ajo e ligjeve apo ajo e xhunglës? A kemi të bëjmë me atë Bashën që nuk ka biografi politike pa skandale? Sidoqoftë, ja edhe një dashnor i Amerikës.

Një dashnor i këtij kalibri si i Bashës po defilon nëpër mediat kosovare prej ditësh. Emri i tij: Kadri Veseli. I paguximshëm për të mbajtur qëndrim të qartë në lidhje me idenë e shefit të tij për ndryshimin e kufijve, i gatshëm për të dhënë deklarata të dykuptimshme, shpesh pa sens gjuhësor, Veseli po përpiqet të pozicionohet si dashnor i madh i Amerikës, natyrisht duke ia hedhur Ramush Haradinajt, i cili me kokëfortësi po refuzon heqjen e tarifave ndëshkuese ndaj prodhimeve serbe (dhe boshnjake).

«Nuk mbrohet Kosova dhe sovraniteti i saj duke injoruar Amerikën dhe interesat e saj strategjike në rajon», thotë Veseli. Për të tingëlluar më bindshëm ai shton: «Ju flas si kryetar i Kuvendit të Kosovës, si njeri që kam komunikim permanent me instancat e larta të politikës amerikane». Kështu flet politikani që as në Lutjet e Mëngjesit në Washington nuk ishte.

Pas tendencës për të goditur Ramush Haradinajn fshihet dëshpërimi i krerëve të PDK-së se nuk po arrijnë ta përdorin kryeministrin si «idiot të dobishëm» për planet e tyre për rrudhjen e Kosovës.   Përballë kësaj dashurie të hatashme për Amerikën, assesi nuk dëshiron të mbetet prapa as Haradinaj. Edhe ky me fjalë e me vullnet të çeliktë ka thënë se e do Amerikën shumë.

Është lodhur Amerika nga kjo dashuri e politikanëve shqiptarë. Sepse kjo nuk është kurrfarë dashurie. Sepse Amerikën e sundimit të ligjit nuk mund ta duan ata që keqpërdorin ligje, ata që nuk i njohin shumicën e gati 90 zëvendësministrave dhe mezi i numërojnë mbi 20 ministrat e kabinetit.

Si mund të flasësh për dashuri për Amerikën e të rritësh numrin e të punësuarve në zyrën e kryeministrit për 32 persona? Sikur nuk mjaftuan brigadat e zëvendësministrave, ministrave e këshilltarëve, andaj këtyre iu shtuan edhe koordinatorët nacionalë.

Poste imagjinare për të harxhuar buxhetin. Mos të flasim për nepotizmin e paparë, për punësimin e militantëve në ndërmarrjet publike dhe marrëzi të tjera. Megjithatë, këta e duan Amerikën. Janë dashnorë të mërzitshëm. Janë «Stalkerë». Për dashnorë të tillë nuk ka nevojë askush, as Amerika.

Si mund ta duan Amerikën politikanë që lejojnë fryrjen e listave të veteranëve për arsye elektorale dhe prokurorin që përpilon aktakuzë kundër vjedhësve potencialë e quajnë «hajn» e «pishpirik»?

Next Post
Deputeti i LSI: Pushteti merret edhe në tavolinë! E kemi marrë në 1991

Deputeti i LSI: Pushteti merret edhe në tavolinë! E kemi marrë në 1991

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Finalizohen dy operacione policore në Tiranë, zbardhen 6 raste vjedhjesh dhe arrestohen autorët

Finalizohen dy operacione policore në Tiranë, zbardhen 6 raste vjedhjesh dhe arrestohen autorët

August 23, 2026
EMRAT/ Vrau partneren dhe më pas veten, ky është autori shqiptar i krimit në Greqi

EMRAT/ Vrau partneren dhe më pas veten, ky është autori shqiptar i krimit në Greqi

August 23, 2026
Fluks i lartë në Portin e Vlorës, 8 mijë pasagjerë udhëtojnë drejt Brindisit

Fluks i lartë në Portin e Vlorës, 8 mijë pasagjerë udhëtojnë drejt Brindisit

August 23, 2026
Dyfishohen çmimet e gazit në Evropë, rezervat bien në nivelin më të ulët historik -

Kontrabandë gazi kinez në BE, shitej në Itali, SPAK “filtër” pasurive të 9 të huajve

August 23, 2026
Sulmi kibernetik nga Irani nxori jashtë funksionit për 4 ditë një central elektrik në Britani

Sulmi kibernetik nga Irani nxori jashtë funksionit për 4 ditë një central elektrik në Britani

August 23, 2026
Fjala e plotë e Veliajt para Gjykatës Administrative: Po më pengohet ushtrimi efektiv i të drejtave që më garanton Kushtetuta dhe mandati i qytetarëve

Media belge: Data kyçe e sagës gjyqësore të Veliajt, që mbahet në paraburgim, po afron

August 23, 2026
Zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive, mbi 350 forca të angazhuara vijojnë betejën në terren

Zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive, mbi 350 forca të angazhuara vijojnë betejën në terren

August 23, 2026
Thellohet tragjedia e Manzës, shkon në  4 numri i të vdekurve, ndërron jetë në spital edhe 16-vjeçari

Thellohet tragjedia e Manzës, shkon në 4 numri i të vdekurve, ndërron jetë në spital edhe 16-vjeçari

August 23, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

August 23, 2026
Çmimet rriten/ Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta shitet me 185 lekë për litër, benzina arrin në 188 lekë për litër

Fitime rekord nga kriza, gjashtë vende të BE-së kërkojnë taksë për kompanitë e naftës

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com