• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dashi dhe Doktori

by Java News
03/09/2025 15:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Toni Drishti

Doktori, me të gjitha daljet e tij heroike donkishoteske në konferenca shtypi, ka rrëshqitur në një lloj ëndrre, një lloj kllapie, një lloj dëliri. Ka nisur të ngatërrojë dashin e larjes me dashin e tundjes. Njëra punë, e para, kërkon detergjent e furçë, tjetra, e dyta, thjesht e bën kokën gunga kur përplas brirët.

Por Doktori, i përhumbur mes qindra e mijëra denoncimeve, shifrave, çmimeve dhe armiqve imagjinarë, e ka kthyer politikën në lavanderi, ku lahen hesapet dhe ku rrobat i dalin, çuditërisht, më të pista dhe më të fëlliqta se ç’ishin më parë.

Sot, me seriozitetin e tij epik edhe kur është gati të vjedhë me kuç e me maç gjysmën e Shqipërisë dhe kusur mos t’i lërë, të rrëmbejë prona, gjire detesh dhe toka, ai u përpoq të bindte shqiptarët se nuk ka problem paga minimale, mjafton të mos ketë rroga të larta për zyrtarët e shtetit.

Pra, sipas Doktorit të dy deshëve, më mirë gjithë populli të vdesë me rrogë të vogël, sesa të pranojë që ndokush tjetër të marrë një pagë dinjitoze.

Dashi i larjes i kujton Doktorit SHQUP-in e dikurshëm, me të gjithë rraqet e braktisura në oborrin e PD-së së sotme.

Dashi i tundjes i kujton realitetin: sa herë përplaset, aq më qartë zbulohet halli i tij pas betejave boshe me mullinjtë e erës.

Dhe mes këtyre dy deshëve si mes Shibës dhe Karibës, Doktori habitet, hutohet, turbullohet, s’bën asnjë dallim mes brirëve, përplasjeve, larjeve, kafshimit pa u lodhur të atyre të dyjave që lëkunden por nuk bien, dhe fundoset pafund në ëndërrimet e veta për t’u bërë për të tretën a të katërtën herë nuse me tela me gjemba.

Ku do përfundojë vallë odisea donkishoteske e Doktorit me deshë dhe ëndrra?

Në kazanët e lavanderisë politike, apo i përplasur në tokë nga Dashi i drejtësisë, të cilit ato të dyja vazhdojnë t’i lëkunden por ende nuk po i bien?

Next Post
Plagosja në Vorë, policia deklaratë zyrtare: Konflikt mes disa shtetasve në një servis, Xhuliano Shkurti u godit me armë…

Krujë/Qëlluan me armë në drejtim të 27-vjeçarit, shpallen në kërkim dy të rinjtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com