• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dash Shehi: Deputetëve nuk u vjen turp fare për pasuritë e tyre

by A R
18/01/2017 23:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dashamir Shehi bën mea culpa për politikën në Shqipëri. I ftuar në emisionin Tonight Ilva Tare, kryetari i LZHK tha se deputetët nuk sillen në lartësinë që pret populli prej tyre. Në reflektimin që bëri për vitet si deputet, Shehi pranoi se ashtu si të gjithë kolegët e tij ka shfrytëzuar sistemin për të bërë disa ndere por këto kanë qenë brenda rregullave të lejuara ndërkohë që u shpreh se i vjen turp që nga profesioni i politikanit të bëhet pasanik.

Sipas Shehit, në Shqipëri deputet bëhet ai që ka para dhe se deri tani nuk e ka pësuar njeri nga dëmet që i ka bërë këtij vendi. Gjithashtu, Dashamir Shehi shprehu keqardhjen që me prezencën e tij në parlament nuk arriti të ndalonte disa të këqija që i janë bërë këtij vendi nga politikanë të ndryshëm.

Zoti Shehi, çfarë presin qytetarët nga deputetët? Çfarë duhet të presin?

Populli, në fakt, gabimisht pret çdo gjë në një farë mënyre nga deputetët sepse i identifikon me sensin e pushtetit deputetët. Ja përshembull unë jam një deputet i opozitës dhe kam shumë vite në parlament. Ai qytetari, ai hallexhiu që rri te dera e parlamentit, ai nuk ëhtë në gjendje ta dallojë që unë jam i maxhorancës apo i opozitës. Ai thotë që është i pushtetit. Ky është i fuqishëm, është në parlament, ky të mbaron punë, ta çon gocën në shkollë, ta fut gruan në punë, gjë që me thënë të drejtën nuk është se s’e bëj. Atje ku kam mundësi, përpiqem sipas kësaj mënyrës tradicionale shqiptare që nuk është detyrë funksionale e deputetit por në fakt unë gjykoj që është edhe e deputetit, se duke qenë një njeri përfaqësues publik, duhet të shkojë të interesohet për njerëzit, për hallet. Kur je në opozitë ke më pak pushtet akoma. E dyta, njerëzit presin, jo për të bërë ti ligjet e mira se shpesh herë populli nuk e kupton ligjin, është i mirë apo është i keq, me thënë të drejtën, jam i sigurtë për këtë punë. Unë vetë psh, ligjet që janë jashtë fushës sime, nuk jam i zoti t’i interpretoj aq mirë. I gjykoj sigurisht më mirë se një pa eksperiencë. Populli të identifikon ty si një njeri që mund të denoncosh të keqen, sepse ka të drejtën e fjalës, ka mundësi të denoncojë, t’i japë zë një problematike.  Para 5 ditësh ishim për të bërë një festë viti të ri në Durrës në një restorant edhe erdhi një qytetar, shumë i ndërgjegjshëm, m’u bë qejfi që më zgjodhi mua midis shumë deputetëve që ishin atje. Zoti Shehi më tha, këtu në këtë shesh që është përpara portit po betonojnë historinë e Durrësit 2 mijë vjeçare, sepse ishte muri i vjetër i kalasë, i cili ishte në restorant, edhe restoranti abuziv, por të paktën e kishte bërë me xham. Pse e bëri?Sepse mendoi që  këto janë njerëz që kanë pushtet, pavarësisht se jemi në opozitë. Në fund të fundit, një deputet, në perceptimin e një qytetari shqiptar, personazhi i deputetit është një figurë publike që duhet të mbajë përgjegjësi. Unë për vete ndihem shumë i trishtuar, realisht, me keqardhje, që gjatë jetës sime s’kam qenë i zoti të bëj shumë e shumë punë, ose kam qenë unë kur janë shkelur ligjet e shtetit dhe sot më vjen pak turp se sot më vjen tjetri dhe më thotë, “Ore Dash, aty ke qenë, kur s’na u dha prona” ky është realitet, gjysma e pronës ka humbur, është abuzuar. Aty kam qenë unë kur është ndërtuar pa leje dhe s’kam qenë i zoti ta ndaloja. Aty kam qenë unë kur janë bërë ligje të cilat vjedhin votat e qytetarëve dhe s’kam qenë i zoti ta ndaloj. Shpesh herë jo nuk kam qenë i zoti ta ndaloja, se kjo është dialektike, por s’kam qenë i zoti dhe s;kam pasur kurajon as t’i denoncoja. Por të paktën unë kam minimumin e vetkoshiencës që të them që në jetën time kam bërë shumë gabime. Por këtu ka nastradinë e karagjozë që e kanë dhunuar këtë shtet me vite dhe nuk pranojnë njëherë fajin që kanë bërë. Kjo tregon që këta nuk janë për deputetë sepse këtyre i mungon përgjegjësia publike. Cili prej deputetëve, prej qeveritarëve në Shqipëri, u dënua? Ose të paktën i pranuan gabimet e veta? Ose u tërhoqën nga politika? Janë tërhequr nga politika se s’kanë qenë të zotë të hyjnë. Kjo i ka munguar politikës shqiptare. E ka pësuar njeri deri tani? Jo. Atëherë ky zanati i deputeti qenka, a je i zoti të mbledhësh ca vota tek krahina jote? Jam. A ke dhe ca para të mbledhësh pak më shumë? I kam. Atëherë ti bëhesh deputet. Prandaj jemi këtu.

Kur shikon dhe analizon të gjitha këto, mendon ndonjëherë” –Ç’do bëj prapë në parlament?”

E kam menduar shumë herë, mirëpo unë jam një njeri që jam investuar 25 vjet vetëm për politikën. Nuk është s enuk mund të bëj edhe zanate të tjera unë si kolegët e mi atje por unë kam menduar që ditën që merresh me këtë punë, ti do shkosh të jetosh ashtu si kam jetuar 25 vjet më përpara. Nuk mund ta pranoj, kam një përgjegjësi publike, më vjen turp mua të bëhem pasanik, pas këtij zanati. Shumë prej kolegëve të mi nuk i vjen turp fare, janë krenarë për pasurinë e vet. Kjo është diferenca. Duhet të marrim përgjegjësitë publike

 

Next Post
Dhoma amerikane e Tregtisë paralajmëron konflikte me Pekinin

Dhoma amerikane e Tregtisë paralajmëron konflikte me Pekinin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Manjani: Guvernatori duhet mbrojtur nga qeveria, jo nga drejtësia

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In