• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

DASH nxjerr shifrat: 50 mln $ fatura për Shqipërinë nga vendimet e Strasburgut

by A R
31/07/2018 16:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fatura e vendimeve, që Gjykata europiane e Strasburgut ka dhënë kundër Shqipërisë për çështjen e pronave ka arritur plot 50 milionë dollarë. Shifra është bërë publike për herë të parë nga Departamenti amerikan i Shtetit, në deklaratën vjetore të klimës së investimeve.

“Deri më tani, Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka dhënë 29 vendime në favor të pronarëve, me një kosto totale prej 50 milionë dollarësh”, thuhet në raportin e DASH.

Kthimi dhe kompesimi i pronave në Shqipëri ka filluar që në vitin 1993. Por, sipas Departamentit të Shtetit, ky proces ka qenë i ngadaltë dhe është minuar nga korrupsioni, duke i detyruar shumë pronarë t’i drejtohen Gjykatës së Strasburgut.

Fatura nga gjyqet e pronave është cilësuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar si një nga dy risqet më të mëdha për financat e shtetit, bashkë me koncesionet. Kjo çështje u rikthye në vëmendjen e publikut një vit më parë, kur Gjykata e Strasburgut i dha të drejtë pronarëve të pallatit të ndërtuar në Vlorë nga familjarë të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke e dënuar Shqipërinë me 11 milionë euro.

Aktualisht, në Gjykatën e Strasburgut janë edhe 400 padi të tjera pezull të pronarëve kundër qeverisë shqiptare, të cilat presin për një vendim nëse do të shqyrtohen apo jo.

Dy vite më parë, qeveria miratoi një ligj të ri, i cili parashikon kompesimin e pronarëve për një afat 10-vjeçar, sipas një formule të re që është kontestuar jo pak nga pronarët. Sipas qeverisë, hyrja në fuqi e ligjit të ri për kthimin dhe kompesimin e pronave ul rreziqet që mund të vinin nga vendimet e Strasburgut. Kjo, pasi edhe nëse do të ketë çështje të reja kundër Shqipërisë, vendimet për kompesimin e pronave do të bazohen në formulën e ligjit të ri./TCH

Next Post
Del para KPK një nga prokurorët e çështjes ‘Tahiri’

Del para KPK një nga prokurorët e çështjes 'Tahiri'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtëpia e Bardhë heq tarifat për disa mallra kanadeze dy javë para zgjedhjeve në SHBA

Shtëpia e Bardhë heq tarifat për disa mallra kanadeze dy javë para zgjedhjeve në SHBA

October 24, 2026
Përfshihet nga flakët rezidenca e Hitlerit në Gjermani, arrestohet një i dyshuar

Përfshihet nga flakët rezidenca e Hitlerit në Gjermani, arrestohet një i dyshuar

October 24, 2026
Kim Jong Un bën thirrje për “revolucion ushtarak”: Le të ngremë ushtrinë më të fortë

Kim Jong Un bën thirrje për “revolucion ushtarak”: Le të ngremë ushtrinë më të fortë

October 24, 2026
Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In