Luçiano Boçi ka qenë zëri i parë nga rradhët e opozitës që ka komentuar darkën mes kryeministrit, Edi Rama dhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputeti i PD-së i Qarkut të Elbasanit është shprehur me ironi se “Shqipëria ka ik për “peshk” (shqopë)! Duhet shpëtuar nga peshkaqenët!”, – shkruan ironikisht Boçi duke iu referuar faktit se darka Rama-Meta u zhvillua në një restorant me prodhime deti në kryeqytet tek zona e “Pazarit të ri”.
a.ç