• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Darka e Krishtlindjes me krerët e besimit të krishterë, Veliaj: Tirana po zhvillohet çdo ditë; Kemi nevojë për më shumë ura lidhëse mes njëri-tjetrit

by Java News
27/12/2023 12:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mblodhi së bashku në një darkë festive, krerët e besimit të krishterë, të cilëve u uroi gëzuar festën dhe i falenderoi për mbështetjen që i kanë dhënë bashkisë ndër vite.

“Ne këtu jemi pjesë e një vëllazërie, e një komuniteti, prandaj dua t’ju falenderoj të gjithëve për shërbesën tuaj, aty ku Perëndia ju ka thirrur të shërbeni. Në disa raste janë zona të ndryshme të Shqipërisë, në disa raste janë shtresa të ndryshme të popullsisë, e ndonjëherë janë kohë të çuditshme si pandemia, tërmeti, apo histori të jashtëzakonshme si lufta. Unë besoj se Perëndia na sprovon në secilën prej këtyre përvojave. Na sprovon në luftë, në sprovon në pandemi, na sprovon në tërmet, na sprovon se ku i kemi limitet, sa të gatshëm jemi të sillemi si vëllazëri dhe jo si klientë. Për këtë ju jam pafundësisht mirënjohës”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku solli shembullin e suksesit të Tiranës së transformuar, kur tha se të punuarit bashkë dhe krijimi i urave të bashkëpunimit mes njëri-tjetrit mund të çojë vendin përpara. “Aq sa kemi nevojë për ura fizike mes nesh dhe Kamzës, Paskuqanit, për trarë për ndërtimin e shkollave, kopshteve, çerdheve, për fije çeliku që lidhin strukturat tona, aq kemi nevojë edhe për ‘trarë’ e ‘ura’ që lidhin shpirtërat tanë. Një qytet nuk është vetëm një fjetinë, ku njerëzit flenë, hanë dhe kryejnë nevojat personale, por janë urat, trarët dhe kolonat shpirtërore që mbajnë strukturën tonë. Ne mund t’i kemi të gjitha asetet e botës, – ky qytet po pasurohet përditë, po zhvillohet përditë, po lartësohet përditë – por nuk do vlenin asgjë nëse nuk do kemi trarë, ura dhe fibrat shpirtërore që na lidhin me njeri-tjetrin. Ju falenderoj që keni qenë vëllezërit e mi, ju falenderoj që keni qenë motrat e mia, dhe jo thjeshtë kolegët, dhe lus Perëndinë që vërtet ky të jetë një vit i bekuar për vendin tonë. Faleminderit të gjithëve! Gëzuar Krishtlindjen dhe gëzuar festat”, tha Veliaj.

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse shqiptare, Anastas Janullatos falenderoi kreun e Bashkisë së Tiranës për të gjitha nismat për ta bërë qytetin më të bashkuar. “Kryetari ynë ka marrë shumë nisma, të cilat rrezatojnë. Me aq sa di, nuk besoj se ekziston tjetër kryetar bashkie, i cili i bashkon të krishterët. Ju falenderoj me gjithë shpirt. Kjo dashuri e miqësi rrezatohet dhe përhapet edhe me vëllezërit tanë të tjerë, me myslimanët, bektashinjtë dhe më gjerë”, u shpreh Janullatos.

Pastori i Kishës Ungjillore në Kombinat Ergest Biti tha: “Shpresa është në mesin tonë, sepse Krishti apo Krishtlindja ka të bëjë me shpresën. Shpresa është në mesin tonë, shpresa është në mes të shoqërisë sonë, shpresa është në mes të Tiranës sonë, në mes të Shqipërisë sonë, sepse Krishti ka lindur për ne dhe Krishtlindja ka të bëjë me sjelljen e dashurisë në mesin tonë, me sjelljen e paqes dhe gëzimit në mesin tonë”.

Next Post
Humbi vajzën në aksident, mesazhi prekës i Vangjel Tavos: Lotët rrjedhin nga thellësitë e shpirtit

Humbi vajzën në aksident, mesazhi prekës i Vangjel Tavos: Lotët rrjedhin nga thellësitë e shpirtit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama publikon të dhëna për protestuesit e dhunshëm: U paguan nga krimi i organizuar! Janë me precedentë kriminalë

I plagosuri në protestë dërgohet në Itali, Rama: Nuk gënjej edhe pse nuk i them të gjitha (VIDEO)

October 25, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“Prindërit do të paguajnë gjobat për fëmijët”/ Leka: Masat ndëshkuese nuk e ndalin dhunën, duhet dialog

October 25, 2026
Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës

Bilanci i të lënduarve në protestë, Ministria e Shëndetësisë: 4 persona marrin ndihmë mjekësore

October 25, 2026
Mjeku i njohur shqiptar: Koronavirusi, 10 here më vdekjeprurës sesa gripi sezonal

Protesta dhe qeveria me telekomandë

October 25, 2026
VIDEO / Përplasjet te Kryeministria: Protestuesit i marrin policit mburojën dhe spërkatësin me piper

VIDEO / Përplasjet te Kryeministria: Protestuesit i marrin policit mburojën dhe spërkatësin me piper

October 25, 2026
Maria Corina Machado kthehet në Venezuelë pas 10 muajsh në mërgim

Maria Corina Machado kthehet në Venezuelë pas 10 muajsh në mërgim

October 25, 2026
Protesta në kornizat e Goffman

Më keq se krim, është gabim

October 25, 2026
13 vite pas aksidentit, Mirjani në kërkim të autorit dhe dëmshpërblimit! Gishtin ia vë tezes…

13 vite pas aksidentit, Mirjani në kërkim të autorit dhe dëmshpërblimit! Gishtin ia vë tezes…

October 25, 2026
Vëllai i 28-vjeçarit që u plagos në sy: Çdo shpenzim është kryer nga shteti, gjendja e Erjonit është e stabilizuar

Vëllai i 28-vjeçarit që u plagos në sy: Çdo shpenzim është kryer nga shteti, gjendja e Erjonit është e stabilizuar

October 25, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Etja për një viktimë

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In