• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Danimarka bën skandal: Jashtë stadiumit 4 mijë tifozë shqiptarë me bileta

by
31/08/2015 18:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Danimarka bën skandal: Jashtë stadiumit 4 mijë tifozë shqiptarë me bileta

danimarkaRreth 4 mijë tifozë shqiptarë rrezikojnë të mos lejohen të hyjnë në stadiumin “Telia Parken”, për sfidën kualifikuese ndërmjet Danimarkës dhe Shqipërisë.

Lajmi bëhet i ditur nga media daneze, të cilat theksojnë se sipas shifrave zyrtare, të paktën 6 mijë mbështetës të Kombëtares kuqezi kanë siguruar bileta për ndeshjes e mbrëmjes së të premtes.

Federata e Futbollit në Danimarkë njoftoi rreth një javë më parë se mbështetësit shqiptarë, të cilët nuk kanë bileta në sektorin e caktuar sipas rregullave të UEFA-s për 2150 tifozë, do të refuzohen në hyrjet e stadiumit.

Shqiptarët rezidentë në Danimarkë, por edhe ata që nuk jetojnë në këtë vend, nuk do të lejohet të hyjnë në tribunat e tjera të impiantit. Seleksionimi do të bëhet në bazë të emrave me të cilët janë blerë biletat.

“Nëpërmjet emrave jemi munduar të evidentojmë tifozët shqiptarë. Nëse ke një emër që tingëllon si shqiptar do të refuzohet hyrja në ato pjesë të stadiumit ku janë tifozët e Danimarkës”.

Ky ishte shpjegimi i Jakob Hoyer nga zyra e shtypit në Federatën daneze.

Por, mediat e vendit nordik, saktësonin se ky vendim i DFB-së rrezikon të jetë i kundraligjshëm.

Sipas Institutit për të Drejtat e Njeriut në Danimarkë, politika e mos-lejimit të tifozëve kuqezi mund të jetë në kufijtë e shkeljes së ligjit për diskriminimin.

Alarmi është dhënë nga këshilltari ligjor, Nanna Krusaa, sipas të cilit “gjithçka varet nga specifika e situatës”.

Por, “në momentin kur përzgjedhja e tifozëve që do të hyjnë në stadium realizohet nëpërmjet emrave, atëherë problemi është serioz”.

Këshilltari ligjor rikthen në vemendje një rast të ngjashëm të vitit 2013, kur në ndeshjen ndërmmjet Fc Copenhagen dhe Galatasaray-t, anulimi i biletave për tifozët turq u cilësua i jashtëligjshëm.

Sipas Krussa-s, konkluzioni i asaj çështje ishte se “të gjithë duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë, pa dallim etnie”, siç është rasti i seleksionimit të tifozëve bazuar te emrat.

Nga ana e saj, Federata daneze e argumenton refuzimin e shqiptarëve me faktin se mund të shkaktohet konfuzion në stadium dhe ekziston rreziku i incidenteve.

Kjo mbështetet edhe nga policia e Kopenhagenit, që është përgatitur për më të keqen.

Forcat e rendit në kryeqytetin e Danimarkës, e kanë cilësuar ndeshjen me rrezikshmëri të lartë dhe do të marrin masa të forta, ashtu siç ndodh në derbin ndërmjet FC Copenhagen dhe Brondby./ SS

Next Post

Beogradi ia “hedh” Tiranës dhe Prishtinës: Pajisje shkollore për mbi 900 nxënës në Preshevë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lista e Kryetares së Kuvendit

September 10, 2026
Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

September 9, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Përplasjet në protestë: Rama sfidon Demokratët Evropianë: Hajde, ji i guximshëm dhe dënoje! Kjo është dhunë

September 9, 2026
Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

September 9, 2026
Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

September 9, 2026
“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

September 9, 2026
Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

September 9, 2026
Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

September 9, 2026
Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

September 9, 2026
“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com