Danimarka-Angli 1-1/ Pjesa e parë mbyllet në barazim, Damsgard “shkund” Wembley, kolegu Kjaer i tij bën një autogol (VIDEO)

9d846c8f6bac27b36ab0b9f282f75a60o2

Danimarka ka bërë stadiumin e Uemblit të heshtë, me një supergol nga goditja e dënimit.

Goli u realizua nga talenti i Samdorias Damsgard, i cili realizoi me mjaft mjeshtëri nga distanca.

Pikërisht Damsgard, pak minuta para se të realizonte “golin magjik” rrezikoi me një goditje të bukur portën e portierit Pickford, por topi, përfundoi disa centimetra larg shtyllës së dytë. Nuk vonoi shumë kundërpërgjigja e “Tre Luanëve”.

Pas disa aksionesh të njëpasnjëshme, barazimi erdhi me anë të një autogoli të shkaktuar nga kapiteni Kjaer. Aktualisht ndeshja është me rezultatin 1-1, ndërsa na ndajnë pak minuta nga përfundimi i pjesës së parë.

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com