Dani Alves ka kritikuar futbollin e ditëve të sotme. Mbrojtësi i Barcelonës ka thënë se bota e futbollit sot është bërë si prostitucion, ku shumë pak flitet për futboll. Ai tha se gjërat e tjera janë më të rëndësishme se futbolli, duke këmbëngulur se nuk luan për para, por sepse e do këtë sport.
“Bota e futbollit është bërë si prostitucion dhe shumë e komplikuar. Futbolli është gjëja për të cilën flitet më pak”, tha Alves gjatë një emisioni nate, Movistar.