Trajnerit të Danimarkës, Morten Olsen, nuk i ka pëlqyer vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv për t’i dhënë Shqipërisë tri pikë e ndeshjes kundër Serbisë.
“Nuk e kuptoj aspak këtë vendim, jam i habitur. Po ndodh njësoj si në 2007-ën, kur humbëm ndeshjen me Suedinë. Mendoj se diçka po ndodhur kundër nesh, dhe kjo po bëhet sepse këtu ka politikë dhe lobim. Vendimi duhej të jepej para se ne të luanim me Serbinë, por nuk ndodhi”, deklaroi Olsen, transmeton gazeta daneze “Olle”.
Danimarka ka 10 pikë në Grupin I, aq sa Shqipëria, por detyrohet të zbresë në pozitën e tretë falë diferencës më të dobët të golave. Gjithashtu danezët, me të cilët Shqipëria do të përballet më 4 shtator, kanë luajtur një ndeshje më shumë se kuqezinjtë.









