• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dy nga katër bankat greke do mbyllen, kanë filiale dhe në Shqipëri

by
10/07/2015 14:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Disa banka të mëdha greke mund të mbyllen dhe të merren përsipër nga rivalët më të fortë si pjesë e ristrukturimit të sektorit bankar që do të shoqërojë planin për shpëtimin e vendit, citoi dje Reuters zyrtarët europianë.

Liderët europianë do të mblidhen të dielën në një përpjekje të minutës së fundit për të arritur marrëveshje me Greqinë, pas muajsh negociatash të hidhura që e kanë çuar vendin në prag të largimit nga euro. Por, pavarësisht nëse qeverisë do t’i jepen apo jo fonde të reja, disa banka greke, të dëmtuara nga kriza ekonomike dhe politike, mund të duhet të mbyllen ose të shkrihen me rivalët më të fortë, kanë thënë për Reuters zyrtarë që nuk deshën të identifikohen.

Sipas burimit të Reuters, katër banka të mëdha: National Bank of Greece, Eurobank, Piraeus dhe Alpha Bank, mund të reduktohen në vetëm dy, një masë që pa dyshim mund të hasë me rezistencë të fortë në Athinë. Një burim i dytë deklaroi se bashkimet e bankave ishin të nevojshme, por kjo mund të ndodhë në afat të gjatë. “Ekonomia greke është në shkatërrim. Kjo do të thotë se bankat kanë nevojë për një ‘restart’”, tha burimi i parë për Reuters, duke shtuar se veprimi i shpejtë ishte i nevojshëm pas çdo plani midis Athinës dhe eurozonës. Sipas tij, “Qipro mund të jetë një model”.

“Meqenëse ka mbetur vetëm pak kohë, ristrukturimi duhet bërë menjëherë”, citon Reuters. Sistemi financiar i Greqisë ka qenë në qendër të krizës së tanishme, si rrjedhojë e hemorragjisë së depozitave, teksa marrëdhëniet mes qeverisë radikale të krahut të majtë të Kryeministrit Aleksis Cipras dhe kreditorëve u përkeqësuan.

Pasi Athina nuk e pagoi borxhin ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar muajin e kaluar, Banka Qendrore Europiane (BQE) ngriu financimin emergjent për bankat, çka çoi në mbylljen e tyre të përkohshme dhe vendosjen e një limiti prej 60 eurosh në ditë për tërheqje nga automatet. Një vendim nga votuesit grekë javën e kaluar për të hedhur poshtë kushtet për shpëtimin të ofruara nga kreditorët ndërkombëtarë të vendit bëri që BQE-ja të mbajë tavanin për fondin e emergjencës për Greqinë, çka nënkupton se bankat mund të mbeten së shpejti pa para.

Next Post

Ndodh në Shqipëri / Veturës së turistëve holandezë i vidhen gomat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com