• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Damian Gjiknuri: Tre mesazhe në përfundim të kësaj fushate

by A R
09/05/2025 22:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Damian Gjiknuri ju drejtua votuesve të Qarkut të Vlorës duke ju kërkuar votë masive për Partinë Socialiste. Në mesazhin e tij shoqëruar me një video përmbledhëse nga takimet elektorale të fushatës, Gjiknuri theksoi rëndësinë e unitetit brenda forcës politike për të dalë nga fushata pa mëri e hatërmbetje

“NË MBYLLJE TË KËSAJ FUSHATE

Keni javë e muaj të tërë që dëgjoni fjalime! Sot, do t’ua kërkoj vëmendjen tuaj vetëm për 3 gjëra.

E PARA. Nuk ka asnjë rregull të shkruar apo të pa shkruar se sa mund të rrijë një forcë politike në pushtet. Ajo qëndron për aq kohë sa di të qeverisë dhe të jetë alternativa më e mirë përballë qytetarëve. Është krejt e qartë. E vetmja alternative sot është Partia Socialiste dhe Edi Rama. Nuk ka asnjë alternativë tjetër.

E DYTA. Do të ju lutesha të dilni masivisht në votime. Mos bini pre e indiferencës! Mos e merrni të sigurtë fitoren! Mos i jepni zë pakënaqësisë! Ne nuk jemi perfekt. Në 3 mandate kemi bërë shumë punë. Kemi lënë dhe shumë punë tjera pa bërë. Kemi bërë dhe gabime. Fiksojeni mire këtë: vetëm ne bashkë me ju do të mund të bëjmë ato që kemi lënë pa bërë dhe mund të korrigjojmë edhe gabimet. Nuk e ka luksin Shqipëria e aq më pak Vlora të eksperimentojnë duke u sjellë indiferent dhe aq më pak duke i dhënë votën atyre që nuk dinë e nuk mund të bëjnë asgjë. Trenin tonë mund ta çojë në stacionin e Evropës vetëm Partia Socialiste.

E TRETA. Ditën e diele, rivaliteti brenda nesh merr fund. Sigurisht, jo të gjithë do marrin mandatin e deputetit por në këtë garë nuk ka të humbur. Jemi të gjithë aksionerë të fitores. 11 Maji duhet të na bashkojë të gjithëve tek kutia e votimit. Çdokush është i lirë të zgjedhë atë model kandidati ku e sheh veten më të përfaqësuar. Ama të gjithë duhet të zgjedhin Partinë Socialiste. E nesërmja, data 12 Maj duhet të na bashkojë të gjithëve brenda familjes sonë pa asnjë mëri e hatermbetje. Një familje! Një skuadër! Një ekip! Unë angazhohem sot të jap shëmbullin i pari se do të bëj gjithçka e do ti shtrij dorën kujtdo, me të vetmin synim për ti parë socialistët sa më të bashkuar në Vlorë, Sarandë, Selenicë, Himarë, Delvinë, Konispol e Finiq.

Rroftë Shqipëria!

Rroftë Partia Socialiste!

Fitore!” – përfundon Gjiknuri

Next Post
“Forca shqiptarët e Greqisë”, Balla nga Selaniku: 72 orë për të dërguar votën tuaj drejt Shqipërisë

“Diaspora, çelësi i mandateve shtesë”, Balla: PD ka nisur të shkruajë dosjen e mosnjohjes së zgjedhjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump përballë Demokratëve, shumica në Kongres mund të fillojë hetime për disa çështje

Trump përballë Demokratëve, shumica në Kongres mund të fillojë hetime për disa çështje

November 4, 2026
Herët e para historike në SHBA! Nga myslimanët e parë, te homoseksualët, indigjenët dhe me ngjyrë

Herët e para historike në SHBA! Nga myslimanët e parë, te homoseksualët, indigjenët dhe me ngjyrë

November 4, 2026
Dy vëllezër në pranga pas sherrit në Korçë, dy të plagosur

Shiste drogë pranë shkollave në Lezhë, arrestohet 18-vjeçari, sekuestrohen 83 doza kanabisi

November 4, 2026
“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

November 4, 2026
Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

November 4, 2026
Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

November 4, 2026
Në kërkim për ‘trafikim njerëzish’, prangoset në Durrës pronari i ‘Strip Club Shqiponja’

Arrestohet në Vlorë i dënuari me 20 vite burg në Itali për vrasje, pritet ekstradimi

November 4, 2026
Marta Kos prezanton më 4 nëntor Paketën e Zgjerimit 2026! Në fokus progresi i vendeve kandidate për në BE, mes tyre edhe Shqipëria

Zbulohet propozimi i Marta Kos, kur do t’i mbyllë Shqipëria negociatat me BE

November 4, 2026
Aksion kundër trafikut të drogës në Kosovë, 5 të arrestuar, sekuestrohen 37 kg heroinë

Aksion kundër trafikut të drogës në Kosovë, 5 të arrestuar, sekuestrohen 37 kg heroinë

November 4, 2026

1Win Canada Bonus Codes 2026 – Sign Up, Welcome Bonus & No Deposit

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In