• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Damian Gjiknuri: Duhet të kemi President pa axhendë politike, Meta shfrytëzoi Presidencën për interesat e tij politike

by Java News
01/04/2022 22:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati për President nuk do të duhet që të ketë axhendë politike. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri nënvizon se krahas kritereve kushtetuese, figura e re që do të jetë kandidat për të qenë president, nuk duhet që të shfrytëzojë zyrën e Presidencës për ambiciet e tij politike, sikurse bëri Ilir Meta. Ai nënvizon se gjatë kësaj kohe, Basha-Meta-Berisha kanë funksionuar si një trinom. Gjiknuri shprehet se mazhoranca është e hapur për konsultime për të gjetur një figurë që i plotëson të gjitha standardet, edhe pse i ka të gjithë votat e nevojshme për ta zgjedhur në Kuvend.

Çështja e fundit, z. Gjiknuri zgjedhja e Presidentit të Republikës. Ju dhe z. Taulant Balla kryetari i grupit parlamentar dhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali jeni në një grup që do merreni me konsultimet dhe negociatat për Kreun e ri të Shtetit. Procesi pritet të nisë pas miratimit të kalendarit nga ana e Konferencës së Kryetarëve. Çfarë përpjekjesh do të bëni si PS, si forcë qeveris për një emër konsensual për presidentin?

Përgjigje: E rëndësishme është që ne do të dialogojmë me të gjithë grupimet, faktorët parlamentarë, pse jo dhe jashtë parlamentarë, pra opinione të ndryshme nga Shoqëria Civile, qoftë dhe brenda Partisë Socialiste. Pra, faktorë apo deputetë të PS për të dalë me një short listë apo me një grup kandidatësh, të cilët mund të plotësojnë figurën që i duhet Shqipërisë si president.

A folët për kriteret gjatë mbledhjes së Kryesisë?

Përgjigje: Nuk është se ka kritere fikse ajo gjë. Kriteret kushtetuese, e rëndësishme të jetë një qytetar që ka një profil shumë të mirë, pse jo të ketë dhe një eksperiencë publike politike ose jo të mëparshme. Pasja e një eksperience politike nuk duhet parë kurrë si disavantazh, por si avantazh. Të mos ketë interesa politike të çastit, as të mos ketë idenë që do të krijojë parti nesër.

Po fillimisht do synoni ta gjeni në lëmin politik apo do tentoni ata që janë jashtë politikës sot?

Përgjigje: Besoj se do të ishte më mirë njerëz që kanë një profil publik, pse jo dhe politik në të kaluarën me angazhime, dhe mendoj që njerëz që kanë eksperiencë politike dhe janë në gjendje të bëjnë shkëputjen nga interesat e çastit politik, do të jenë figura shumë të pranueshme për qenien president.
Sepse presidenti i sotëm ishte modeli i presidentit që nuk duhet të jetë. Pra, kishte një axhendë politike. Hyri në atë zyrë mbase gjysmë i penduar, mendoi se si do të mbajë partinë e tij, si do t’i shërbejë opozitës, çfarë skenash do të bëjë kur të ikë nga zyra e Presidentit. Një president i tillë s’na duhet.

Dhe ju po kërkoni një njeri diametralisht të kundërt me Ilir Metën ?

Përgjigje: Absolutisht një qytetar të mirë që di të qëndrojë mbi palët, që nuk do të përzihet në interesat politike të palëve, të zbatojë Kushtetutën dhe të mos ketë plane politike. Se kush e prishi atë zyrë është plan politik. Unë hyj aty për të vajtur diku tjetër. Do e përdor atë zyrë për të konsoliduar figurën time, apo për të krijuar një parti, apo për të marrë një parti të caktuar, apo për t’u katapultuar. Jo. Kjo ta prish axhendën. Zakonisht jo më kot vende fqinje, Italia, Greqia, etj; zgjedhin njerëz që janë shkëputur ose le të themi e kanë fundin, piramidën e karrierës së tyre politike e që s’kanë më interesa të tjera. Unë mendoj se kjo i duhet Shqipërisë. Nuk ka të bëjë me moshën kjo, por ka të bëjë me shkëputjen nga interesi i politikës së mëtejshme.

Në 2017 ishte një situatë e imponuar që zgjodhët Ilir Metën apo menduat se me këtë rast mbyllet karriera e Ilir Metës?

Përgjigje: Nuk di të them për pjesën që do të ishte mbyllje karriere e Ilir Metës?

Në kuptimin që ka qenë dhe kryeministër…..

Përgjigje: Patjetër që kishim një koalicion me LSI-në, nuk kishim votat e mjaftueshme pa LSI-në për zgjedhjet e Presidentit. Opozita ishte në çadër, ishte jashtë këtij procesi. Ilir Meta shprehu dëshirën në atë kohë, kryeministri e mbështeti. Ishte pjesë pse jo e një marrëveshje politike të çastit, nuk jemi penduar sepse në kushtet kur ishim nuk kishte zgjedhje tjetër. Por dhe ne me mendjen tonë dhe besoj dhe shumë prej nesh, nuk e mendonin se Ilir Meta do të ishte në këtë ekstrem, por e mendonin se Ilir Meta nuk do ta zhvishte asnjëherë veten nga interesat politikë, jo vetëm për shkak të moshës, por dhe për shkak të karrierës dhe egos së tij politike për të qenë gjithmonë pjesë e rëndësishme e pushtetit, një politikan aktiv, pavarësisht se ai u shkëput nga LSI- por ai ishte pjesë e fushatave politike. Është shembulli më i gabuar i presidentit sepse e përfshiu zyrën e presidencës në një konflikt që s’duhet të jetë.

Z. Meta e argumenton me faktin që opozita braktisi parlamentin dhe do të duhej të luante dhe ai një rol më të fortë oponence qeverisë?

Përgjigje: Kam përshtypjen që Ilir Meta ka qenë vetë pjesë e procesit të skemave të opozitës sepse ata ishin një. Pra mos e shikoni Metën dhe tani të mos bëjmë naivin. Meta –Berisha kanë qenë një. Kanë qenë pjesë e një skenari politik, njëri do bënte atë rol, ky do bënte këtë rol. Kur nuk funksiononte njëri do lëvizte tjetri. Pra kanë qenë një trinom politik Basha-Meta-Berisha, funksiononin një. U prish diçka rrugës, dikush doli më i pazoti, dikush që kishte marrë përsipër të administronte këtë proces dhe koha e tregoi. Kjo është çështje tjetër. Ndaj u bënë bashkë tani Berisha me Metën dhe organizuan dhe kurthin e 6 marsit në të cilin pa dashje Basha ra dhe solli fundin e karrierës së tij politike.

A keni ju sot një listë emrash që do t’ia propozonit palës tjetër si emër konsensual ?

Përgjigje: Jo s’kemi listë emrash. Jam i bindur që në momentin e duhur do ta kemi. Do të kemi konsultime dhe mazhoranca i ka votat në fund që procesi të mos bllokohet. A2CNN

Next Post
Agjencia bërthamore e OKB-së garant për sigurinë e centraleve bërthamore të Ukrainës?!

Agjencia bërthamore e OKB-së garant për sigurinë e centraleve bërthamore të Ukrainës?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjike në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Tragjike në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

July 18, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Plaga, Flamingot dhe Aristoteli

July 18, 2026
Ministri izraelit kërkon krokodilë rreth burgjeve ku mbahen të burgosurit palestinezë

Ministri izraelit kërkon krokodilë rreth burgjeve ku mbahen të burgosurit palestinezë

July 18, 2026
Numri i turistëve u rrit në korrik, INSTAT: 2.7% më shumë se i njëjti muaj i vitit të kaluar

Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

July 18, 2026
Irani vret dy ushtarë amerikanë pas sulmeve me raketa, një tjetër i zhdukur

Irani vret dy ushtarë amerikanë pas sulmeve me raketa, një tjetër i zhdukur

July 18, 2026
VIDEO / Kuvendarët e protestës nxjerrin me dhunë nga salla ish-deputetin: Do të çoj në Polici…

VIDEO / Kuvendarët e protestës nxjerrin me dhunë nga salla ish-deputetin: Do të çoj në Polici…

July 18, 2026
Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

Frikacakët e politikës, “mulizmi” dhe kështjella e Berishës

July 18, 2026
Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë, 46 u arrestuan

Zjarri mund të shuhet, por pasojat e tij vazhdojnë të mbeten në ajër

July 18, 2026
Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

July 18, 2026
“Opozita nuk vjen në pushtet me kryetarin non grata”, Martin Leka: Ja pse Trump nuk e ndryshon vendimin për Berishën

Sherr në Kuvendin e protestës, Leka: Degradimi nisi me pjesëmarrjen e vijoi me fjalorin dhe dhunën

July 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In