• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Agjencia bërthamore e OKB-së garant për sigurinë e centraleve bërthamore të Ukrainës?!

by Java News
01/04/2022 22:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Kreu i agjencisë së OKB-së për çështjet bërthamore tha se janë arritur marrëveshje të veçanta me autoritetet ukrainase dhe ruse për llojin e asistencës që do të japë agjencia e tij, ndërkohë që sulmi i Rusisë në Ukrainë ka hyrë në muajin e dytë.

Frika ka qenë e lartë gjatë luftës pesë javore për një incident të mundshëm bërthamor, ndërsa Rusia bombardon pa dallim pjesë të ndryshme të Ukrainës. Më 3 mars, bombardimet përreth centralit bërthamor Zaporizhzhia, në Ukrainën juglindore, e rritën frikën më tej.

“Dërguam disa paisje. Është fillimi”, u tha gazetarëve drejtori i përgjithshëm i Agjensisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore (IAEA), Rafael Mariano Grossi, pasi u kthye të premten në Vjenë nga një vizitë në terren në Ukrainë dhe takime në Rusi. “Por, kemi disa aktivitete të strukturuara që do të fillojnë nga java e ardhshme”.

Asistenca do të përfshijë dërgimin e ekipeve të ekspertëve dhe paisjeve, si dhe krijimin e një mekanizmi të ndihmës së shpejtë.

“Në rast se ka një situatë – një emergjencë – që mund të ndodhë, po krijojmë një mekanizëm në afërsi, nëpërmjet të cilit mund të dërgojmë një ekip për të vlerësuar situatën dhe për të ndihmuar pothuajse menjëherë”, tha zoti Grossi.

Në fillimet e sulmit, forcat ruse morën centralin jofunksional bërthamor të Çernobilit. Të enjten, u konfirmua se rusët do të largoheshin. Pati njoftime se qindra ushtarë rusë ishin helmuar nga radiacioni pasi kishin gërmuar për të hapur llogore në zonën më të ndotur të ndaluar, të quajtur Pylli i Kuq.

Zoti Grossi tha se situata e përgjithshme e radiacionit përreth centralit tashmë është “krejt normale” dhe se nuk mund të konfirmojë njoftimet se po sëmureshin ushtarët rusë.

“Kishte një nivel relativisht më të lartë rrezatimi të lokalizuar për shkak të lëvizjes së mjeteve të rënda gjatë marrjes së centralit dhe duket se e njëjta situatë është krijuar gjatë largimit”, tha zoti Grossi. “Dëgjuam për mundësinë e personelit që mund të jetë kontaminuar, por nuk kemi ndonjë konfirmim për këtë”.

Drejtori i përgjithshëm tha se anëtarë të stafit të tij do të shkojnë “shumë shpejt” në Çernobil, dhe se aty ka shumë punë teknike për t’u bërë, pasi janë humbur shumë kapacitete të monitorimit nga larg, të cilat duhen ringritur sërish. Ai tha se kjo mund të realizohet me shpejtësi. /VOA

Next Post
‘Foltore’ në Tepelenë, Berisha: Koha për bashkim! Të përgatitemi për betejë kundër regjimit

Versioni i ri i Berishës për përballjen me 'non grata': Sa të jetë Blinken nuk iki në SHBA, por...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr i përmasave të mëdha në Gjirokastër, rrezikohen banesat dhe fabrika e ujit

Zjarr i përmasave të mëdha në Gjirokastër, rrezikohen banesat dhe fabrika e ujit

September 15, 2026
Gykata e Brazilit miraton unanimisht ekstradimin e Ervin Matës

Gykata e Brazilit miraton unanimisht ekstradimin e Ervin Matës

September 15, 2026
Shtatorja e Mbretëreshës Teuta vendoset te “Ballkoni Panoramik”

Shtatorja e Mbretëreshës Teuta vendoset te “Ballkoni Panoramik”

September 15, 2026
Burg të riut që u kap me 4 kg heroinë në kamion në portin e Durrësit

“Rruga e kokainës” drejt Durrësit, 38 ditë në det, nga Brazili, përmes Marokut e Greqisë

September 15, 2026
“Më vjen turp…”, kreu i Unionit të Gjyqtarëve: Ligji duhet të kthehet, kemi gati materialin

“Më vjen turp…”, kreu i Unionit të Gjyqtarëve: Ligji duhet të kthehet, kemi gati materialin

September 15, 2026
Fillon lufta e “yjeve”, ushtria amerikane zbulon se ka armë në hapësirë

Fillon lufta e “yjeve”, ushtria amerikane zbulon se ka armë në hapësirë

September 15, 2026
Arrestimi i Veliajt, Rama ndërpret axhendën në Shkodër, niset urgjent drejt Tiranës

“Tirana me kokë të prerë” / Rama reagon pas vendimit për Veliajn: Kalvar unik në Europë! Kryetari i pagëzuar nga GJK nuk mund të lëvizë nga qelia

September 15, 2026
Terrori që vetëm Pupin mund ta shohë

Terrori që vetëm Pupin mund ta shohë

September 15, 2026
Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

Nafta shtrenjtohet, fqinjët ulin taksat! Maqedonia e Veriut çon TVSH në 10%, masa lehtësuese edhe në Itali, Spanjë e Qipro

September 15, 2026
Shkrirja e bashkive, PD del kundër propozimit të PS, Bozdo: Ja pse Dimali dhe Poliçani nuk duhet të zhduken nga harta

Nafta 229 lekë/litër! Bozdo: 55% të çmimit i merr qeveria! Të hiqet taksa e qarkullimit dhe të ulet akciza

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com