• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dallimi i gjinisë së fëmijës, në bazë të njohurive popullore

by
13/07/2015 11:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në të kaluarën, ekografitë nuk ekzistonin, por kurioziteti për të parë gjininë e fëmijës ishte gjithmonë i njëjti. Nuk ishin në gjendje që të përfitonin nga teknikat e sotme të avancuara dhe për këtë i besonin intuitës, apo besëtytnive duke u bazuar sigurisht edhe në disa “shenja të veçanta”!

“Nepsi”, njollat në trup, barku i ngritur, i ulur ose i rrumbullakët etj., janë disa prej tyre. Shpjegimin e këtyre specifikave, të vërteta ose false, nuk është e thënë ta dini domosdo, raporton telegrafi. Por besojeni ose jo, ia vlen gjithmonë t’i njihni, pse jo edhe për të pasur një kulturë folklorike! Zbulojini se si mund ta kuptoni nëse fëmija juaj është mashkull ose femër, sipas traditës.

Dëshira për ushqime të caktuara
Dëshira e pakontrollueshme ndaj një ushqimi të caktuar, ose “nepsi” tipik i shtatzënisë, sipas një besimi të gjerë popullor, jo vetëm që duhet shijuar menjëherë, por ajo tregon edhe gjininë e fëmijës. Dëshira e madhe për ëmbëlsirat për shembull, shënjon ardhjen në jetë të një vajze, ndërsa preferenca për ushqimet e kripura atë të një djali.

Lëkura
Si mund të kuptoni seksin e fëmijës duke interpretuar shenjat në lëkurë? Shfaqja e njollave dhe e pikave mbi të tregon ardhjen e një vogëlushi, ndërkohë lëkura e lëmuar dhe perfekte do të thotë se prisni një vogëlushe. Por treguesit e seksit të fëmijës kuptohen edhe nëpërmjet ngjyrës së fytyrës së nënës: ezmere nëse është djalë dhe e bardhë e pastër, nëse është vajzë.

Barku i lartë ose i ulët
Sipas traditës, barku i lartë, parasheh një mashkull, por në rast të një barku të ulët, ju prisni një vajzë. Por duhet theksuar se ky besim i bazuar mbi formën e barkut, varion nga vendi në vend, si duket për shkak të ndonjë keqkuptimi të hershëm!

Barku i rrumbullakët ose me majë
Në antikitet thuhej se “barku me majë nuk shkon në luftë”, ose ndryshe, vajzat nuk ishin të detyruara të merrnin pjesë në të tilla ngjarje, çka nënkuptonte se femrat shtatzënë me bark me majë kanë vajzë, ndërsa në të kundërt, kur barku është i rrumbullakët, pritet lindja e një djali.

Të përzierat dhe gjendja e të fikëtit
Të përzierat, të vjellat dhe gjendja e të fikëtit tregojnë pa asnjë mëdyshje ardhjen në jetë të një vogëlusheje, që qysh në mitër fillon ta “çmendë” nënën e ardhshme! Padyshim se ky besim popullor mund të ketë lindur në një kontekst mashkullor!

Dëshira për të fjetur
Një mama e ardhshme që ka gjithmonë gjumë, sipas traditës, pret një vajzë. Me sa duket vogëlushet harxhojnë mjaft energji gjatë kohës kur janë në barkun e nënës, ndërsa meshkujt, e dimë mirë se, këtë gjë e bëjnë sapo vijnë në këtë botë!

Soda e bukës
Testi më i mirë për të mësuar që ju jeni shtatzënë me një djalë ose vajzë është soda! Vendos disa lugë sodë buke në një gotë dhe shtoni urinën tuaj. Nëse nuk ndodh reaksion është vajzë, nëse shkumon është djalë.

Gjendja shpirtërore
Nëse gjatë shtatzënisë ndiheni nervoze dhe energjike, mund të jetë vajzë. Nëse jeni e relaksuar por e ngathët, mund të jetë djalë.

Shtimi i peshës
Është e pritshme të shtoni peshë, por kur shtoni më shumë, mund të përcaktojë edhe gjininë. Nëse ju shtoni peshë në ije dhe kofshë, pritet të jetë vajzë, shkruan gazeta-shqip. Shtimi i madh i peshës në të gjithë trupin nënkupton të jetë djalë.

Të rrahurat e zemrës së fëmijës
Nëse të rrahurat e zemrës së bebes janë 140 rrahje për një minutë, atëherë prisni një vajzë. Por nëse të rrahurat e zemrës janë nën 140, thuhet të jetë djalë.

Next Post

Qeveria tregon datën kur BE-ja heq barrikadën, Brukseli hesht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vlorë/ Vodhi kasën e supermarketit pasi theu xhamin, arrestohet 32-vjeçari

Vlorë/ Vodhi kasën e supermarketit pasi theu xhamin, arrestohet 32-vjeçari

September 27, 2026
Trump: Arrestimet për sulmin ndaj RAF Fairford, një sukses i madh i bashkëpunimit SHBA-Britani

Trump: Arrestimet për sulmin ndaj RAF Fairford, një sukses i madh i bashkëpunimit SHBA-Britani

September 27, 2026
Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin?

Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin?

September 27, 2026
Ç’tregon sufiçiti 8-mujor i Buxhetit të Shtetit?

Ç’tregon sufiçiti 8-mujor i Buxhetit të Shtetit?

September 27, 2026
Shqipëria nuk ndalet pas Bjellorusisë, kuqezinjtë përgatiten për duelin me San Marinon

Shqipëria nuk ndalet pas Bjellorusisë, kuqezinjtë përgatiten për duelin me San Marinon

September 27, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

12 orë fitimtarë

September 27, 2026
Tabaku i përgjigjet Ramës: Shqipëria vuan nga një republikë e të korruptuarve

Tabaku i përgjigjet Ramës: Shqipëria vuan nga një republikë e të korruptuarve

September 27, 2026
Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë për çmime më të larta të naftës dhe gazit, shkak mbyllja e Ngushticës së Hormuzit -

Tensionet SHBA-Iran përshkallëzohen! Garda iraniane kap dronin amerikan në Ngushticën e Hormuzit

September 27, 2026
Marta Kos: 2026, “viti i zgjerimit” të BE-së, Shqipëria mes katër vendeve kryesuese

Marta Kos: 2026, “viti i zgjerimit” të BE-së, Shqipëria mes katër vendeve kryesuese

September 27, 2026
Deklarata e fortë e Salianjit: Rama dhe Berisha të tregojnë çfarë diskutuan në takimin në Rinas

Deklarata e fortë e Salianjit: Rama dhe Berisha të tregojnë çfarë diskutuan në takimin në Rinas

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com