• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dalja nga ndihma ekonomike, Rama: Kurs profesional falas dhe 55 mijë lekë në muaj

by Java News
12/03/2018 12:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Misioni ynë është punësimi i kujtdo që është i aftë për punë”, deklaroi të hënën Kryeministri Edi Rama, duke theksuar se “zyrat e punës janë në shërbim të personave të dalë nga skema e ndihmës ekonomike”.

I pranishëm në një aktivitet për riaktivizimin në tregun e punës të ish- përfituesve të ndihmës ekonomike, Rama u shpreh se “varfëria nuk luftohet me propagandë dhe as me lëmosha”.

Kreu i Qeverisë siguroi se “ky do të jetë mandati i ri i punësimit dhe ndryshimit rrënjësor të raportit me punën dhe integrimit në punë përmes aftësimit”.

“Edhe pse kjo që po bëjmë është ende shumë pak në raport me atë që ka nevojë vendi dhe atë që meritojnë ata që janë në punë, rroga, siguri dhe kushte pune më të mira, kjo jep parashikueshmëri më të qëndrueshme në vijim dhe garanci për sigurimet dhe pensionin e tyre”, tha Rama.

Varfëria, vijoi kryeministri, nuk luftohet me propagandë dhe lëmosha, duke zgjidhur sot për sot diçka të vogël dhe duke mbyllur sytë ndaj të nesërmes.

“Varfëria u ul këmbëkryq për vite të tëra dhe u kthye në një status për shumë njerëz, për të cilët nuk u mendua kurrë se si do të aftësohen dhe tërhiqen në tregun e punës. Ndihma ekonomike duhet të jetë vetëm një moment solidariteti, që duhet të jetë sa më i shkurtër, përmes së cilës një shtet i vërtetë dhe qeveri e përgjegjshme duhet të bëhet gati për të kaluar në një fazë tjetër përmes punës”, shtoi Rama.

Kryeministri kujtoi se për mbi 20 vite njerëzit ishin lënë në gjendjen e paralizës me një ndihmë ekonomike të pjesshme, që ka arritur të jetë edhe 6 mijë lekë të vjetra, që e shërndanin ata që sot dalin në televizor me të varfërit e lënë pas dore.

“Lënia në mëshirën e lëmoshës të mpin, të paralizon dhe përjashton nga rrethi i mundësive që ka vendi. Sot, kush del nga ndihma ekonomike dhe është i aftë për punë, del nga një situatë ku merrte 35 mijë lekë të vjetra dhe ka në dorë nga shteti 55 mijë lekë që të shkoj dhe të bëj kurs profesional në Qendrat e Formimit Profesional”, tha Rama.

Ai u bëri thirrje të gjithë personave të interesuar që në vend që të dalin në televizor duke u qarë në supet e atyre që nuk ja ka zgjidhur kurrë hallin, dhe hallin e tyre do ta përdorin për propagandë, të drejtohen në Zyrat e Punës ose Qendrat e Formimit Profesional dhe të marrin çdo muaj 55 mijë lekë për t’u trajnuar dhe aftësuar për punë.

Kryeministri theksoi se ndërmarrja ku po zhvillohet aktiviteti ka të punësuar 250 punonjës dhe pritet të shkojë në 300 punonjës deri në fund të vitit. “Nuk mund t’i punësojnë menjëherë edhe 50 punonjës, sepse njerëzit duhen aftësuar dhe trajnuar”, tha Rama, duke theksuar rëndësinë e procesit të trajnimit të harmonizuar me ndërmarrjet.

“Jemi të vetëdijshëm që zyrat tona të Punës duhet të bëjnë shumë më tepër. Çdo zyrë duhet të jetë një zyrë jo që pret dhe përcjell, por mbështet me të gjithë forcën e solidaritetit njerëzit që janë në kërkim dhe nevojë të një pune”, tha Rama.

Po ashtu, ai kërkoi që të ketë një harmoni të plotë me Zyrat e Shërbimit Social Shtetëror për të nxjerrë çdo muaj sa më shumë persona nga qerthulli vicioz i varfërisë dhe ndihmës ekonomike si lëmoshë e përjetshme dhe të përfshihen në tregun e punës.

“Sigurisht se ka rroga të pamjaftueshme, por jetojmë në një vend ku deri dje ishim pa asnjë rrugëdalje. Sot e kemi, por na duhet punë dhe këmbëngulje, sepse ajo që u rrënua në sistem për çerek shekulli”, tha Rama.

Në mbi 20 vite, sipas tij, nuk u mendua kurrë për arsimin profesional, zanatet dhe një të ardhme të qëndrueshme të punësimit.

Vendet më të pasura të Europës dhe botës, vijoi kryeministri, nuk i degdisin të gjithë fëmijët drejt universiteteve, por u japin një zanat që jo vetëm të bëjë një punë, por edhe të bëjnë biznes.

“Zyrat e punësimit duhet të shkojnë të trokasin në çdo ndërmarrje, të kenë të qartë çdo pasqyrë nevojash dhe t’i shkojnë prapa çdo njeriu që është i gatshëm të punojë. Kjo është një reformë përmbajtësore, pasi nuk mund të jetë kurrë lëmosha, alternativë e punës dhe statusi i varfërisë ‘mish për top’ për politikën e ditës”, tha në përfundim Rama. (atsh)

 a.ç
Next Post
Shpërthimi te dyqani i celularëve/ “I plagosuri humbi gishtat”, dëshmitarët rrëfejnë tmerrin

Shpërthimi te dyqani i celularëve/ "I plagosuri humbi gishtat", dëshmitarët rrëfejnë tmerrin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kujdes nëse udhëtoni nesër drejt Greqisë! Bllokohet përkohësisht pika kufitare e Kapshticës

Kujdes nëse udhëtoni nesër drejt Greqisë! Bllokohet përkohësisht pika kufitare e Kapshticës

July 26, 2026
VIDEO/ Zjarr i madh në Pyllin e Sodës, tymi mbulon qytetin! Pesë vatra aktive rëndojnë situatën në Vlorë

VIDEO/ Zjarr i madh në Pyllin e Sodës, tymi mbulon qytetin! Pesë vatra aktive rëndojnë situatën në Vlorë

July 26, 2026
Zyrtare/ Champions League hap siparin, 36 klube në garë për trofeun që mbron PSG

Zyrtare/ Champions League hap siparin, 36 klube në garë për trofeun që mbron PSG

July 26, 2026
VIDEO/ Era ‘trazon’ detin, autoritetet ngrenë flamurin e kuq në plazhet e Vlorës!

VIDEO/ Era ‘trazon’ detin, autoritetet ngrenë flamurin e kuq në plazhet e Vlorës!

July 26, 2026
Kur “Besa” hyn në qeveri

Kur “Besa” hyn në qeveri

July 26, 2026
Alarm në Kongo, Ebola del jashtë kontrollit!

Alarm në Kongo, Ebola del jashtë kontrollit!

July 26, 2026
Zjarret pranë Madridit, Sánchez: Kemi bërë përparim, por rreziku mbetet i lartë

Zjarret pranë Madridit, Sánchez: Kemi bërë përparim, por rreziku mbetet i lartë

July 26, 2026
Shqipëria përshpejton negociatat me BE-në, Hoxha: Progresi erdhi falë punës

Shqipëria përshpejton negociatat me BE-në, Hoxha: Progresi erdhi falë punës

July 26, 2026
Rreziku nga zjarret, hapen 100 km rrugë pyjore në Qarkun e Tiranës

Rreziku nga zjarret, hapen 100 km rrugë pyjore në Qarkun e Tiranës

July 26, 2026
Operacioni “Game Over” në Divjakë, zbulohet një lokal me lojëra fati, arrestohen pronari dhe kamarieri

Operacioni “Game Over” në Divjakë, zbulohet një lokal me lojëra fati, arrestohen pronari dhe kamarieri

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In