• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dalja nga kriza nuk është detyrë vetëm e Ramës dhe Bashës

by Mentor Kikia
29/07/2019 13:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mentor Kikia 

Presidenti Macron(Franca) mund të mos jetë më një barrikadë për çeljen e negociatave me BE-në, pavarësisht formës së kushtëzuar. Ai po kërkon tani një arsye për të na mbështetur. Të shtunën, ambasada e Francës në Tiranë, lëshoi një deklaratë ku linte të kuptohej se Parisi mund të ndryshojë qëndrim deri në tetor. Këtë e përforcoi edhe komisioneri Hahn nga Beogradi.

Pra negociatat e kushtëzuara mund të hapen. Por i duhet dhënë zgjidhje krizës politike në Tiranë. Duhet një marrëveshje pra.

Pikërisht këtu qëndron edhe problemi. Për çfarë mund dhe duhet të merren vesh sot Rama dhe Basha, apo qeveria me opozitën?

Një marrëveshje për ti dhënë një shanc hapjes së negociatave dhe pastaj të rinisë sherri nga e para?
Një marrëveshje sa për të kaluar ngërçin e radhës?

Jo, as njëra dhe as tjetra!

Shqipërisë i duhet një zgjidhje afatgjatë e krizës, pra një zgjidhje që nuk do të prodhojë krizën e radhës pas disa vitesh. Një zgjidhje për sot dhe për të ardhmen. Shqipërisë, më shumë sesa negociatat sot i duhet një marrëveshje, në nivel të gjërë, që të forcojë themelet e demokracisë dhe të garantojë funksionimin e shtetit të së drejtës në të gjitha nivelet. Kriza që po kalojmë nuk është një qejfmbetje personale mes Ramës dhe Bashës, por pasojë e deformimeve skandaloze që i janë demokracisë tonë delikate.

Bëhet fjalë për vendime që dalin përtej misionit të një qeverie, apo një partie politike. Ndaj, në këto kushte, kërkohet kontributi edhe i njerëzve të tjerë, jashtë politikës.

Njerëz të botës akademike, shoqërisë civile, njerëz që bëjnë pjesë në elitën e shoqërisë, nuk duhet të qëndrojnë në hije e të presin çdo të thuhet në lajmet e mbrëmjes në TV, por të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre si njerëz publikë, duke sygjeruar dhe nxitur ide, edhe kurajoze, pa u trembur nëse zemërojnë kryeministrin apo udhëheqësin e opozitës. Mjedisi aktual nuk ka nevojë për tifozë politikë, por më shumë se kurrë ka nevojë për mendje të ftohta dhe të guximshme.

Jemi në kushtet kur ose duhet të marrim vendime të rëndësishme për të ardhmen tonë, ose duhet të mbetemi shteti më qesharak i kontinentit.

p.s: Të nderuar miq, kjo është një ftesë për të gjithë ndaj dhe do isha mirënjohës të kontribuonit duke e shpërndarë për ta shndërruar në një debat publik, për të prodhuar ide e sygjerime konkrete.

g.kosovari

Next Post
Gjuetar i dëshpëruar i seksit që do vetëm femra të virgjëra”/ Jeta e shthurur e sheikut të Dubait me vajzat në pallatin Mbretëror

Gjuetar i dëshpëruar i seksit që do vetëm femra të virgjëra”/ Jeta e shthurur e sheikut të Dubait me vajzat në pallatin Mbretëror

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Viti i ri shkollor/ Merret vendimi, anglishtja do të mësohet nga klasa e parë

“Fëmijët në shkollë deri në 16:00”, kur do të nisë programi?

April 1, 2026
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

April 1, 2026
Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

April 1, 2026
Zgjedhja e presidentit në Kosovë, parti politike nuk arrijnë në një konsensus

Zgjedhja e presidentit në Kosovë, parti politike nuk arrijnë në një konsensus

April 1, 2026
Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

April 1, 2026
“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

April 1, 2026
Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

April 1, 2026
“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

April 1, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

April 1, 2026
Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In