• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dalin pamjet, ja si ia dogjën makinën biznesmenit nga Shkodra

by A R
28/12/2018 15:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kjo është një makinë e djegur një natë më parë tek vendi i quajtur Rruga e Gjanë në Shkodër. Mjeti në fjalë është në pronësi të shtetasit Ergyst Kullolli, një biznesmen i njohur në qytetin e Shkodrës bashkë me familjen e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:34 të mëngjesit kur mjeti është djegur nga një person i paidentifikuar ende nga policia. Kjo nuk është ngjarja e parë për biznesmenin Kullolli sepse para 6 ditësh teksa po shkonte në shtëpi në orët e mbrëmjes është goditur pas koke nga një person i paidentifikuar dhe ka rënë në tokë pa ndjenja.

Biznesmeni mban mend vetëm disa hapa dhe asgjë më shumë sepse menjëherë ka humbur vetëdijen. Pasi është dërguar në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrës ka marrë mjekim ndërsa ka disa shqetësime në duar dhe kokë si shkak i goditjes. Pas 6 ditësh biznesmeni Kullolli përballet me një tjetër ngjarje të rëndë. Kësaj here mjeti i tij që ndodhej i parkuar përpara dyqanit që ka tek “Rruga e Gjanë” është djegur me benzinë.

“BalkanWeb” ka arritur të sigurojë edhe pamjet e momentit të djegies së mjetit në fjalë. Një person afrohet qetësisht tek makina tip “Passat” me targë AA 628 BF dhe e lyen me lëndë djegëse. Pasi sigurohet se në rrugë nuk ka lëvizje menjëherë i vë flakën mjetit dhe largohet me shpejtësi. Ky moment është fiksuar nga dy kamera të sigurisë të subjekteve.

Ergyst Kullolli dhe familja e tij kanë një pikë lëndë ndërtimi tek “Rruga e Gjanë” ndërsa posedojnë edhe një hotel të tyrin në plazhin e Velipojës. Ata deklarojnë se asnjëherë më parë nuk kanë pasur probleme apo konflikte ndaj janë të shtangur nga këto ngjarje të njëpasnjëshme.

Biznesmeni shkodran ka deklaruar se atij tashmë i rrezikohet jeta pas këtyre dy ngjarjeve radhazi ndërsa ka kërkuar një angazhim shumë më të madh të forcave të policisë për të zbardhur këto sulme ndaj tij që i rrezikojnë jetën.

Dyshimet e para të familjes Kullolli edhe pse nuk kanë asnjë konflikt janë për shkak të konkurrencës për bizneset që kanë. Policia ende nuk ka zbardhur asnjërën prej këtyre dy ngjarjeve.

Pak ditë më parë u dogj makina e Arta Shirokës, menaxhere në një Call Center. Mjeti i saj është vjedhur në hyrje të qytetit gjatë natës dhe është djegur në lagjen “Rus”, tek vendi i quajtur “Vajguri”. Fillimisht u tha se është defekt teknik por pas ekspertizës nga zjarrfikëset u vërtetua se ai mjet është djegur me lëndë djegëse. Ngjarjet kriminale në Shkodër vazhdojnë të jenë të pranishme duke rrezikuar jetën e qytetarëve si në këto raste të fundit.

/a.rada

Next Post
Alkool dhe shpejtësi, 13 shoferë të arrestuar këtë javë në Tiranë

VIDEO/ Policia me dorë të fortë, për shkeljet flagrante të semaforit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com