Sulmet e SHBA dhe Izraelit kanë shkatërruar rezidencën zyrtare të Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, në Teheran.
Gazetari i New York Times ka publikuar pamjet satelitore të kompleksit, ndësa shkruan se nuk dihet vendodhja aktuale e Khameneit.
“Kemi marrë imazhin e parë të njohur satelitor të kompleksit të Ajatollah Ali Khameneit në Teheran. Disa ndërtesa janë shkatërruar. Edhe pse vendndodhja aktuale e Liderit Suprem të Iranit është e panjohur, kompleksi përdoret përgjithësisht si rezidenca e tij zyrtare”, shkroi gazetari i New York Times, Christiaan Triebert, në X.










