• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dalin fotot e rralla të Azem Hajdarit, sot do të mbushte 55 vjeç

by Java News
11/03/2018 13:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Albumi monografik me rastin e 55-vjetorit të lindjes: “Azem Hajdari dhe Tropoja”. “Azemi shprehu gatishmërinë për të luftuar me armë në Kosovë”.

RAMIZ LUSHAJ

Botimi i posaçëm “Azem Hajdari dhe Tropoja”– albumi monografik i formatit A4 me 100 faqe me ngjyra, vjen në 55-vjetorin e lindjes së tij (1963-11 mars- 2018) si mirënjohje misionare e kohës, si përplotësim dokumentar me të dhëna të tjera të reja për figurën e veprimtaritë e këtij heroi të lirisë e demokracisë.

azem3

Azem Hajdarin, si asnjëherë tjetër, nëpërmjet ravijëzimeve historike, me foto e tekst, me thënie e vlerësime nga të tjerët, e shohim mjaft të lidhur me vendlindjen e tij, Tropojën, prej nga erdhi në Lëvizjen Studentore të Dhjetorit ’90, etj.. E veçanta është, se me anë të pemës së tij gjenealogjike jepen lidhjet e tij të gjakut në 9 breza me Haxhi Zekë Byberajn e Lidhjes së Pejës dhe me Heroin e Popullit Bajram Curri, ndërsa në 10 breza me Heroin e Popullit Mic Sokoli dhe prijtarin e pleqnarin e madh, Binak Alia i Krasniqes – një ndër anëtarët e Komitetit Drejtues të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Azemi me gruan dhe femijet
Azemi me gruan dhe femijet

Azem Hajdari – “Pishtar i Demokracisë”, dëshmor e hero i demokracisë e kombit, siç thuhet në këtë botim, i ka pesë “Dëshmorë të Atdheut”: gjyshin e tij – Tahir Niman Hajdaraj, dy kushërinjtë e tij të gjakut e pragut: Syl Ram Hajdaraj e Sokol Ram Hajdaraj si dhe dy dajat e tij nga Luzha e Tropojës: Kadri Miftar Neziraj dhe Bek Miftar Neziraj. Azem Hajdari vjen në faqet e këtij botimi si një punëtor i madh, i cili ngriti me kontributet e tij një shtë- pi dykatëshe në qytetin alpin të Bajram Currit, që tashmë është shpallur “Monument Kulture i Kategorisë së Parë” dhe pret të ketë një rikonstruksion të saj, të jetë një Shtëpi Muze.

Azem Hajdari me fëmijët, Rudina dhe Kirjadi
Azem Hajdari me fëmijët, Rudina dhe Kirjadi

Ai vjen dhe si një gjimnazist me notë mesatare të lartë, mbi 9 (nëntë), çka i mundësoi ndjekjen e studimeve të larta në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua për Shkenca Politike (1991) e Juridik (1994). Ai ishte i dhënë pas sporteve si, futbollit, notit, etj., por edhe në veprimtari kulturore e artistike.

Në vitin 1981, në moshën 18-vjeçare Azem Hajdari u ngjit në skenën e Pallatit të Kulturës “Dardania” në qytetin Bajram Curri, ku luajti rolin e personazhit Maliqi, te drama “Familja e Peshkatarit” të dramaturgut S. Pitarka, vënë në skenë nga regjisori profesionist S. Doçi. Në këtë album monografik pasqyrohet roli e veprimtaria e Azem Hajdarit si lider i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit ’90, si kryetar i Komisionit Nismëtar të PD-së, si një nga figurat e shquara të pluralizmit, demokracisë e nacionalizmit shqiptar.

Aty gjenden fakte se më 3 janar 1991, në shtëpinë e Azem Hajdarit u themelua dega e PD-së së Tropojës, një nga degët e para të PD-së në Shqipëri; pjesë- marrja e Azem Hajdarit e lidershipit të PD-së së Tiranës e Tropojës në mitingun e 10 janarit 1991 në qytetin Bajram Curri; kontributet e Azem Hajdarit si deputet i Tropojës, për lirinë e Kosovës, etj..

 Azem Hajdari dhe Teodor Keko me bashkëshortet
Azem Hajdari dhe Teodor Keko me bashkëshortet

Aty gjejmë faktin se si Azem Hajdari e shprehu publikisht gatishmërinë për të shkuar për të luftuar me armë në dorë në luftën e Kosovës, por për shkak të pozicionit të tij politik në Shqipëri nuk iu lejua ndërmarrja konkrete e një akti të tillë. Një vend të veçantë zënë, kontributi i Azem Hajdarit për ngritjen e Tyrbes së Dervishit të Luzhës – Nderi i Kombit e idhulli i tij shpirtëror dhe të shtatores së tij në Luzhë të Tropojës.

Rasim Hasanaj, Sali Berisha e Azem Hajdari në aktivin e parë të PD, 15 shkurt 1991
Rasim Hasanaj, Sali Berisha e Azem Hajdari në aktivin e
parë të PD, 15 shkurt 1991

Azem Hajdari në këtë botim paraqitet në takime e biseda me personalitete ndërkombëtare, miq të Shqipërisë e të Kosovës, si në institucionet euro-atlantike në Europë, në Senatin e Kongresin Amerikan, etj., ku ishte kontribuues në ndërkombëtarizimin e Lëvizjes Studentore të Dhjetorit ’90, të zhvillimeve demokratike e ekonomike në Shqipëri, për lirinë e pavarësinë e Kosovës, etj.. Një hapësirë të dukshme në këtë botim merr ngritja e shtatores së Azem Hajdarit në Tropojë, nismë e cila nisi vite më parë nga dy biznesmenët atdhetarë shqiptaroamerikanë Harry Bajraktari – Nderi i Kombit, e Rrustem Gecaj – Nderi i Kombit, nga Besnik Dushaj – kryetari i sotëm i Bashkisë së Tropojës dhe av. Rasim Hasanaj – vëllai i Azem Hajdarit, ish-kryetar i Komitetit Shtetëror të Kulteve të Shqipërisë.

Azem Hajdari gjatë një aktiviteti politik
Azem Hajdari gjatë një aktiviteti politik

Aty botohen përshëndetjet e fjalët e mbajtura në ditën e përurimit të shtatores më 27 tetor 2017 nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta; nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ish-Kryeministri Sali Berisha; deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj; nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu, kryetari i Bashkisë të Tropojës, Besnik Dushaj; Federata Panshqiptare “Vatra” e Amerikës; nga deputetja Rudina Hajdari e Azem A. Hajdari – dy fëmijët e Azem Hajdarit, etj..

Ky botim përmbyllet me vlerësimet e larta ndaj figurës e kontributeve të Azem Hajdarit, si nderimi nga Presidenti i Shqipërisë me dekoratën më të lartë “Urdhri i Flamurit”(2013), me dekoratën e lartë “Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit” dhënë nga Presidenti i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova (2003), me Urdhrin “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” (2008); me titullin e lartë “Nderi i Kombit” (2002) dhe “Pishtar i Demokracisë” (1993), si dhe me dhjetëra tituj “Qytetar Nderi” nga komuna e bashki në të gjithë Shqipërinë, si në Tropojë, Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë, Kavajë, Berat, etj.. “Azem Hajdari dhe Tropoja” – është një kontribut më shumë në pasqyrimin e lartësimin e emrit e personalitetit shumëdimensional të Azem Hajdarit – hero i lirisë, demokracisë e nacionalizmit shqiptar.

Titulli origjinal i autorit: Në 55-vjetorin e Lindjes, “AZEM HAJDARI DHE TROPOJA”

Next Post
VIDEO/ Zëvendësuesi i kapiten Astorit shënon gol, ja si e feston

VIDEO/ Zëvendësuesi i kapiten Astorit shënon gol, ja si e feston

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DETAJE/ E morën peng dhe i kërkuan 2 mln euro, autorët u prezantun si agjentë të BKH, dhunuan 32-vjeçarin gjithë natën

DETAJE/ E morën peng dhe i kërkuan 2 mln euro, autorët u prezantun si agjentë të BKH, dhunuan 32-vjeçarin gjithë natën

April 13, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Galilei nuk di të lexojë hartat

April 13, 2026
Nuk dua gjë tjetër!” I moshuari ndalon Ramën në Vlorë, ja çfarë i kërkoi Kryeministrit (Video)

Nuk dua gjë tjetër!” I moshuari ndalon Ramën në Vlorë, ja çfarë i kërkoi Kryeministrit (Video)

April 13, 2026
Mbledhja me Kolegjin e Kryetarëve, Berisha porosi kryetarëve të degëve: Protesta arma jonë kryesore

Mbledhja me Kolegjin e Kryetarëve, Berisha porosi kryetarëve të degëve: Protesta arma jonë kryesore

April 13, 2026
Izraeli mbështet bllokadën amerikane të porteve iraniane

Izraeli mbështet bllokadën amerikane të porteve iraniane

April 13, 2026
Veliaj: Dado nga kuzhinier u bë pilot! Tani në Bashki kanë frikë të firmosin! Nuk është hapur asnjë kopsht i ri…

Saga e përndjekjes ndaj Veliajt! Ols Dado i bën vetting vjehrrit të ndjerë në tatime, banka, ujësjellës e hipoteka 7 vite pas vdekjes

April 13, 2026
Zgjedhjet lokale, KQZ nis përgatitjet, letër bashkive: Përcaktoni Qendrat e Votimit

Zgjedhjet lokale, KQZ nis përgatitjet, letër bashkive: Përcaktoni Qendrat e Votimit

April 13, 2026
“Bankers” mashtroi për të marrë para, Prokuroria: Janë përfituar nga kreditimi i TVSH-së, 244 milionë lekë

Shqipëria me rezerva për 5 muaj, rritja e çmimit të karburantit kërcënon fluturimet dhe turizmin

April 13, 2026
A do të reduktohet flota e autobusëve? Shoqata e Transportit letër ministrave, nesër pritet vendim

A do të reduktohet flota e autobusëve? Shoqata e Transportit letër ministrave, nesër pritet vendim

April 13, 2026
Përgjimet/ Përplasja me grupin rival të ‘Doqes’, ja si e planifikoi “Ini i Çones” eliminimin e “Gëçe-s”

Përgjimet/ Përplasja me grupin rival të ‘Doqes’, ja si e planifikoi “Ini i Çones” eliminimin e “Gëçe-s”

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In