Shkëmbimi kulturor midis dy vendeve është mjaft i rëndësishëm për integrimin e dy kulturave mes dy popujve tanë, shqiptar dhe gjerman, kështu ka deklaruar kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako në koncertin e orkestrës simfonike të të rinjve gjermanë në bashkëpunim me orkestrën rinore të harqeve Tirana.
Koncerti është zhvilluar në arenën e amfitetarit antik të qytetit të Durrësit, ku i pranishëm ka qenë edhe ambasadori i Gjermanisë Hellmut Hoffmann.
Kryebashkiaku Dako në përshëndetjen e tij i ka uruar mirëseardhjen të rinjve gjermanë, duke shtuar se pas vizitës së tyre të parë në Durrës dhe Shqipëri, me siguri që do të ndryshojnë opinionin për ato që kishin dëgjuar më parë rreth









