• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dako: qendra sociale në të gjitha zonat e Bashkisë së re

by
21/05/2015 11:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jemi gjithmonë në mbështetje të fuqishme për të gjithë njerëzit në nevojë, prandaj, ashtu si në qytetin e Durrësit, do të hapim qendra sociale edhe në Ishëm, Katund të Ri, Manëz, Rrashbull dhe Sukth.

Ky ka qenë zotimi i kryebashkiakut Vangjush Dako gjatë takimit të zhvilluar me banorët e zonës së Nishtullës në qendrën komunitare që ka çelur Bashkia e Durrësit në këtë zonë.

Kryebashkiaku Dako deklaroi se Bashkia e Durrësit ka mbështetur këtë qendër multifunksionale komunitare për t’i ardhur në ndihmë komunitetit të zonës e sidomos atij rom e egjyptian.

“Komunitetin rom e kemi patur gjithnjë përparësi, madje, 15 familje të këtij komuiniteti i kemi strehuar në banesat sociale që kanë përfunduar. Ndërkohë 15 familje të tjera do të strehoen  në banesat e tjera sociale që janë në process ndërtimi, pra, janë 30 familje që strehohen në banesat sociale të Bashkisë.” tha ai

Dako shtoi se ”me anë të kësaj qendre komunitare në zonën e Nishtullës, kemi synuar të mbështesim komunitetin e zonës dhe sidomos atë rom, si dhe fëmijët e këtij komuniteti, me qëllim që t’i heqim ata nga rruga dhe t’i orientojmë drejt shkollës”.

Po kështu kryebashkiaku Dako ka bërë me dije se në këtë qendër do të fillojë së shpejti një projekt për çeljen e kurseve për vegla muzikore për fëmijët e zonës në mënyrë që ata të shfaqin talentin e tyre.

Next Post

Arrestohet ish-Drejtori i Tatimeve në Tiranë Ismail Muça

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com