• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Arrestohet ish-Drejtori i Tatimeve në Tiranë Ismail Muça

by
21/05/2015 12:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-Drejtori i Tatimeve Ismail Muça është arrestuar nga Policia e Tiranës. Sipas policisë arrestimi i Muçës është bërë për pasi ishte në kërkim dhe ndaj tij është caktuar masa e sigurisë arrest në burg për veprën penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, në bashkëpunim, dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose aktiviteteve kriminale”.

Bëhet fjalë për skandalin e tatimeve ku u zbuluar abuzimi me rimbursimin e TVSH­-së për bizneset në shifrat e rreth 5 milionë dollarëve.

Ishte kontrolli i brendshëm i Ministrisë së Financave i cili zbuloi të paktën 11 raste abuzimi me skemën e rimbursimit të TVSH. Është fjala për tatim të kthyer ndaj bizneseve në mënyrë abuzive. Shuma e zbuluar, vetëm për periudhën qershor-­tetor, sipas njoftimit të Financave, arrin në 515.455.275 lekë ose rreth 5 milionë dollarë. Kjo skemë e mashtrimit me TVSH është zbuluar vetëm gjatë ditës së parë të kontrollit. Denoncimi mban datën 21 tetor dhe është dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës.

Në skemën e abuzimit me rimbursimin e TVSH, janë përfshirë ish­-drejtori Rajonal Tatimor i Tiranës, Ismail Muça, ish-­drejtoresha e Kontrollit Tatimor të Tiranës, Afërdita Hysi, dy ish­-përgjegjës të Sektorit të Kontrollit Tatimor në këtë drejtori, Laurent Vata dhe Mirgen Dervishi, si dhe tre inspektorë kontrolli, Kujtim Metalia, Edmond Osmani dhe Gramoz Milushi, si dhe inspektori i ngarkuar për procedurën e rimbursimeve, Tahir Kuka.

Next Post

Noizy harron të bëjë muzikë, edhe kënga e re e kopjuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com