• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Daily Mail: Ja pse u vra avokati Ravik Gurra, dyshimet që ngrenë mediat britanike

by Java News
01/09/2019 13:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

DailyMail ka bërë sot një artikull për avokatin Ravik Gurra, 50 vjeç, që u ekzekutua me armë zjarri në një lokal në Elbasan në mars të këtij viti. Në artikull thuhet se avokati shqiptar është ekzekutuar  pasi ai ka humbur disa çështje penale të personave shumë të rrezikshëm në Shqipëri.

Lexoni artikulli e plotë

Një avokat britanik që përfaqësonte gangsterët shqiptarë është qëlluar për vdekje, duke provokuar frikë. Ai u ekzekutua pasi humbi disa çështje penale të profilit të lartë. Ravik Gurra, 50 vjeç, u qëllua tre herë në kokë nga një person i armatosur me pistoletë silenciator, teksa ishte ulur në një kafene me miqtë në qytetin e Elbasanit.

Vrasja shkaktoi shok edhe në qytetin Hertfordshire, ku Gurra jetonte me gruan e tij, Nina dhe dy vajzat adoleshente.

Gurra, i cili ka punuar më parë si përkthyes i Office Home, kishte përfaqësuar disa gangsterë shqiptarë, përfshirë anëtarët e familjes Çapja, por kishte humbur një numër çështjesh.

Në nëntor ai përfaqësoi Emiljano Shullazin, i cili u shpall fajtor për zhvatje dhe drejtimin e një organizate kriminale dhe u dënua me 14 vjet burg. Nuk ka asnjë provë që ta përfshijë Shullazin në ekzekutimin e avokatit të tij, Ravik Gurra.

Një avokat shqiptar, i cili kërkoi të mos identifikohej,  Daily Mail të dielën: -“Vrasja e Ravik Gurrës ka bërë që të gjithë avokatët që mbrojnë kriminelët të kenë kujdes.  Ne nuk jemi të sigurt për t’i përfaqësuar mafiozët. Bandat kriminale veprojnë duke kaluar kufijtë. Nëse ata vrasin avokatë në Shqipëri sepse humbasin një çështje, ata mund t’i vrasin avokatët edhe në vende si Gjermania dhe Anglia”.

Vrasja ndodhi në mars të këtij viti dhe një automjet i  vjedhur u gjet më vonë i djegur, por që prej asaj kohe askush nuk është arrestuar.

Një burim tha se policia shqiptare ka dy pista në lidhje me vrasjen – Avokati mund të jetë vrarë ngaqë humbi çështjet ose ai u ekzekutua nga banda rivale e fisit Çapja.

“Kjo është një pistë, që e lidh vrasjen e avokatit për shkak se fisi Çapja ka humbur disa gjyqe. Një tjetër pistë është se Ravik Gurra ka qenë afër këtij fisi dhe kishte lidhje me  anëtarët e bandës së Çapajve në Britani dhe bënte lidhjet e tyre në Shqipëri.

“Çapajt janë shumë të vështirë për t’u arritur, kështu që klani rival mund të këtë ekzekutuar zotin Gurra për t’iu dërguar një mesazh. Avokati ka qenë një objekti më i lehtë për palën kundërshtare të Çapajve”.

Z., Gurra me origjinë shqiptare u transferua në Mbretërinë e Bashkuar në vitet 1990, ku u vendos me gruan e tij dhe fitoi shtetësinë britanike. Fqinjët e tij mbrëmë e përshkruanin atë si një njeri miqësor dhe familjar. Njëri tha:- ‘Ai gjithmonë vinte tek ne për biseda dhe fliste për futbollin’.

Next Post
Dedikimi emocional i Fjolla Morinës/U flijova shumë për të qenë baba dhe nënë

Dedikimi emocional i Fjolla Morinës/U flijova shumë për të qenë baba dhe nënë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Procesi ndaj Metës dhe Kryemadhit/ Avokati kërkon në gjyq Ramën dhe 150 dëshmitarë të tjerë

Apeli vendos nesër, Meta: Nuk kam munguar në gjyq, s’ka pse të me pezullohen afatet

September 16, 2026
Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kurti: Padrejtësi e papranueshme, duhet ndryshuar në Apel

September 16, 2026
Luftëtarët e UÇK morën dhjetëra vite burg nga gjykata e Hagës, po tani çfarë ndodh me ta?

Luftëtarët e UÇK morën dhjetëra vite burg nga gjykata e Hagës, po tani çfarë ndodh me ta?

September 16, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Kur agresorët serbë shkruanin dosjen në Hagë, shqiptarët flinin mbi dafina

September 16, 2026
Ali Ahmeti: Përmes Gjykatës Speciale, Serbia po përpiqet të përmbysë arritjet e Kosovës

Ali Ahmeti i zhgënjyer nga vendimi i Hagës: Njollosje e Kosovës!

September 16, 2026
Revolta / BE bën thirrje për përmbajtje pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Revolta / BE bën thirrje për përmbajtje pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

September 16, 2026
Paradoksi: Haga i dha 25 vite burgim Thaçit, ndërsa Millosheviçi e kishte dënuar 10 vite!

Paradoksi: Haga i dha 25 vite burgim Thaçit, ndërsa Millosheviçi e kishte dënuar 10 vite!

September 16, 2026
Dënimi i ish-krerëve të UÇK, shqiptarët revoltë në Hagë, sulmojnë makinat e policisë! Protestë edhe para EULEX

Dënimi i ish-krerëve të UÇK, shqiptarët revoltë në Hagë, sulmojnë makinat e policisë! Protestë edhe para EULEX

September 16, 2026
Ulet sërish çmimi i karburanteve/ Nafta tregtohet me 196 lekë për litër, benzina me 186 lekë/litri

Rritja e çmimit të naftës, qeveria rikthen Bordin e Transparencës

September 16, 2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com