• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Daily Mail: 98% e shqiptarëve me urdhër dëbimi përdorin “hile” të ligjshme për të qëndruar në Britani

by A R
12/03/2023 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çështja e emigrantëve të paligjshëm ka trazuar politikën britanike prej kohësh. Numri i atyre që kalojnë Kanalin Anglez me anije ka bërë që qeveria e Britanisë të marrë masa dhe të propozojë disa projektligje. Më e fundit u prezantua javën që lamë pas nga Sekretarja Stella Braverman.

Ndërkohë Daily Mail shkruan se rreth 98% e emigrantëve të paligjshëm shqiptarë që janë të pajisur me një urdhër deportimi nuk largohen pasi përdorin “hile” të ligjshme.

“Nga më shumë se 1 mijë shqiptarë që janë subjekt i këtyre urdhrave në Mbretërinë e Bashkuar, vetëm 25 prej tyre janë regjistruar si “pa problem” për t’u deportuar”, shkruan Daily Mail.

Burime të Forcës së Kufirit thonë për median britanike se rreth 1 e 3 e emigrantëve që qëndrojnë pretendojnë se janë viktima të skllavërisë moderne. Një pjesë tjetër kërkon azil sipas të drejtave të njeriut.

Kujtojmë që Sekretarja Braverman prezantoi javën e kaluar projektligjin që sipas qeverisë britanike ka për synim që të ndalojë emigrantët që kalojnë Kanalin të kërkojnë azil.

Ajo u shpreh se sistemi është i tejmbushur pas një rritje me 500% të anijeve të vogla që kaluan kanalin dy vitet e fundit. Sipas saj valët e emigrantëve të paligjshëm do të përfundojnë vetëm kur ata ta dinë se Brtiania e Madhe do t’i dëbojë me shpejtësi.

Plani që po diskutohet në parlament parashikon vendosjen në masë arresti të të gjithë personave që hyjnë në Britaninë e Madhe në rrugë të jashtëligjshme. Përjashtim bëhet vetëm për personat nën 18 vjeç dhe të sëmurët.

Ata që nuk paraqesin fakte dokumente dhe fakte ligjore bindëse që nuk përndiqen apo keqtrajtohen në vendet e tyre të origjinës brenda 28 ditësh pas arrestimit do të ndalohen përgjithmonë të hyjnë në Britaninë e Madhe. Për ata që vijnë nga vende të sigurta origjine si Shqipëria do të riatdhesohen menjëherë, ndërsa ata që nuk paraqesin dokumente ose dokumente që vlerësohen si false, do të dërgohen në Ruandë.

Sipas asaj që shkruan Daily Mail një burim nga zyrat e qeverisë britanike është shprehur se: “Sistemi ka nevojë për reformë jetike. Skllavëria moderne dhe azili po keqpërdoren për të penguar deportimin nga Mbretëria e Bashkuar”.

/a.r

Next Post
Nga koncertet me muzikë tek lojërat sportive, lista me 100 aktivitete në Tiranë për Ditën e Verës

Nga koncertet me muzikë tek lojërat sportive, lista me 100 aktivitete në Tiranë për Ditën e Verës

Comments 1

  1. Agroni says:
    3 years ago

    Faji kryesr edhte i vete shttett anglez.Ka dhene shtetedi fallso, pra shqiptare qe ggenjeejne e bejne betim te rrem per te peerfiua, Jep shtepie nihhma duke nxturr sshqiptaret te ikin nga vendi ityre e mos punojne ne Anglli, jep axil me dokumenta faallco, mhtojne nga un e genjejn kur vine.Shqqiptaret bbejne divvorse falloo e perffyojnee ngaa ddy shtepppia.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

“E vërteta për ndërhyrjen e Albin Kurtit në protestat e Tiranës!”

June 22, 2026
Taulant Balla ndan videon nga protesta: Kërkesat u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”…

Taulant Balla ndan videon nga protesta: Kërkesat u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”…

June 22, 2026
Deputeti Gjoni: Votimi i PS për “Ballukun” me urdhër politik! Majko u flak nga Kuvendi sepse nuk shkoi në votim

Gjin Gjoni: Unë dhe Doktori jemi ‘Shqipëria e re’! Ata që thonë “Berisha n’burg” janë të paguar

June 22, 2026
“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

“Rama ka marrëdhënie të mira me Trump”, Nazarko: Qëndrimi për Zvërnecin e ndihmoi Berishën t’i hiqej non grata

June 22, 2026
“Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me kaq shumë të rinj ka pasoja

“Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me kaq shumë të rinj ka pasoja

June 22, 2026
VIDEO / “Do t’i bien të tëra puplat false”, Rama publikon deklaratën e Dritan Goxhajt në protestë

VIDEO / “Do t’i bien të tëra puplat false”, Rama publikon deklaratën e Dritan Goxhajt në protestë

June 22, 2026
Antisemitizmi, një axhendë politike e ardhur nga jashtë

Antisemitizmi, një axhendë politike e ardhur nga jashtë

June 22, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Mbi tre javë protesta, Rama: Në fund do të ketë dy fitimtarë; PS-ja më e fortë dhe Qeveria e përmirësuar shumë ndjeshëm

June 22, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Thirrja ‘Berisha në burg’ po shuhet”, Braçe: Njerëzit e tij po presin urdhrin, ai do kontrollin e protestës

June 22, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

“Dorëheqja nuk është pjesë e lojës”, Gogu: Populli vendosi në 11 maj! Rama ka detyrë të qeverisë vendin

June 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In