• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dado ushtron funksionet e prokurorit në kundërshtim me ligjin, rasti duhet patjetër të dërgohet në Kushtetuese

by Spartak Braho
14/02/2025 09:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Braho

Në vorbullën që ka përfshirë sot opinionin e gjerë, organet e drejtësisë në përgjithësi, strukturat kryesore të saj dhe ato të Prokurorisë në veçanti si dhe faktorin politik, në lidhje me “Çështjen Veliaj” është krijuar një kakofoni, ku shumë po vrapojnë të gjykojnë fajtor dhe mëkatar të shkeljes së ligjeve, vetëm kryetarin e Bashkisë.

Në krye të kësaj “stuhie” akuzash qëndron veç Sali Berishës edhe vetë Prokurori Special Olsi Milto Dado. Ndërkohë Gjykata e Posaçme mbi bazën e këtyre opinioneve dhe të kërkesës së prokurorit miratoi arrestimin e Erion Velisë.

Që në shikim të parë të akuzave të prokurorit shihet qartazi se janë të njëjta me ato të “prokurorit politik” Sali Berisha. Megjithatë unë nuk mund të them dhe askush nuk mund ta thotë deri tani se është apo jo fajtor për “thesin” dhe akuzat që iu lexuan në seancën gjyqësore Erion Velisë. Ai prezumohet i pafajshëm dhe ky është qëndrimi që mban vetë Kushtetuta, ligji procedurial penal dhe vetë ligji penal, andaj nuk kam ndërmend të vlerësoj është apo nuk është fajtor Erion Velija.

Vorbulla ligjore e cila dua të evidentoj në këtë rast, lidhet me akte, ligje dhe veprime të tjera, me legjitimitetin e prokurorit të komanduar Olsi Milto Dado. Nga këqyrja e dokumentacionit sipas mendimit tim, ai ushtron funksionet e prokurorit në kundërshtim me ligjin.

Në dokumentat e administruara për Olsi Dado nga Komisioni i Vetingut rezulton se juristi Olsi Dado ka ushtruar funksionin e noterit në qytetin e Durrësit gjatë periudhës Shtator 2005-Nëntor 2008, fakt i cili pasqyrohet nga Komisioni i Vetingut edhe në CV e vetë Olsi Dados.

Çfarë rezulton nga analiza që ka patur përpara nga Komisioni i Vetingut: Në ligjin nr 8737 datë 12.02.2001 “Për Prokurorinë” të cilit i janë referuar drejtuesit e lartë të Prokurorisë dhe Presidenti i Republikës përcaktohet qartë në nenet 17 dhe 18 kushtet dhe kriteret ligjorë për t’u zgjedhur prokuror, ku thuhet shprehimisht se mund të emërohet Prokuror vetëm shtetasi shqiptar që ndonëse nuk ka mbaruar shkollën e magjistraturës, ka punuar jo më pak se tre vjet pedagog në Shkollën e Magjistraturës, në Fakultin e Drejtësisë, Këshilltar Ligjor ose specialist në strukturat juridiko -profesionale në Kuvend, Presidencë, Qeveri, Gjykatë e Lartë, Ministrinë e Drejtësisë, Avokatin e Popullit, Deputet me arsim juridik dhe oficer i Policisë Gjyqësore.

Faktikisht ky “prokuror” në kohën e emërimit, nuk plotësonte asnjë nga kushtet dhe kriteret ligjore për t’u emëruar prokuror. Ligji në fjalë nuk parashikonte emërimin e noterëve siç rezulton në fakt emërimi i Olsi Dado në pozicionin dhe funksionin e prokurorit.

Qëndrimi i mbajtur për këtë emërim ka qenë tërësisht anti ligjor dhe skandaloz, një shkelje e hapur në kapërcim i pajustifikuar rrjedhojë e ndonjë suporti miqësor politik etj.

Organet e Vetingut kanë gabuar, në vlerësimin e shqyrtimit të dokumentacionit për këtë prokuror, pasi jo vetëm duhet ta kishin konstatuar këto shkelje, por duhet ta kishin vlerësuar si mandat i mbaruar, gjë të cilën e parashikon ligji i ri i Prokurorisë nr 96 i vitit 2016 nenet 64 B e në vijim.

Sipas kuptimit të kësaj dispozite ligjore, i zgjedhuri në kundërshtim flagrant me ligjin, nuk mund të ketë besueshmëri dhe bazueshmëri të funksionit si dhe integritetin për të hetuar shkeljet e ligjit penal.

Ky fakt ka kaluar në heshtje dhe ndërkohë ka kompromentuar edhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Cila është arsyeja që ky “filter” nuk ka funksionuar në zbatimin e ligjit? Le ta thonë dhe sqarojnë vetë drejtuesit e K.L.P-së

Pyetja shtrohet :

A ka në këtë rast legjitimet prokurori Dado të ushtrojë funksionin e tij? Personalisht mendoj që jo. Por këtë nuk e vendos unë, apo persona të tjerë qofshin specialistë të fushës, apo organet që janë implikuar në këtë “casus”

Mendoj, se kjo çështje është e domosdoshme t’i çohet për shqyrtim dhe interpretim vetëm Gjykatës Kushtetuese nga organet dhe personat e interesuar.

Next Post
Ish-deputeti “lëshon gojën’ ndaj Bardhit dhe kolegëve të tjerë: Qen të pështirë që u plas vetëm për…

VIDEO / Murrizi ia thotë në sy Berishës: Primaret sa për sy e faqe! E harruat dajakun ndaj njëri-tjetrit?

Comments 1

  1. Vasil says:
    1 year ago

    Nuk besoj se facing e ka procedura, apo filtrat apo hakmarja etj.Fajin e ka “Gozhda e Nastradinit” qe Ramiz Alia na la peshqesh.Ta gezojme.Jemi popull” trim”.Kemi ne krye …..nje Mish me dy sy qe I bejme freak te gjitha prapesirave te tij.

    Reply

Leave a Reply to Vasil Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In