• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Çunat në Durrës zbarkuan 2.2 tonë kokainë”/ Artan Hoxha nga Kolumbia: Krimi vendos gjithçka, çfarë do të ndodhë në Shqipëri. Aleancat…!

by Java News
05/09/2022 17:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

BOGOTÁ, COLOMBIA – Gazetari Investigativ Artan Hoxha ka udhëtuar së fundmi drejt Kolumbisë, vendit të origjinës së tonelatave kokainë që më pas përmbytin tregjet europiane.

Gazetari thekson se Tirana ngjan me lagjen e Bogotas në Kolumbi, pasi kohët e fundit ka dalë jashtë kontrollit. Hoxha shprehet se “Çunat e Durrësit kanë zbarkuar 2.2 tonë kokainë në port dhe askush nuk e ka pikasur.

Mes të tjerash, ajo që duket edhe më shqetësuesja, Hoxha thekson se në botën e krimit të organizuar është duke u kryer një reformë e thellë që do të shënjojë dekadën në vazhdim.

Kujtojmë se pas zhdukjes së Vis Martinajt, sipas Hoxhës  një “përbindësh” i ri është në tregun e botës së krimit të organizuar.

Hoxha shton se krimi i organizuar së fundmi ka lidhur aleancë mes grupeve më të forta në vend dhe po kthehet në një rrezik të fuqishëm për vendin por edhe për shqiptarët. Hoxha arrin deri aty ku thotë se kjo organizatë është në gjendje që të kontrollojë edhe politikën në vend.

Gazetari shprehet se teksa shikon lagjet e Bogotas, vëren se nuk ka një ndryshim të madh me Tiranën dhe me situatën aktuale në vendin tonë.

Reagimi i Hoxhës:

Aty ku Tirana ngjan si lagje e Bogotase…

Situata e rendit dhe sigurise, keto kohet e fundit andej nga ne, i ka dale jashte kontrollit “patronazhimit”,…

“çunat” ne Durres, zbarkuan me sukses te plote brenda 48 oreve, 2.2 tone kokaine, ne port me konteiner dhe me superskafin qe erdhi nga deti…

Ne boten e krimit te organizuar eshte duke u kryer nje reforme e thelle, e cila do shenjoje dekaden ne vazhdim.

Atentatet tipike mafioze, qe nuk ndalojne deri ne realizimin e objektivit final, rrembimet me pasoje zhdukjen e boseve parardhes te krimit, sidomos bashkepunimi me drejtuesit e korruptuar te agjensive te sigurise, e ka kthyer Sindikaten e Krimit te Organizuar te sapothemeluar(Aleanca e disa grupeve me te fuqishme ne vend), jo thjeshte ne nje rrezik dhe kercenim per shoqerine, por ne nje ARMIK PUBLIK per vendin dhe shqiptaret.

Sindikata e Krimit, me lidhjet e nendheshme, me kompromiset dhe marreveshjet e bera me ATA qe kontrollojne pushtetin, jo vetem qe ndikon te vendimarresit politik, se ke drejtues apo drejtor duhet te emerojne dhe ke tjeter duhet te largojne(jo se prish pune, por nuk garanton), por ne disa raste eshte verejtur se ka vendosur direkt per emra konkrete…

Nese nuk reagohet ne kohen e duhur, atehere nuk duket e larget dita, kur ta meritojme epitetin, si “Kolumbia e Europes”….

Ne te vertete, kemi kohe qe drejt asaj rruge jemi nisur dhe nuk po ka pengese, qe te na ndale…

Milionat e dollareve dhe efekti i pluhurit te bardhe made in Kolumbia, nuk ka “bere dru” vetem trurin e atyre qe na drejtojne, por ka “mpire” mendjen e gjithe shoqerise.

Qe te kuptoj me mire çfare po ndodh me ne, u hodha nje vrap te shoh, cfare ka ndodhur me Kolumbine e vertete….

Ne fakt, duke vizituar rruget dhe lagjet e Bogotase, nuk shoh ndonje dallim te madh.

Gradaçelat e ndertuara rremujshem, ne kryeqytetin prej 10 milione banoresh te Kolumbise, e bejne Tiranen tone, te duket si lagje e Bogotase…/m.j

Next Post
Rusia: Nuk rikthejmë furnizimin me gaz në Europë nëse nuk hiqen sanksionet!

Rusia: Nuk rikthejmë furnizimin me gaz në Europë nëse nuk hiqen sanksionet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

February 3, 2026
Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

February 3, 2026
“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

February 3, 2026
Vakancat në Kushtetuese/ KED i çon Gjykatës së Lartë listën me tre kandidatët, përzgjidhet një prej tyre

“Nuk kam ndryshuar unë, por…”/ Ylli Manjani: Duhet reformë e re në drejtësi me gjykatë të paanshme, si dhe një Kushtetutë të re

February 3, 2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

February 3, 2026
Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

February 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

February 3, 2026
Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

February 3, 2026
Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

February 3, 2026
“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In