• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Cunami “KURTI”

by Sokol Balla
16/02/2021 15:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Sokol Balla

Gjithkush mund të priste që Albin Kurti të fitonte, por e para jo me Vjosa Osmanin anash dhe as me këtë rezultat të thellë. Zgjedhjet e së dielës në Kosovë treguan se shumica e mediave, sondazheve dhe analistëve, nuk mundën të parashikojnë cunamin e Vetëvendosjes, e cila, ende pa u numëruar votat e emigrantëve, të cilat shkojnë kryesisht për të, ka siguruar thuajse 49 për qind të votave të kosovarëve.

Pra, gjysma e Kosovës ka votuar një parti të vetme, ose më saktë dy emra, njëri prej të cilëve askush nuk besonte se do të katandiste ishpartinë e saj, LDK, në partinë e tretë në vend brenda më pak se 18 muajsh.

ALBINI
Albin Kurti paraqiti dhe planin e tij, dhe dialogu me Serbinë, aq i kërkuar nga perëndimorët dhe amerikanët, dilte i gjashti në kërkesat e kosovarëve. Albini tha se tani do të ndiqte këtë mesazh, duke e vënë fokusin tek ekonomia dhe te drejtësia, e jo te Serbia apo bashkimi me Shqipërinë.

Diçka e fortë po ndodh në shoqërinë e Kosovës, diçka që ndoshta as Kurti nuk e kupton mirë, megjithëse me gjase ishte ai qe shkrepi krismën e pare.

Në 14 shkurt lindi dashuria e fortë mes tij dhe rinisë së Kosovës, një dashuri e fortë, por që sigurisht rrezikon edhe divorc po aq të fortë, nëse Kurti do shmanget nga premtimet dhe betimet, por kjo i përket kohës dhe Albinit ta zgjidhë, në rrugën e re, te panjohur dhe të vështirë ku futi Kosovën.

RAMA-BASHA
Ndërkohë, lajmi bëri bujë dhe në Tiranën e zhytur në partitizmin e vet të sëmurë dhe të korruptuar, që pret të futet pas 70 ditësh në një palë zgjedhje, ku emigrantët, ndryshe nga Kosova, nuk do të votojnë, ku rezultati, ndryshe nga Kosova, nuk do të dale brenda natës, ku ndryshe nga Kosova, për më tepër, nuk ka asnjë shpresë që sistemi të hapet dhe njerëzit me votën e tyre të lirë, të zbulojnë Mesinë e tyre, të vërtetë apo të rremë, pak rendësi ka, por të jete zgjedhja e tyre e lirë.

Sot, shqiptarëve u duhet sërish të zgjedhin mes së tashmes problematike të Edi Ramës dhe alternatives se tij, opozitës, qe nuk shkëputet dot akoma nga hijet e së shkuarës së Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Ky i fundit, bile, në sfide me nervat dhe stresin, është kthyer sot në flamurtar të ndryshimit, të luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Dhe shumica sot bën pyetjen e vetme: po ne, a mund të kemi një Albin dhe një Vetëvendosje?

Next Post
Veliaj i kundërpërgjigjet opozitës: Do dëgjoni në këtë fushatë çudira, mbase deri se ishim në çerdhe me Eskobarin!

Veliaj "mund" LSI-në në KAS, anulohet gjoba për shtëpitë e rindërtuara nga tërmeti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In