• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çuli nuk tërhiqet: Mirush Kabashi mashtroi në mënyrë ordinere

by A R
16/06/2018 18:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Teatrit Kombëtar Ervin Çuli ka sqaruar reagimin e tij ndaj artistit të njohur Mirush Kabashi, pas qëndrimit që ky i fundit shprehu në emisionin “Studio e hapur” në “News24”. Pas deklaratave të Kabashit për ndërhyrje dhe censurë, ka ardhur edhe reagimi i ashpër i drejtorit të Teatrit Kombëtar, Ervin Çuli.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Çuli e akuzoi për mashtrim aktorin Kabashi, si dhe i tha se për 15 vite kishte marrë pagën pa vënë asnjë rol në skenën e Teatrit.

Në emisionin “Kjo javë” me Nisida Tufën në “News24”, Ervin Çuli ka sqaruar reagimin e tij, duke e cilësuar emocional. Ai tha sërish se Mirush Kabashi ka gënjyer për censurën në shfaqje, e cila sipas tij nuk ndodh në Teatrin Kombëtar.

Debati me Mirush Kabashin është bërë viral në rrjetet sociale. Mbas disa ditësh të statusit tuaj në Fb keni rimenduar diçka? A doni t’i hiqni apo t’i shtoni diçka atij reagimi?
Ai ishte një postim emocional, në një moment kur unë po ndiqja emisionin në “Neës24”. Nuk i heq asnjë presje asaj që kam thënë, një gënjeshtër e trashë duhet të demaskohet. Ai më akuzoi për censurë, dhe unë për këtë reagova. Unë kam një bord në Teatër, Zogajn, Përparim Kabon, Anila Godolen, janë këta që vendosin kalendarin, nuk jam unë. Me gënjeshtrën e ti nuk më ka fyer mua, por bordin e Teatrit Kombëtar. Ai shpif se unë kam kërkuar tekstin që të censuroj shfaqjen. Por shfaqja u dha, ku e kam censuruar unë? Gënjeshtra e zotërisë është e trashë dhe e hapur, dhe nuk ndjej asnjë ‘mea culpa’ nga zotëria përballë. Sa i takon virales, ka ndodhur edhe njëherë tjetër në FB ku ka patur një debat miqësor me Robert Ndrenikën, dhe bandat e “Facebookut” vihen në lëvizje. Është një virale e këtyre bandave të FB. Treçereku i njerëzve që shajnë kanë qenë civilë, me emra false.
dsfs
Për rastin në fjalë për këtë debat, ka patur reagime përtej Facebook?
Unë kam përmendur në status edhe faktin se në 15 vite ka marrë rrogën, dhe kjo ishte një lloj problematike që po ndodhte në Teatrin Kombëtar, jo vetëm për të. kam folur për një aktor, që si 28 aktorët e tjera paguhej që të dilte në skenë. Aktorët e tjerë dilnin në skenë, ndërsa ai refuzonte.

Pse refuzonte? Keni komunikuar me të?
Ka refuzuar, dhe kjo u kthye në gangrenë. Shkonte jepte shfaqje private. Pagën e quante një benefit të detyrueshëm që shteti ia jepte.

Mund të ishin shfaqur fyerjet?
Zotëria gënjen në mënyrë ordinere.

Si drejtor i Teatrit jeni natyrë polemike…
Sepse jam i vërtetë. Para se të isha drejtor Teatri, nuk përbënte lajm, qoftë për shfaqjet polemikat, kontratat e punës, ka qenë i harruar. Nëse preferohet më mirë një drejton që të jetë një nëpunës i vogël, unë nuk e bëj dot.

Edhe në zgjedhjet për drejtorin e Teatrit ka patur reagime. Si e ndjetë këtë?
Në zgjedhjet për drejtor i TK nuk kishte konkurrentë. Kam insistuar edhe njëherë tjetër për të qenë drejtor i teatrit kombëtar, pasi në rrethanat në të cilat kemi punuar unë e quaj të arrirë misionin tim. Ndaj e ndjeja se e meritoja të kandidoja edhe njëherë tjetër.

Next Post
Ja pse portieri i Egjiptit refuzoi trofeun “Lojtari i Ndeshjes”

Ja pse portieri i Egjiptit refuzoi trofeun "Lojtari i Ndeshjes"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Festa e Bajramit në Kosovë, Tërnava thirrje politikës: Kemi mbetur peng të krizave

Festa e Bajramit në Kosovë, Tërnava thirrje politikës: Kemi mbetur peng të krizave

March 20, 2026
Princesha e Norvegjisë thyen heshtjen për lidhjet me Epstein-in: U manipulova dhe u mashtrova!

Princesha e Norvegjisë thyen heshtjen për lidhjet me Epstein-in: U manipulova dhe u mashtrova!

March 20, 2026
“Po shkruaj tre libra”, Meta flet nga qelia: ‘Darka e ngjalave’ ishte një autokritikë e Edi Ramës

“Po shkruaj tre libra”, Meta flet nga qelia: ‘Darka e ngjalave’ ishte një autokritikë e Edi Ramës

March 20, 2026
“Ndërtoni identitet mbi vlera“/ Analisti Roland Bejko këshillon partitë e vogla për të çarë në sferën politike

Salianji sfidon Berishën për kreun e PD, Bejko: Rruga më e mirë për partinë, të ndjekë statutin aktual

March 20, 2026
Peleshi takon Presidenten Bundestagut: Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Peleshi takon Presidenten Bundestagut: Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

March 20, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme / Abu Dhabi arreston 109 persona për përhapje paniku në rrjetet sociale

Lufta në Lindjen e Mesme / Abu Dhabi arreston 109 persona për përhapje paniku në rrjetet sociale

March 20, 2026
“Lejoji priftërinjtë të martohen”, kërkesa e peshkopit trondit Papa Leon dhe Vatikanin

“Lejoji priftërinjtë të martohen”, kërkesa e peshkopit trondit Papa Leon dhe Vatikanin

March 20, 2026
Izraeli ndërpret faljen e Fiter Bajramit në Al-Aksa, shpërndan besimtarët me gaz lotsjellës

Izraeli ndërpret faljen e Fiter Bajramit në Al-Aksa, shpërndan besimtarët me gaz lotsjellës

March 20, 2026
Rritja e kapaciteteve për arsimin profesional, Rama: Të krijojmë kushte të shkëlqyera për studentët

Çfarë do të ndodhë të shtunën në Lalëz? Rama thërret Asamblenë! Detaje nga takimi i socialistëve

March 20, 2026
Begaj uron Fitër Bajramin nga xhamia e Golemit, mesazh për besimtarët myslimanë

Begaj uron Fitër Bajramin nga xhamia e Golemit, mesazh për besimtarët myslimanë

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In