• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Çudit policia e Tiranës, gjobit pasagjerin si shofer, sekuestron makinën

by Java News
17/10/2018 21:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Fiks Fare” denoncoi veprimet e Policisë Rrugore të Tiranës, e cila ka ndaluar një mjet dhe u ka vendosur gjobë të dy udhëtarëve si shoferë.

Preng Gjomarkaj u ankua se i kanë bllokuar mjetin e tij për gjoba të papaguara. Ai thotë se, në mars të vitit 2017, e ka ndaluar Policia Rrugore e Tiranës dhe Policia Bashkiake, ku ka marrë një gjobë nga Policia Bashkiake për marrje pasagjeri. E ka paguar pas gjysmë ore gjobën e Policisë Bashkiake, ndërkohë Policia Rrugore i ka vendosur një gjobë pasagjerit për mosvendosje të rripit të sigurisë. Gjoba shkon në komisionin e Policinë Rrugore në Tiranë, ku 3 anëtarët e komisionit gabojnë; pasagjerin e bëjnë shofer!

Pra automjeti, në datën 20 mars 2017, sipas dy gjobave nga Policia Bashkiake dhe ajo Rrugore, drejtohej nga dy persona të ndryshëm, në të njëjtin vend, në të njëjtën orë!

“Tani, unë sa herë dal në xhade më ndalon policia dhe më thonë se ke gjobë të papaguar, pasi gjoba e pasagjerit është vendosur me targën e mjetit tim” thotë ai.

Më tej, qytetari shton se “tani më thonë gjoba e papaguar, se është targa e mjetit tim. Mjetin e drejtoja unë dhe ajo verifikohet se kemi marrë të dy të njëjtën gjobë, në të njëjtin moment, por është edhe filmimi që kanë bërë ata pa rrip. Ata kanë filmimin se ai është në sediljen e parë dhe nuk është shoferi. Unë gjobën time e kam paguar për 1 orë, personi tjetër e ka pasur për komision. Unë erdha te Policia Rrugore në Tiranë dhe më thanë gjobën do ta paguash ti, se ka qenë në makinën tënde. Më thanë shko merrja lekët. Tani automjeti është në pikën e bllokimit që në datën 19 shtator. E kam takuar drejtorin e Policisë Rrugore dhe më ka thënë paguaje ti gjobën. Unë kërkoj që të rregullohet gabimi që kanë bërë komisionerët. Me qenë në një vend tjetër duhet të më dëmshpërblejnë”, përfundon Preng Gjomarkaj.

Bashkë me qytetarin, gazetarët e “Fiks Fare” i drejtohen Policisë së Shtetit, ku iu pohohet se për të gjithë informacionin për rastin e zotit Preng duhet të bëjnë një kërkesë zyrtare. Kërkesën duhet ta dorëzonin në Policinë Rrugore të Tiranës dhe në varësi të përgjigjes, duhet të shkonin sërish në Policinë e Shtetit për të marrë një përgjigje përfundimtare.

Por, qytetari ka shkuar disa herë në Policinë Rrugore të Tiranës, e cila i ka bërë me dije se duhet të bëjë kërkesa, ku i kanë thënë edhe në Policinë e Shtetit. Qytetari shkon në Policinë Rrugore, ku takon një punonjës policie. Ky punonjës i thotë se për gabimet që ka bërë komisioni, vendimi nuk mund të kthehet dhe duhet të bëjë kërkesa që të lajmërojë eprorët.

“Ato janë punët e komisionit dhe komisioni përbëhet nga një kryetar dhe dy anëtarë. Sepse për këtë rast është bllokuar edhe mjeti, për këtë gjobë. Tani, nëse do të bëjmë zhbllokimin e këtij mjeti, është apo s’është e drejtë kjo, është vendosur apo s’është vendosur kjo, do të bësh ankesë në Policinë Rrugore, sepse kanë kaluar të gjitha afatet”, thotë punonjësi.

Pas kësaj përgjigjeje, qytetari shkon sërish në Policinë e Shtetit dhe takon sërish një punonjës policie. Ai i thotë se ka diçka që nuk shkon, por duhet të bëjë sërish kërkesa. Krahas qytetarit, “Fiks Fare” bën një kërkesë zyrtare në Policinë Rrugore në Tiranë. Policia ktheu përgjigje në datën 8 tetor, ku thotë se “gabimi është bërë nga anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Shkeljeve Rrugore”.

Ndërkohë, kjo drejtori thotë se për heqjen e gjobës duhet t’i drejtohemi me një kërkesë Drejtorisë së Përgjithshme Rrugore.

Zoti Prenga ka shkuar në Drejtorinë e Përgjithshme, ka bërë një kërkese dhe në datën 9 tetor, ajo drejtori i ka kthyer përgjigje, ku thotë se “organi administrativ me kryetar Armand Konin duhet ta kishte marrë parasysh procesverbalin e konstatimit dhe jo të cilësonte me vendimin e gjobës, se Bitraj nuk ishte shofer, por pasagjer. Policia ka filluar procedim disiplinor ndaj 3 anëtarëve të komisionit për shkelje të rënda disiplinore”.

Pas gjithë kësaj sorollatje dhe pas 27 ditësh, qytetari merr më në fund makinën e bllokuar, ku nuk paguan as gjobën, as parkimin, pasi gabimi është bërë nga Policia Rrugore e Tiranës. “Faleminderit Fiks Fare për durimin që patët për të ndjekur rastin tim”, tha qytetari.

a.ç

Next Post
Stresi nuk zë mend, ndalohet sërish nga policia, ja çfarë ka bërë këtë herë

Arrestohet reperi Stresi, kapet me armë dhe kokainë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
“Flamingot” dhe investimi në Zvërnec, Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

“Flamingot” dhe investimi në Zvërnec, Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

November 11, 2026
Ibrahimaj: Program i ri për bizneset shqiptare, synohet përafrimi me standardet e BE-së dhe mbështetja për certifikimin

Ibrahimaj: Program i ri për bizneset shqiptare, synohet përafrimi me standardet e BE-së dhe mbështetja për certifikimin

November 11, 2026
Zhvillimet politike në Serbi, Rama: Lista Studentore është një eksperiment i ri, por s’ka ndryshim për Kosovën

Zhvillimet politike në Serbi, Rama: Lista Studentore është një eksperiment i ri, por s’ka ndryshim për Kosovën

November 11, 2026
Rama nga Irlanda: Shqipëria mund të mbyllë negociatat me BE-në deri në fund të vitit 2027, jemi në rrugën e duhur

Rama nga Irlanda: Shqipëria mund të mbyllë negociatat me BE-në deri në fund të vitit 2027, jemi në rrugën e duhur

November 11, 2026
Basha në SPAK për 21 janarin, a rrezikon Sali Berisha? Ish-prokurori: Ka një audiopërgjim dhe një email të dërguar në SHBA

“Nëse nuk janë të zotë, të hapin krahun”, Karanxha: Na duhen gjyqtarë të pavarur në Kushtetuese

November 11, 2026
Karma

Karma

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In