• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çudit Ilir Meta: Listat me non-grata i bën Rama dhe ia jep SHBA-ve për t’i miratuar. E ka kthyer në biznes…

by A R
03/02/2023 12:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk resht së modifikuari e revizionuari, teoria e “sovranistëve” shqiptarë në lidhje me inatin që Amerika ka ndaj tyre.

Nga Sorosi te Tony Blair, FBI-ja, CIA apo edhe tre sekretarët e Shtetit; Tillerson, Pompeo, e Blinken që kanë firmosur non gratat e politikës shqiptare, dalin të komanduar nga Edi Rama. i cili u ka marrë lekë non gratave, duke e kthyer në një biznes të madh fitimprurës.

Kjo fantazi nuk ka ardhur nga mendja pjellore e ndonjë personazhi të Rrethit Katror, por nga goja e ish-kryetarit të shtetit shqiptar Ilir Meta.

I cili mendon se jo vetëm Sali Berishën, por edhe Adriatik Llallën, Tom Doshin, apo edhe Vangjush Dakon, i ka bërë non grata Edi Rama, me një qëllim: për ti gjobitur.

I ftuar në News24, Meta deklaroi: “Janë shumë biznesmenë që janë gjobitur nga banda e Edi Ramës. U vinin gjoba biznesmenëve. Non grata u shndërrua nga Edi Rama dhe banda e Ramës në biznesin e dytë më të rëndësishëm në Shqipëri pas trafikut të drogës”.

Kreu i Partisë së Lirisë, ka shkuar edhe më tej, duke bërë edhe një identikit të personave që janë shpallur Non Grata, duke paralajmëruar nga SHBA, vendime të tjera.

“Pronarë mediash, biznesmenë të mëdhenj dhe persona të tjerë që merreshin me aktivitete fitimprurëse, ky bënte listën ua jepte njerëzve të vet, këta komunikonin me njerëzit atje dhe ata ndërronin logot. Pra, në vend të Deripaskës dilte i sanksionuar emri i shqiptarëve, këta i takonin më pas e u tregonin duhet të heqësh emrin hajde se kemi një mik dhe e dimë të gjithë se sa takime janë kryer.

Besoj se këta persona do të flasin sepse kjo histori është hapur e nuk do të mbyllet më. Lista besoj do jetë më e gjatë”, deklaroi Meta.

Natyrisht që i gjitë ky përrua psiqik është një budallallëk me brirë, pasi sanksionet e Non gratave nuk janë bërë vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Ballkanin, e në shumë vende të ndryshme të Botës. Ky është një mekanizëm ligjor në SHBA që ka edhe Nenin përkatës të ligjit 7031 që i referohet gjithmonë sekretari i Departamentit të Shtetit kur sanksionion një politikan të korruptuar.

Sipas Metës e Berishës, të gjithë sekretarët e Shtetit të SHBA pra Rex Tillerson, Mike Pompeo e Antony Blinken janë të korruptuar, dhe vetëm ata vetë janë të pastër e të ndershëm më shumë se askush…

/a.r

Next Post
U përplas me trafikndarësen, makina shpërthen në flakë

U përplas me trafikndarësen, makina shpërthen në flakë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

April 8, 2026
Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In