Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka kohë që kërkon ta transferojë Neymar, megjithatë sulmuesi brazilian i është ofruar Barcelonës nga përfaqësuesit e tij, teksa drama rreth së ardhmes së tij vazhdon të rritet.
Është shndërruar në sagë vjetore, me rezultatin përfundimtar kontratë të re apo largim për ish-yllin e Santosit, transmeton Gazeta Express.Verën e vitit 2017, Neymar e braktisi Barcelonën për të kaluar në Paris Saint-Germain për një shumë rekord botëror në tregun e transferimeve.
Babai i tij ka ndikim të madh në 26-vjeçarin, dhe mësohet se klubet më të mëdha evropiane janë kontraktuar nga përfaqësuesit e tij duke ua ofruar atyre shërbimet e tij në rast se ai largohet nga kryeqyteti francez.
Para pak ditësh, Barcelona është kontraktuar dhe i është ofruar Neymari sërish.
Synimi i atij veprimi ishte të mësohej nëse Maria Bartomeu do të ishte i interesuar për ta kthyer në “Camp Nou” përfaqësuesin brazilian, edhe pse një gjë e tillë konsiderohet vështirë e realizueshme, përgatiti ”Gazeta Express”. (b.an)