• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çudia më e madhe tre ditë zgjat – Kur relativizohet e keqja dhe korrupsioni

by Bledi Lumani
28/04/2025 11:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bledi Lumani

Ditën e parë heshtën, të dytën filluan të flasin nën zë, ndërsa tani duket se iu ka dalë turpi.

Madje paralajmërojnë se ky është vetëm fillimi, dhe se nuk kemi parë asgjë akoma.

Nuk është çudi që të nisin të thërrasin edhe “fitore, fitore”.

Por çfarë ka ndodhur?

Drejtuesi i opozitës – në një vend që konsiderohet si ndër më të varfërit e Europës – që përbetohet ditë e natë se është i ndershëm dhe ka vetëm 1 apartament 40 metra katrorë dhe 100 mijë euro në llogari bankare, ka vendosur të paguajë 6 milionë dollarë për lobim, për t’i hequr non grata-n.

Jo 6 milionë lekë, as 600 milionë, por 6 miliardë lekë!

Tani në çdo vend normal, çdokush do pyeste, ore nga u gjetën këto 6 miliardë lekë që po paguhen në SHBA? Vërtet duhet të bëhemi kaq naivë, sa të besojmë se u mblodhën gjithë demokratët dhe u bënë bashkë, për të grumbulluar 6 miliardë, që t’i heqin njollën e turpit kryetarit të tyre dhe familjes së tij?

Jo. Këtë e pranojnë dhe vetë mbështetësit mediatikë të Berishës, sipas të cilëve, ky debat në fakt nuk ka rëndësi, pra se nga vinë paratë, por e rëndësishme është se ai më në fund ka arritur të ketë akses në Shtëpinë e Bardhë, aty ky deri më sot, sipas tyre, hynte vetëm Edi Rama, falë lidhjeve të tij me Soros.

Pra nuk duhet të pyesim se nga vinë këto para, por duhet të fokusohemi tek fakti se tashmë Berisha ka kontakte direkt me njerëzit e Trump dhe do t’i kundërvihet Edi Ramës, që sipas tyre, ka paguar dhe lobuar në Amerikë, për vendosjen e non grata-s së Berishës.

Është e tepërt të ndalesh tek ideja se në SHBA, mjafton të shkosh në Shtëpinë e Bardhë, të gjesh lidhjet e duhura dhe të paguash ca milionë dollarë, dhe ti mund të shpallësh non grata dikë, dhe po ashtu mund ta heqësh, se do të ishte fyese për logjikën njerëzore.

Por le ta marrim të mirëqenë se Edi Rama ka paguar në SHBA lobistët, për shpalljen non grata të Sali Berishës, familjarisht!

Mos duhet për këtë, që të justifikojmë miliardat e lekëve që paguan Berisha në SHBA, origjina e të cilave nuk dihet, por që nuk është e vështirë të kuptohet se nga vijnë, për t’iu kundërvënë Edi Ramës?

Po si mund t’i bësh avokatinë një akti të tillë dhe të relativizosh të keqen, duke bërë betejë jo me ndershmërinë, siç thotë publikisht Berisha, por me miliarda lekë?

Beteja me miliarda lekë, në fakt, thjesht vërteton arsyen e shpalljes non grata, për korrupsion madhor!

Aq madhor, sa 12 vjet pas daljes në opozitë, ka aq para, sa mund të paguajë 6 miliardë në SHBA dhe 1 në Britani, vetëm për “nder”.

Vetëm se nderi nuk blihet me para. Edhe nëse ia heqin non grata-n!

Next Post
“Mercenarët koreanoveriorë, heronj”, Putin lëshon bombën dy tonëshe, luftë me dronë në Ukrainë

“Mercenarët koreanoveriorë, heronj”, Putin lëshon bombën dy tonëshe, luftë me dronë në Ukrainë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
Trump paralajmëron dërgimin e forcave federale në qytetet demokrate: “Do të ndërhyj nëse do të jetë e nevojshme”

Trump paralajmëron dërgimin e forcave federale në qytetet demokrate: “Do të ndërhyj nëse do të jetë e nevojshme”

November 4, 2026
Apple paralajmëron për rreziqet e agjentëve të inteligjencës artificiale: Mund të kryejnë veprime pa autorizim

Apple paralajmëron për rreziqet e agjentëve të inteligjencës artificiale: Mund të kryejnë veprime pa autorizim

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

November 3, 2026
SHBA dhe Venezuela negociojnë marrëveshje ushtarake, mundësi për prani afatgjatë të trupave amerikane

SHBA dhe Venezuela negociojnë marrëveshje ushtarake, mundësi për prani afatgjatë të trupave amerikane

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In