• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Çudia, baba në moshën 8-vjeçare, gabimi në certifikatë bëri lëmsh familjen

by Java News
24/10/2023 22:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qytetarja Valentina Beçoku është drejtuar në redaksinë e emisionit Stop në Tv Klan dhe tregon se është martuar në vitin 1987 dhe nga kjo martesë ka 4 fëmijë.

Pasi jetuan me familjen në një fshat të Korçës, erdhën në Tiranë dhe të dy ndërtuan shtëpi në tokën që blenë.

Në vitin 2000 u ndanë por zonja pretendon se nuk e ka zgjidhur martesën me divorc. Ish- bashkëshorti e ka dhënë shtëpinë për pallat dhe zonja pretendon se nuk i ka dhënë pjesë. I është drejtuar gjykatës për pjesëtimin e pasurisë.

Ndërkohë ka marrë një certifikatë trungu familjar dhe në këtë certifikatë bashkëshortja e dytë e ish-burrit rezulton sikur është nusja e djalit dhe fëmija i dytë i bashkëshortit, rezulton sikur është nipi.

“Kam qenë e martuar në vitin 1987. Prej kësaj martese kemi pasur 4 fëmijë bashkë. Në 2000 jemi ndarë. Nuk kemi bërë divorc. Gjatë viteve të martesës kemi jetuar në një fshat të Korçës. Në ’96 e kam tërhequr ish-bashkëshortin tim këtu në Tiranë. Kam ndenjur me qira 1 vit. Pas 1 viti kemi blerë një tokë bashkë dhe kemi bërë shtëpinë. Në momentin që kam bërë shtëpinë, në vitin 2000 kam pasur probleme me babain e fëmijëve dhe ai ka parë jetën e tij, unë kam parë jetën time. Këtu qëndron problemi se kam shkuar kam marrë një certifikatë dhe rezulton që jam shkurorëzuar. Nuk është e vërtetë. Aty figuron edhe e reja që bashkëjetonte me ish-burrin tim. Nga martesa e dytë ish-bashkëshorti ka dhe një fëmijë tjetër, që quhet nipi. Kjo certifikatë sjell probleme se ai ish-bashkëshorti im, shtëpinë që kam bërë me ish-bashkëshortin e ka dhënë për pallat dhe nuk më ka dhënë pjesë mua. I ka dhënë pjesë ish-bashkëshortes së dytë. Për këtë problematikë i jam drejtuar gjykatës, por nuk janë zhvilluar seancat e gjyqit”, thotë denoncuesja.

Stop u drejtua në Njësinë Nr. 6 dhe punonjësja pranoi se është një gabim i saj.

Gazetarja: Keni dhënë një dokument, certifikatë trungu familjar, që mban firmën tuaj. Ju kujtohet?

Punonjësja: Firma ime është.

Gazetarja: Ju kujtohet si rast?

Punonjësja: Si rast jo, sepse bëjmë shumë certifikata të tilla.

Gazetarja: A mund ta konfirmosh pak këtë certikatën, sepse keni futur bashkëshorten e dytë si e reja, djalin e dytë si nipi, bashkëshorten e parë beqare. Nëse ky është një dokument zyrtar, unë nuk e di.

Punonjësja: Këto janë certifikata manuale dhe ka rastisur, që paskam bërë këtë gabim. E shoh bashkëshortja është shënuar beqare.

Gazetarja: Qytetarja e ka dorëzuar në gjykatë këtë dokumentin.

Punonjësja: Edhe gjykata e kupton, që ky është një lapsus, sepse bashkëshortja nuk mund të jetë beqare. Është gabim, jo i bërë me dashje. Është bërë gabim, është shkruar domethënë dhe normalisht unë nuk them, që nuk e kam bërë gabimin. Është gjë, që rregullohet.

Punonjësja e Gjendjes Civile tha se “kjo është një gjë që rregullohet dhe se gjykata e kupton, që është bërë lapsus”.

/f.s

Next Post
Po filmonte telefonin e Berishës, Noka qëllon operatorin në sallën e Kuvendit

Noka: Nga Prokuroria s'ka asnjë akuzë për Berishën e Malltezin, procesi është i montuar politikisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet dhe leje për ta takuar, GJKKO rrëzon kërkesat e avokates së Veliajt

January 19, 2026
Begaj mesazh deputetëve me rinisjen e Kuvendit: S’kemi kohë për të humbur, as energji për të shpërdoruar!

Begaj mesazh deputetëve me rinisjen e Kuvendit: S’kemi kohë për të humbur, as energji për të shpërdoruar!

January 19, 2026
Moti bën kthesën e fortë nga nesër, pas ditëve me diell rikthehen reshjet e shiut dhe dëbora

Javë e ftohtë në vend, temperaturat minimale -5 °C! Prej të enjtes shtohen…

January 19, 2026
Mamaja e Santiago Malkos dhe Leonard Duka përballen në gjyq: Më tha që s’kam gjë me të, por ma vrau në mes të rrugës

Mamaja e Santiago Malkos dhe Leonard Duka përballen në gjyq: Më tha që s’kam gjë me të, por ma vrau në mes të rrugës

January 19, 2026
Reforma Zgjedhore dhe ajo Territoriale, zbulohet propozimi i PS për dy komisionet e posaçme

Konferenca e Kryetarëve, Balla: Vijojmë punët për “Territorialen” dhe “Zgjedhoren” edhe pa praninë e opozitës

January 19, 2026
Tragjedia hekurudhore, Tirana në kontakt me Madridin nëse ka shqiptarë të prekur: Strukturat në gatishmëri

Tragjedia hekurudhore, Tirana në kontakt me Madridin nëse ka shqiptarë të prekur: Strukturat në gatishmëri

January 19, 2026
Spiropali në Universitetin e Kopenhagenit: Integrimi në BE, jo arratisje nga vendi, por ndërtimi i një Shqipërie të drejtë

Ministria e Jashtme “e dështuar”? Spiropali: Jam dakord me Ramën, 2026 viti kur…

January 19, 2026
Akuzat e PD për pezullimin e vizave amerikane, Spiropali: Përgjigjen e morën përmes ftesës së Trump

Akuzat e PD për pezullimin e vizave amerikane, Spiropali: Përgjigjen e morën përmes ftesës së Trump

January 19, 2026
Trump po bën që bota të bjerë në dashuri me Kinën

Trump po bën që bota të bjerë në dashuri me Kinën

January 19, 2026
INSTAT nxjerr shifrat: Punësimi i të rinjve u rrit me 2,3%

Nga kartoni i diplomës tek zanatet që “s’të lënë pa bukë”, si po ndryshon tregu i punësimit në Shqipëri

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In