• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çuçi takime në Tepelenë: Vangjel Tavo ka humbur ekuilibrin mendor njësoj si kryetari i vet!

by A R
05/04/2021 15:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun Gjirokasër dhe kandidati për deputet, Bledi Çuçi ka vijuar takimet elektorale në fshatrat e Tepelenës. Bashkë me kandidatin tjetër të socialistëve, Laert Duraj, Çuçi është takuar fillimisht me banorë të Lekdushit e më pas në Progonat.

Tepelena tha Çuçi është sot një shembull kuptimplotë i transformimit falë mbështetjes me investime nga qeveria dhe mirëmenaxhimit nga qeverisja vendore.

“Ne kemi transformuar Tepelenën duke filluar që nga qendra e qytetit e deri në periferitë më të largëta. Ne sot jemi me kokën lart dhe ju shohim në sy për punët që kemi bërë. Janë kilometra të tërë rruge që kemi rikonstruktuar e po bëjmë në këtë zonë. Sot kemi një unazë të jashtëzakonshme. Vjen në Kurvelesh, del në Salari, nga Salaria mund të shkosh në Sinanaj. Pastaj dalja në det është një nga ëndrrat e hershme të kësaj krahine që po e bëjmë realitet”, tha Çuçi gjatë bisedës me banorët e Lekdushit, duke përmendur gjithashtu edhe një tjetër investim të rëndësishëm në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike për të gjithë këtë zonë. Vendosja e 10 transformatorëve të rinj zgjidh një problem të hershëm për këtë krahinë.

Çuçi i është përgjigjur gjithashtu edhe akuzave të para disa ditëve nga kandidati i LSI-së, Vangjel Tavo, për gjoja blerje të votave në Gjirokastër. Ai ka ironizuar me Tavon duke risjell në vëmendje një fragment nga një komedi e estradës së dikurshme të Fierit.

“Shihni çfarë bën kandidati i LSI-së. Ka humbur ekulibrin mendor, është bërë njësoj si kryetari i vet. E mbani mend estradën e Fierit, që thotë “ishin veshur partizanët si partizanë, që ne t’i merrnim për ballistë. Edhe Vangjeli tani këtë po thotë. Ka shkuar njëri, që t’i thotë kam ardhur nga Vangjeli për të të dhënë lekë, por t’i voto Partinë Socialiste. Përse ndodh kjo? Sepse e ndjen forcën tonë që ne jemi të sigurt që do të qeverisim Shqipërinë për të paktën 8 vitet e tjera. Jam i sigurt që gjithë banorët e qarkut Gjirokastër do ta ndëshkojnë LSI-në dhe do t’i japin Partisë Socialiste një mbështetje historike.

Gjatë takimit në Progonat ministri Çuçi tha se ne si forcë politike kemi justifikuar me punë mbështetjen e jashtëzakoshme që Tepelena i ka dhënë Partisë Socialiste.

“Ne themi atë që bëjme dhe bëjmë atë që themi. Kjo na ka bërë që përballë shqiptarëve të jemi dukshëm forca e vetme politike që mund të justifikojë qeverisjen. Në këto katër vite që kaluan dhe për këtë zonë ne kemi bërë mrekulli në raport me ku ishim më parë. Prej këtu mund të shkohet në Himarë, një ëndërr shekullore dhe një komunikim i munguar qindravjeçarë. Për shumë pak mund të shkohet për Salari dhe më pas mund të vijohet në Vlorë”, tha Çuçi.

Më tej ai përmendi edhe projektin e rrugës nga Kolonja deri në Progonat, që kalon përmes Golemit, për të ndërtuar gjithë rrjetin infrastrukturor të Labërisë.

“Jemi ballëlartë dhe i shohim njerëzit në sy, prandaj ne do të jemi fitimtarë në këto zgjedhje. Këtë e di edhe vetë opozita në sondazhet e saj. E rëndësishme është që ne të mos humbasim asnjë votë, për të siguruar të vetëm shumicën qeverisëse”, tha Çuçi.

Next Post
“Më kanë braktisur të afërmit”/ Kush është i dënuari për vrasje që i dha fund jetës sot në burgun e Peqinit

Genjeu vajzën për 1 prill, gruaja përfundon në burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ushtritë e tastierës përkundrejt interesit Kombëtar

Ushtritë e tastierës përkundrejt interesit Kombëtar

September 19, 2026
Dielli te Peshqit sjell ndryshime për disa shenja të horoskopit, ja cilat do të preken

Karrierë apo martesë? Çfarë kërkojnë këto shenja të horoskopit

September 19, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

September 19, 2026
Shpërndanin kokainë me makinë në qytetin e Laçit, “Destinacioni” prangos 2 të rinjtë nga Tirana dhe Laçi! Hetime se nga e gjenin drogën (VIDEO)

Shpërndanin kokainë me makinë në qytetin e Laçit, “Destinacioni” prangos 2 të rinjtë nga Tirana dhe Laçi! Hetime se nga e gjenin drogën (VIDEO)

September 19, 2026
Zjarri shkrumbon banesën në Bulqizë, shpëtohet nga flakët një person me aftësi të kufizuara! (VIDEO)

Zjarri shkrumbon banesën në Bulqizë, shpëtohet nga flakët një person me aftësi të kufizuara! (VIDEO)

September 19, 2026
Nafta fik traktorët, fermeri habitet nga çmimi: Po e blejmë njësoj si makinat luksoze, serbatori bosh!

Nafta fik traktorët, fermeri habitet nga çmimi: Po e blejmë njësoj si makinat luksoze, serbatori bosh!

September 19, 2026
“Rrit bashkëpunimin e FA-ve me NATO-n”- 26 efektivë nisin kursin 3-mujor profesional tekniko-ushtarak, Nufi: Komponent i rëndësishëm!

“Rrit bashkëpunimin e FA-ve me NATO-n”- 26 efektivë nisin kursin 3-mujor profesional tekniko-ushtarak, Nufi: Komponent i rëndësishëm!

September 19, 2026
Berisha akuza për ndryshimet në Qeveri: Shëndetësinë e mori në dorë vetë Rama! Demo i gatuar me bandat, ka lidhje të afërta me kreun e SPAK

Berisha akuza për ndryshimet në Qeveri: Shëndetësinë e mori në dorë vetë Rama! Demo i gatuar me bandat, ka lidhje të afërta me kreun e SPAK

September 19, 2026
SHBA dhe Egjipti diskutojnë krizat rajonale, këshilltari i Trumpit telefonon Kajron: Po cenohet siguria

SHBA dhe Egjipti diskutojnë krizat rajonale, këshilltari i Trumpit telefonon Kajron: Po cenohet siguria

September 19, 2026
Persekutimi gjyqësor ndaj Veliajt, pse dhëndri i Berishës gjykohet në liri me të njëjtat akuza!

“Tirana s’mund t’ua japë dot lirinë, por mund t’i nderojë”- Veliaj i propozon nga burgu Këshillit Bashkiak titullin ‘Qytetar Nderi’ për liderët e UÇK: Vendimi më tronditi

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com