• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çuçi i përgjigjet Panaritit: Fondet nuk ‘flenë në sirtar’, Shqipëria i vetmi vend që çeli dy thirrje brenda një viti

by A R
06/04/2020 20:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë më parë ish-ministri i LSI-së, Edmond Panariti kërkoi që fondet e programit IPARD për bujqësinë të përdoreshin për të amortizuar krizën e Covid-19 në këtë sektor dhe sipas tij të mos ‘flenë në sirtar’.

Por sot ka ardhur ragimi nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi. Ndonëse ky i fundit nuk e përmend me emër paraardhësin e tij, deklaron se skema e granteve IPARD prej një vit e gjysmë po jep një kontribut të madh tek investimet në sektorin rural. Çuçi i kujton Panaritit edhe kohën kur ai ka qenë ministër dhe që skema IPARD ishte e paakredituar.

Ministri thekson se gjithashtu se Shqipëria është vendi i vetëm që evitoi djegien e fondeve dhe madje shfrytëzoi ato që nuk ishin shfrytëzuar më parë.

Më poshtë deklarata e tij e plotë:

Nisur nga disa reagime për skemën e granteve IPARD dhe impaktin e emergjencës së Covid-19 në sektorin rural, dua të bëj disa saktësime per publikun.Fondet e kësaj skeme nuk ‘flenë në sirtar’, por janë në dispozicion të fermerëve dhe agrobiznesit. Falë kësaj skeme sot kemi investime të rëndësishme në ferma, makineri, linja prodhimi dhe asete të tjera sipas masave përkatëse.

Ka perënduar koha kur IPARD ‘flinte’ në ministri prej 4 vitesh për shkak të mosakreditimit.Ka 1 vit e gjysem qe kjo skemë ka një kontribut të madh në investimet që po bëhen në sektorin rural.Në Thirrjen e Parë të IPARD janë kontraktuar dhe janë në proces rreth 24 milionë euro.

Në Thirrjen e Dytë kemi 371 aplikime dhe plot 57 milionë euro në dispozicion.Shqipëria është vendi i vetëm që evitoi djegien e fondeve dhe madje shfrytëzoi ato që nuk ishin shfrytëzuar më parë.  Po kështu jemi i vetmi vend, ndër ato që përfitojnë nga skema IPARD, që çelëm dy thirrje brenda një viti për të gjitha masat e akredituara.IPARD është një program që parashikon investime, jo mbështetje direkte për fermerët dhe pavarësisht krizës së Covid-19, nuk ka patur deri më tani diskutime për modifikimin e tij.

Pagesat direkte janë vetëm për vendet anëtare të BE.Ecuria e IPARD në Shqipëri është sipas parashikimeve dhe shumë investime në të gjithë vendin janë sot realitet, të tjera janë duke u përfunduar dhe plot projekte presin që të financohen.

Edhe pse në kushtet e masave kufizuese të kësaj emergjence, sektori bujqësor në Shqipëri vijon punën. Megjithatë kjo është një situatë dinamike që ne po e monitorojmë me kujdes dhe do të ndërmarrim masat e nevojshme në momentin e duhur.

Next Post
Rasti i parë me koronavirus në Poliçan, bashkia urdhëron mbylljen e qytetit për 15 ditë

Rasti i parë me koronavirus në Poliçan, bashkia urdhëron mbylljen e qytetit për 15 ditë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com