• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Crown Agents”:Doganat të zhytura në korrupsion e kontrabandë

by A R
22/01/2016 22:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kompania, e cila jep asistencën për qeverinë shqiptare, “Crown Agents” denoncon korrupsionin në radhët e doganave dhe kontrabandën, si shkakun kryesor në rënien e të ardhurave në buxhetin e shtetit. Në një raport të gjatë të nisur në Kryeministri dhe në Ministrinë e Financave, në 17 shkurt të 2015-ës, “Crown Agents” kundërshton akuzat për paaftësi në përmbushjen e kontratës që ka me qeverinë, për mosrealizimin e të ardhurave në buxhet. Sipas Vizion Plus, britanikët nuk kursejnë që të denoncojnë raste të korrupsionit sistematik, por edhe pengesat që ata kanë hasur shpesh gjatë punës së tyre kur kanë ushtruar kontrolle në terren. Vizion Plus ka siguruar raportin e plotë, i cili sqaron arsyet se përse nuk është realizuar plani:

•       Qëndresa që kanë dëshmuar disa punonjës të doganës për të kryer kontrollet në mënyrën e duhur dhe në veçanti mungesa e vullnetit për të vendosur penalitetet e duhura për rastet e shkeljeve të regjimeve doganore

•       Niveli dhe kompleksiteti i korrupsionit të organizuar e sistematik në dogana, i krijuar në mënyrë të qëllimtë për të mbështetur mashtrimin me të ardhurat

•       Mungesë bashkëpunimi nga ana e një numri Degësh Doganore, Kryetarësh të Degëve Doganore si dhe juristësh e të tjerëve nëpërmjet dëshmimit të mungesës së njohurive, paaftësisë e, në disa raste, edhe pengim të qëllimshëm

•       Mungesë e të dhënave të kompjuterizuara, përfshirë mungesën e një sistemi për regjistrimin e rasteve të zbuluara, veprimeve kriminale dhe informacionit të përpunuar kriminal

Britanikët shprehen se janë penguar të bëjnë punën e tyre nga drejtoritë e doganave, ku në rastin më të mirë thonë ata, kjo ka qënë një paaftësi.

Gjatë pesë muajve të parë të Programit, “Crown Agents”, ka hasur pengesa të konsiderueshme dhe mosmarrëveshje në të gjitha fushat me stafin e doganave nëpër rrethe, dhe, në të gjitha rastet, vlerësimi nga ana e doganës ishte me e ulët se vlerësimi i kryer nga ekspertët e “Crown Agents”. Situata në lidhje me këtë çështje, tashmë është përmirësuar ndjeshëm, megjithëse, kufizimet dhe pengesat lidhur me shpërndarjen operacionale efektive të skuadrave tona mbetet një çështje shqetësuese.

Por kjo gjë ka sjellë një ulje të të ardhurave në vlerën 12.37 milion euro plus 5.68 milionëve të tjerë si pasojë e mosvjeljes së gjobave.

Ne vlerësojmë se vlera totale e identifikuar në lidhje me humbjen e mundshme të të ardhurave nga tetë skuadrat operative është 12.37 milion EURO gjatë kësaj periudhe.

Gjithashtu, ne vlerësojmë se të ardhurat totale shtesë referuar gjobave, si rezultat i punës së skuadrave operative, nëse do të ishin vjeluar në mënyrë korrekte, kapin shifrën e 5.68 milion EURO.

E kontaktuar nga Vizion Plus, Ministria e Financave thotë se nuk mund të reagojë ndaj një raporti që ka një kompani, e cila paguhet për ta këshilluar atë. Por mosrealizimi i planit nga doganat ka sjellë kohët e fundit një reagim të ashpër nga vetë kryeministri, i cili ka shkarkuar 3 nëndrejtorë të saj përpara një muaji.

Next Post

Basha: Mercenarët në drejtësi, nuk mbulojnë dot krimet e Tahirit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

October 1, 2026
Ylli Manjani i përgjigjet Monika Kryemadhit për ministrat e korruptuar të LSI: Nuk vendosnim vetë, por me miratimin e partisë

Ylli Manjani: Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta

October 1, 2026
Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

October 1, 2026
“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

October 1, 2026
“Ekzekutivi dhe legjislativ janë bërë një”- Ish-prokurori Beci: Relativizim i frikshëm i institucioneve, reforma duhet bërë nga e para

“Çudia e madhe po ndodh…”, Beci ‘shuplakë’ Policisë: Duhej ndërhyrje emergjente!

October 1, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

Sejamini: Shefja e SHISH dyshohet se survejoi të afërmit e dy prokurorëve të SPAK që hetuan Agasin

October 1, 2026
“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

October 1, 2026
Organizata “Bello”/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, media belge: Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Bruksel!

Trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari ekstradohet nga Dubai drejt Belgjikës

October 1, 2026
Kodi i ri Penal, Manjani: Na duhet një sistem i bazuar në drejtësi reale dhe jo hakmarrje politike apo fjalë boshe

“Ja kush e ka bërë krimin”, Manjani komenton shpërndarjen e videove intime

October 1, 2026
Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com