• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Crown Agents do të largohet, MF: Nuk do të ketë rinovim kontrate

by
22/08/2015 18:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për kompaninë britanike e kontraktuar nga qeveria shqiptare për të audituar doganat, Crown Agents, nuk do të ketë rinovim të kontratës së nënshkruar. Siç raporton Ora News, nuk do të ketë rishikim të kësaj kontrate pasi kompania paguhet në bazë të performancës.

Kontrata e kësaj kompanie është miratuar, në 10 shkurt të 2014, me një afat 2 vjeçar dhe lë një hapësirë për shtyrje edhe me 12 muaj të kontratës në bazë të vendimit të qeverisë shqiptare.

Dhe marrëveshja përfundon zyrtarisht në fundt të muajit shkurt të 2016 ku pas analizimit të dhënave do të merren edhe vendime përkatëse.

Kompania Crown Agents u kontraktua nga qeveria shqiptare me zotimin se do të rriste  të ardhurat doganore me 1% të PBB-së, por në bazë të treguesve fiskale konstatohet se doganat kanë pasur një mosrealizim të ndjeshëm në 7 mujorin e parë të këtij viti.

Por në mbledhjen e të ardhurave dështimi ka qenë i dukshem, ndaj dhe autoritetet nuk do ta marrin në konsiderate pikën e marrëveshjes që flet për shtyrje të afatit të kontratës.

Gjatë vitit të parë të punës në Shqipëri marrëveshja me Crown Agents  i ka kushtuar qeverisë mbi 4.2 milionë euro, ndërsa vetëm automjetet kushtuan 400 mijë euro.

Next Post

Samiti i Vjenës, Merkel takon liderët e Ballkanit, diskuton për azilkërkuesit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com