• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ç’po ndodh në bastionin e socialistëve? Nga akuzat e Petro Koçit, tek analiza e shifrave për Fierin

by A R
25/07/2021 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i emëruar i PS-së për Fierin, Petro Koçi, do të thirret të hënën në SPAK  rreth një akuzë të fortë që ai ka lëshuar (por pa emra) se protagonistë të trafikut të drogës në Fier kanë legalizuar subjekte biznesi, që fitojnë tendera publike.

“Të fuqizuar sidomos duke larë paratë e pista në industrinë e ndërtimit ata vazhdojnë të përvetësojnë fitime kolosale nga taksat tona”, komentoi Koci.

Kjo ishte deklarata e parë, që deputeti i zgjedhur i PS-së e shoqëroi me një të dytë teksa foli për analizën paraprake të zgjedhjeve për PS në qarkun e Fierit.

Në analizë, Koçi fajësonte kadastrën dhe arsimin si dy sektorët me kosto politike për PS-në.

Pas tij ia behu njeriu i prekur nga akuza, ish-drejtori i ALUIZNI-t për Fierin Ervin Bushi i emëruar nga PS për 8 vite rresht në atë detyre (2013- janar 2021).

Bushi shprehej ndër radhë se mllefi i Petro Koçit vinte si pasojë e rezultatit të dobët që ai kishte marrë në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Nga ana e tij, vetë Koçi kujtonte shkarazi (por jo pa qëllim) që ai kish bërë thirrje që të votohej PS dhe jo emri i tij. Koçi gjithashtu fuste në valle edhe Gramoz Ruçin kur linte te kuptohej se ai kish “lobuar” për të vetmin emër në Fier, atë të Gramoz Ruçit.

Por në anën tjetër, shumëkush në komentet e postimit të personit të akuzuar Ervin Bushi nuk linte pa kujtuar faktin se Petro Koçi nuk mund të kapërdihej lehtë nga socialistët e Fierit pas partisë së drejtuar prej tij të para do viteve më parë, PSV ’91 që prej vitesh kritikonte PS.

“…Më vjen keq të quaj të zgjedhur sepse është e turpshme që Kryetari i Partisë të votohet aq pak nga Fierakët Socialistë! Pranoje që ke dështuar edhe këtu dhe kjo për paaftësinë tënde drejtuese, menaxhuese, dhe jo për shkak te performancës së Ashk-së që ka qenë në standarde maksimale…”, komentoi Ervin Bushi.

Debati në PS për Fierin, lobimeve të forta, të rikthyerve dhe emrave të “rinj” të fuqizuar në qeverisjen e PS, është futur në një spirale me rrugëdalje jo fort të afërt.

Pak kohë më parë, Gramoz Ruçi lajmëroi se do të jepte dorëheqjen nga partia njeriu i cili jo vetëm ka drejtuar “de facto” njerëzit në PS, por edhe qarkun e Fierit për vite me radhë.

Ruçi u shpreh se ishte koha të linte stafetën edhe pse nën zë nga PS të thonë se vendimi i tij ishte deri diku i kushtëzuar nga disa sinjale që kishte lëshuar vetë Rama për të liruar rrugë.

Në gjithë këtë vorbull diskutimesh se çfarë po ndodh në Fier, aty ku jo pak po flitet edhe për hetime ndaj vetë kryebashkiakut të Fierit, ish-deputetit socialist, Armando Subashi, ia vlen të rendisim disa të dhëna se si ka qenë rezultati në këtë qark.

Të paktën aty shifrat nuk gabojnë dhe as mund të lënë vend për interpretime.

Gazeta “SI” sjellë një panoramë të rezultatit të PS-së për Fierin qysh prej zgjedhjeve të  2009-ës.

Në zgjedhjet parlamentare të atij viti, në një periudhë jo fort të mire për PS-në dhe fuqizimi të PD (asokohe në pushtet), PS-ja në këtë qark si koalicion merr 85.696 vota ose e thënë ndryshe 9 deputet.

Në zgjedhjet parlamentare të 2013-ës, PS-ja rritet duke shkuar në 89.637 vota por ruajtur balancën e deputetëve.

Rezultatin më të mirë, PS-ja e merr në zgjedhjet e 2017-ës me 104.162 vota që i përkthehet në 10 mandate deputetësh.

Me gjithë investimet e mëdha në atë zonë katër vitet e fundit, ruajtjen e emrit të Gramoz Ruçit, vënien ne krye te listës të zv-kryeministrit Erion Braçe, rikthimin e Petro Koçit duke kaluar si kryetar i PS-së i emëruar në atë qark, rezultati për Fierin bie, duke marrë 91.572 vota dhe humbur një mandat deputeti krahasuar me katër vite më parë. PS-ja në Fier do të përfaqësohet me 9 deputetë legjislaturën e ardhshme.

Vetë Petro Koçi që drejtoi “de facto” fushatën në Fier nuk ka marrë rezultatin e pritshëm.

Në zgjedhjet e fundit si deputet, Koçi fitoi 3233 vota duke u renditur nga fundi i listës fituese për qarkun e Fierit. Listën e kryeson Erion Braçe me 15.622 vota i pasuar nga deputeti i dorëhequr tashmë Gramoz Ruçi me 10.292 vota…

Analiza konkrete dhe e detajuar për PS-në në të gjitha qarqet pritet të fillojë në muajin Shtator përmes ngritjes së një komisioni të posaçëm.

Analiza do të jetë e gjatë dhe e hollësishme sa kohe që ajo do të marrë formë në muajin janar të vitit që vjen.

Paralelisht, bashkë me analizën, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar edhe lëvizje konkrete si në PS ashtu edhe në qeverisje. Sepse siç është shprehur edhe vete ai, ka ardhur koha se kush ndihet i lodhur duhet të ulet në stol…   (SI)

Next Post
“Shikojmë çdo gjë kur je në dush”, 26-vjeçares i dërgojnë letër anonime

“Shikojmë çdo gjë kur je në dush”, 26-vjeçares i dërgojnë letër anonime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

November 9, 2026
VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

November 9, 2026
Ndalimi i importit të makinave të vjetra, Klosi: Nisma do zbatohet

Pas heqjes së taksës së qarkullimit nga nafta, mazhoranca propozon vinjetën për automjetet me targa të huaja! Ja si do të funksionojë

November 9, 2026
Dita e nesërme me dy protesta dhe taktikë populiste, PD para Kryeministrisë në mesditë, studentët në orën 14:00 te ministria!

Berisha premtoi se do ikë kur ta lërë mendja, po kush guxon t’ia thotë?!

November 9, 2026
Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

November 9, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane

November 9, 2026
Kërkoi verifikim të fletëve të votimit për zgjedhjet e 11 Majit, KQZ i kthen përgjigje PD-së

Zgjedhjet vendore 2027, KQZ kërkon Kuvendit 265 milionë lekë shtesë: Mungesa e fondeve ndikon në sigurinë e sistemeve dhe logjistikën!

November 9, 2026
“Do shkrihen edhe akujt artificialë”- Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”: Një dritare dialogu online me studentët, e hapur 24 orë për pyetje, shqetësime dhe…! (VIDEO)

Dritarja online e dialogut “Fol me Kryeministrin”, mbi 971 shqetësime nga qytetarët deri tani! Ja cilat janë ankesat kryesore

November 9, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Kancelari Merz kërcënon të bllokojë buxhetin e BE-së nëse nuk arrihet marrëveshje për financimin e Ukrainës, i dërgon letër Antonio Costa-s!

November 9, 2026
“Ja 4 hapat se si të mbroheni”- AKSK paralajmëron qytetarët për mesazhet mashtruese: Kujdes nga njoftimet për gjoba dhe detyrime të papaguara

“Ja 4 hapat se si të mbroheni”- AKSK paralajmëron qytetarët për mesazhet mashtruese: Kujdes nga njoftimet për gjoba dhe detyrime të papaguara

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In