• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

COVID/ Ulqinaku: Infektimet ‘shpërthyese’, të shikojmë mundësinë për masa të reja!

by
12/01/2022 14:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Shpërthyese” e cilësoi situatën e COVID-19 ditët e fundit, Zv. Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik Dritan Ulqinaku duke folur për Report Tv, ndërsa shtoi se Omicron tashmë është varianti mbizotërues në Shqipëri.

“Është situatë shpërthyese. Është një rritje e pritshme, e kemi lajmëruar, pasi e kemi parë një rritje në të gjitha vendeve si rezultat i varianteve të reja. Të dhënat epidemiologjike tregojnë se kemi një mbizotërim të Omicron, gjë që nuk e kemi parë këtë situatë në variantet e tjera.”, tha ai.

Duke folur lidhur me situatën aktuale në vend, ku numri i infektimeve me koronavirusi po rritet gjithnjë e më shumë anëtari i Komitetit Teknik, tha se duhet të merren masa të reja për përballimin e kësaj vale të re. Ai shtoi se do të propozohet edhe përfshirja e organeve ligjzbatuese për monitorimin e masave anti-COVID.

“Kemi filluar mbylljen selektive të klasave, ku fëmijët kanë rezultuar pozitiv. Po kështu mund të kalojmë tek ambientet e punës, nëse rritet rrezikshmëria. Të gjithë strukturat shëndetësore po reagojnë. Po propozojmë të futet në lojë edhe organet e tjera ligjzbatuese, si policia bashkiake që mund të fillojë të kontrollojë. Duke filluar që nga autobusët, restorantet, nëse situata do të përkeqësohet.”, tha ai.

Ulqinaku tha se ka një fluks shumë të madh në qendrat shëndetësore, ndërsa hospitalizimi është nën kontroll.

“Kemi një dyndje tek sistemi parësor, qendrat shëndetësore kanë një fluks shumë të lartë. Kjo rritje nuk ka 2-3 ditë po thyen rekorde, fluksi në spital presupozohet që të vijë pak më vonë, nëse do të vijë. Shpresojmë që omicron mos të ndikojë në hospitalizimin, por sidoqoftë numri i lartë i rasteve dhe ulja e moshës së infektimit, besojmë që do të ketë ndikimin e vetë edhe në hospitalizimin.”, u shprej anëtari i Komitetit Teknik.

Ulqinaku duke folur për Report Tv, tha se për shkak të rritjes së rasteve të infektimeve nga virusi, është rritur edhe interesi i qytetarëve për të marrë vaksinën anti-COVID

“Ditët e fundit i janë afruar një numër shumë i lartë personash qendrave të vaksinimi. Kjo ka ndodhur për herë të parë pas vaksinimit masiv. Janë rikthyer radhët për të marrë vaksinën e COVID. Megjithatë shifrat e vaksinimit janë shumë larg asaj që dëshirojmë, jemi shumë larg.”, u shpreh ai.

Në studion e “Sot Live në Shqipëri”, ishte edhe mjeku shqiptar në Itali Albert Troci i cili tha se Omicron është një “game changer”, që do të thotë se ka ndryshuar “lojën” e pandemisë. Ai tha se shpreson që kjo të jetë faza e fundit e pandemisë.

“Omicron po tregohet një “game changer”, ndryshon lojën dhe faktet e pandemisë. Besohet që janë edhe më shumë rastet se ato që rezultojnë zyrtarisht pozitive. Omicroni ka efekte më të lehta dhe kjo është diçka pozitive. Jemi në fazën endemike, virusi po bëhet më e lehtë, po fillon të bashkëjetojë me ne. Ky është fundi. Në Itali jemi duke bërë dozën e tretë dhe e dimë që kjo jep mbrojtje nga raste e rënda, shtrimi në spital dhe humbja e jetës. Shpresojmë që pandemia të marrë fund, pasi nuk mund të vaksinojmë të gjithë botën çdo 3-4 muaj. Kjo nuk është një zgjidhje.”, tha ai.

Troci tha se në Itali ka rekord infektimesh, por ka edhe rekord vaksinimesh, duke shtuar se italianët janë shumë të ndërgjegjësuar për sa i përket zbatimit të masave anti-COVID.

“Është e detyrueshme në Itali vaksina për qytetarët mbi 50 vjeç, plus ka filluar edhe vaksinimi i fëmijëve mbi 5 vjeç. Pjesa e personave të pavaksinuar është ajo pjesa dërmuese në terapinë intensive, këto shifra flasin qartë. Kjo është një bindje që vaksina është ‘arma” për të evituar terapinë intensive dhe vdekjen. Kemi shumë strategji qe kemi vendosur në Itali: GreenPass, vaksinimi i detyrueshëm për personat mbi 50 vjeç, në ambientet e mbyllura maska është e datueshme FFP2, jo normalja.”, tha Troci.

/b.h

Next Post

Emrat/ Cilët janë 4 deputetët e Berishës që i shpëtuan ndëshkimit nga Kryesia e PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E vërteta e shifrave ‘të pandryshuara’ të 11 majit

SONDAZHI: PS ruan avantazhin, PD në garë për vendin e dytë! Partitë e reja bien nën 5%

January 12, 2026
Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

January 12, 2026
Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

Sondazhi: Pse shqiptarët nuk votojnë partitë e reja ekzistuese? Ja arsyet

January 12, 2026
SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

January 12, 2026
SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

January 12, 2026
“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

January 12, 2026
Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

January 12, 2026
“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

January 12, 2026
Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

January 12, 2026
Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In