• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

COVID-19/ Silva Bino: Gushti, periudha më e vështirë për Shqipërinë, vjeshta sjell rreziqe të reja

by Ardit Rada
26/08/2020 20:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Epidemiologu Vilson Topulli, një punonjës i njohur i sistemit shëndetësor shqiptar, ndërroi sot jetë në Tiranë, pas infektimit me Covid.

Kolegët e Institutit të Shëndetit Publik e vlerësojnë lart për sakrificat e tij gjatë kësaj pandemie, dhe tërheqin vëmendjen e qytetarëve për rrezikun e lartë vdekjeprurës të koronavirusit.

Ekspertë të Institutit pohojnë se gushti ishte një muaj shumë i keq për pandeminë në Shqipëri, kur vdekjet dhe infektimet u përhapën me shpejtësi.

Largimi nga jeta për shkak të covidit e epidemiologut të njohur shqiptar Vilson Topulli hidhëroi sot gjithë punonjësit e Institutit të Shëndetit Publik në kryeqytet dhe në gjithë Shqipërinë.

Kolegët pohojnë se zoti Topulli dha një ndihmesë të madhe kundër epidemive gjatë karrierës së tij, madje edhe tani që ishte në pension.

“Vilsoni e nisi punën në Institutin tonë qysh 15 vjeç. Ai ishte në pension, por nuk shkëputej nga Instituti, vinte vazhdimisht dhe ofronte ndihmën e tij. Ka punuar në të gjithë vendin dhe njihte mirë çdo cep të Shqipërisë dhe çdo punonjës të shëndetit publik në Shqipëri.

Ai ishte një njeri i vyer, epidemiolog i terrenit dhe i laboratorëve. I kërkoj falje që nuk arritëm dot ta shpëtojmë, nuk e mbrojtëm dot nga infektimi dhe nuk e trajtuam dot pasi u infektua” – tha shefja e departamentit në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino.

Ajo theksoi se vdekja e zotit Topulli është edhe një thirrje për trupën shëndetësore shqiptare që është më e rrezikuara nga Covidi, dhe ajo e para duhet të mbrojë sa më mirë veten para se t’i shërbejë qytetarëve me siguri të lartë.

Zonja Bino thotë se korriku, po sidomos gushti janë periudha më e vështirë dhe më e rrezikshme e pandemisë 6-mujore në Shqipëri.

“Deri në maj Shqipëria kishte një kontroll shumë të mirë të sëmundjes, por për fat të keq, korriku dhe gushti kanë qenë muaj jo të mirë për ne. Kemi patur shifra të larta, sidomos gushti, kur kemi patur një rritje të incidencës dyjavore si dhe të rasteve me Covid. Kjo ka ardhur si rezultat i mos-respektimit të masave” – thotë zonja Bino.

Specialistët vërejnë njerëzit mund ta ruajnë jetën me 3 masa të thjeshta, maska, distanca dhe higjena, por është për të ardhur keq që disa dhjetëra qytetarëv po humbin jetën për gjëra kaq të vogla, si maska dhe distanca, por i shkelin rregullat, duke rrezikuar veten dhe të tjerët.

Por është paradoksale, sipas tyre, që po ata qytetarë që nënvlerësojnë parandalimin dhe shkelin masivisht masa kaq të thjeshta, nga ana tjetër mbivlerësojnë testimin, i cili nuk është mjekim, por thjesht identifikim i infeksionit.

U shpresua që gjatë verës rastet do të ishin më të pakta, por nënvlerësimi i rrezikut ishte më i madh.

“Në fakt, njerëzit kanë qendruar në mjedise me kondicionerë. Shpesh herë pa maska. Kemi të bëjmë me një rrugë aerogene infektimi, gjë që tashmë është vërtetuar dhe në këtë mënyrë ne, gjatë verës, sidomos gjatë muajit gusht kemi patur një rritje të rasteve. Shpresojmë që ta kontrollojmë gjendjen dhe ta gjurmojmë më shumë dhe të informojmë më shumë gjatë shtatorit, kur nis një strategji e re me më shumë testime” – thotë zonja Bino.

Ekspertët vlerësojnë se këto 6 muaj trupa shëndetësore e Shqipërisë e ka përballuar pandeminë me qëndrueshmëri dhe vullnet, me një nivel të ulët vdekjesh – falë punës së mirë të mjekëve në spitale, dhe duke parandaluar shpërthime masive të infektimit të krahina dhe biznese të mbipopulluara, ose duke i izoluar shpejt ato.

Por vjeshta do të sjellë rreziqe të reja, sepse covidi do të ngatërrohet me stinën e gripeve të tjera dhe mjekimet do të vështirësohen shumë, ndërkohë që do të nisë është procesi mësimor në shkolla, ndaj masat mbrojtëse duhet të jenë shumë herë më të larta. /VOA/

Next Post
Udhëtimet drejt Italisë, TIA jep njoftimin e rëndësishëm: Ja dy kërkesat e reja për udhëtarët nga Shqipëria

Udhëtimet drejt Italisë, TIA jep njoftimin e rëndësishëm: Ja dy kërkesat e reja për udhëtarët nga Shqipëria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
“Flamingot” dhe investimi në Zvërnec, Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

“Flamingot” dhe investimi në Zvërnec, Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

November 11, 2026
Ibrahimaj: Program i ri për bizneset shqiptare, synohet përafrimi me standardet e BE-së dhe mbështetja për certifikimin

Ibrahimaj: Program i ri për bizneset shqiptare, synohet përafrimi me standardet e BE-së dhe mbështetja për certifikimin

November 11, 2026
Zhvillimet politike në Serbi, Rama: Lista Studentore është një eksperiment i ri, por s’ka ndryshim për Kosovën

Zhvillimet politike në Serbi, Rama: Lista Studentore është një eksperiment i ri, por s’ka ndryshim për Kosovën

November 11, 2026
Rama nga Irlanda: Shqipëria mund të mbyllë negociatat me BE-në deri në fund të vitit 2027, jemi në rrugën e duhur

Rama nga Irlanda: Shqipëria mund të mbyllë negociatat me BE-në deri në fund të vitit 2027, jemi në rrugën e duhur

November 11, 2026
Basha në SPAK për 21 janarin, a rrezikon Sali Berisha? Ish-prokurori: Ka një audiopërgjim dhe një email të dërguar në SHBA

“Nëse nuk janë të zotë, të hapin krahun”, Karanxha: Na duhen gjyqtarë të pavarur në Kushtetuese

November 11, 2026
Karma

Karma

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In