COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë konfirmon: 118 të shëruar, 12 raste të reja dhe 1 humbje jete!

Ministria E Shendetesise1

 

 

Ministria e Shëndetësisë ka lajmëruar se në 24 orët e fundit, ka ndërruar jetë nga koronavirusi 1 person. Sipas njoftimit të MSH, në 24 orët e fundit janëruar nga Covid, 118 persona, u regjistruan 12 raste të reja, si dhe 1 shtetas humbi jetën.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

 

Janë kryer 3255 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 12 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  3 raste në Shkodër, 2 raste në Tiranë, Korçë, 1 rast në Fier, Devoll, Prrenjas, Kolonjë, Sarandë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 41 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetare nga Saranda, 89 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 118 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,215 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (29 Maj 2021)

Raste të reja ditore        12

Të shëruar në 24 orë      118

Të shtruar në spitale      41

Humbje jete në 24 orë   1

Testime ditore                3255

Testime totale             715,526

Raste pozitive             132,297

Raste të shëruara        129,215

Raste Aktive                  633

Humbje jete                  2,449

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         291

Korçë            83

Shkodër       73

Vlorë             33

Elbasan        32

Berat             36

Lezhë           27

Gjirokastër   19

Fier               11

Kukës           10

Durrës          14

Dibër          4

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com