• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Covid-19/ Maqedonia e Veriut do të zgjasë për 6 muaj gjendjen e krizës

by Ardit Rada
01/12/2020 20:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria e Maqedonisë së Veriut i ka kërkuar Kuvendit vazhdimin e gjendjes së krizës në këtë shtet edhe për gjashtë muaj. Ky vendim vjen për përballjen sa më efikase me pandeminë dhe mbrojtjen e shëndetit të popullatës.

Qeveria vendimin e miratoi me kërkesë të Komitetit Drejtues të Krizave, organ ky që po menaxhon situatën pas shpalljes së gjendjes së krizës më 20 nëntor, në kohëzgjatje prej 30 ditësh. Kërkesa e qeverisë duhet të votohet nga Kuvendi më së voni deri më 19 dhjetor.

Në situatë të gjendjes së krizës, shteti menaxhon si me sektorin publik ashtu edhe atë privat. Burimet teknike dhe njerëzore mund të përdoren, përfshirë Ushtrinë. Aktualisht rreth 200 trupa ushtarake janë vendosur për të siguruar spitalet e Qendrave COVID. Mjekët ushtarakë gjithashtu janë të angazhuar në trajtimin e pacientëve në qendra spitalore.

Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë, ka bërë të ditur se të hënën janë regjistruar 29 viktima të reja me COVID-19 dhe 1.069 persona të infektuar, ndërsa numri i të shëruarve brenda një ditë ka shkuar në 1.242.

Kjo është hera e parë, në tre muajt e fundit, që numri i të shëruarve është më i madh se i të infektuarve. Në Klinikën Infektive dhe qendrat tjera spitalore janë duke u trajtuar mbi 1.300 persona, shumë prej të cilëve në oksigjeno terapi.

Nga Ministria e Shëndetësisë, më parë kanë thënë se masat që janë në fuqi kanë nisur të japin efekte, përkundër shifrës së lartë të atyre që kanë humbur betejën me sëmundjen. Sipas raportit, në Maqedoninë e Veriut me COVID-19 janë diagnostikuar 62.945 persona dhe prej tyre 1.792 e kanë humbur jetën, 40.188 janë shëruar ndërsa 20.964 janë raste aktive./a.p

Next Post
Covid-19 në Greqi/ 2199 raste të reja dhe 111 viktima në 24 orët e fundit

Covid-19 në Greqi/ 2199 raste të reja dhe 111 viktima në 24 orët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Karma

Karma

November 11, 2026
Fati troket në derë! 4 shenjat e horoskopit që pritet të përjetojnë kthesa të mëdha deri në fund të muajit

Fati troket në derë! 4 shenjat e horoskopit që pritet të përjetojnë kthesa të mëdha deri në fund të muajit

November 11, 2026
Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, Koçiu jep detajet: 1272 qytetarë kanë dërguar mesazhe!

Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, Koçiu jep detajet: 1272 qytetarë kanë dërguar mesazhe!

November 11, 2026
Erjon Vishkulli njofton përfundimin me sukses të operacionit: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje

Erjon Vishkulli njofton përfundimin me sukses të operacionit: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje

November 11, 2026
Protestat/ Deputeti i PS: Protestuesit të ulen në tryezë me Ramën, ne si ish-studentë të 90-ës dialoguam me diktatorin Ramiz Alia!

Protestat/ Deputeti i PS: Protestuesit të ulen në tryezë me Ramën, ne si ish-studentë të 90-ës dialoguam me diktatorin Ramiz Alia!

November 11, 2026
“Duhet të ishte bërë shumë kohë më parë”, Trump premton fitore totale ndaj Iranit

“Duhet të ishte bërë shumë kohë më parë”, Trump premton fitore totale ndaj Iranit

November 11, 2026
Kthehen në atdhe tre nga shqiptarët që mbetën në Izrael kur nisën sulmet

Shqipëria në krah të Francës pas sulmeve kibernetike, MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim

November 11, 2026
“Berisha influencon interesa ruse”- Skandali me LaCivita, analisti Meçe: Përfshirja e Trump, pasi preken interesat amerikan!

Meçe ngre alarmin: Lufta hibride nis me protesta të financuara dhe mund të përfundojë me grusht shteti

November 11, 2026
Doganat mbledhin 21,1 miliardë lekë në tetor, zhvlerësimi i euros dhe dollarit u kushtoi 600 milionë lekë

Doganat mbledhin 21,1 miliardë lekë në tetor, zhvlerësimi i euros dhe dollarit u kushtoi 600 milionë lekë

November 11, 2026
Kryepolici Hita pritet në Romë nga homologu Pisani, temë diskutimi lufta ndaj trafiqeve, krimit të organizuar dhe kibernetik!

Kryepolici Hita pritet në Romë nga homologu Pisani, temë diskutimi lufta ndaj trafiqeve, krimit të organizuar dhe kibernetik!

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In